Atleti kosovar, Fikret Shatri sot fillon vrapimin 257 km – nga Prishtina në Tiranë

Periskopi.com Sporti

Atleti kosovar, Fikret Shatri do të niset sot nga Prishtina për të vrapuar drejtë Tiranës.

Ish basketbollisti do të përshkruaj 257 km nga Sheshi Skenderbe i Prishtinës në Sheshin Skenderbe të Tiranës.

Shatri do të niset nga kryeqyteti i Kosovës në ora 16:00 në një nga ditë më të nxehta.

Atleti kosovar vrapon nesër nga Prishtina në Tiranë – i gatshëm për t’i përballuar vështërisitë e vrapimit 275 kilometra

Periskopi.com Sporti

Sportisti dhe atleti  kosovar, Fikret Shatri, nesër me 2 korrik  do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, me moton  “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu në Skëndërbe”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebooku, ku shkroi:

Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në #teamKTRA kemi njerëz që tejkalojne kufijtë jo vëtëm me zemër por edhe me këmbë.
257KM vrapim nga Prishtina në Tiranë.🇽🇰🇦🇱

SHUMË EMOCIONUESE!
Suksese me i forti jonë!

Te gjithe te interesuarit mund tii bashkohen ” Vrapi i Shqipes nga Skenderbeu, n’Skenderbe” me disa kilometra kudo që të mundeni!

#teamKTRA