David: Kosova nuk është Serbi dhe as që do të jetë ndonjëherë

Periskopi.com Lajme

Shkrimtari Filip David i cili jeton në Beograd ka deklaruar se Kosova nuk është Serbi dhe ajo as që do të jetë ndonjëherë e saj. Këtë e dinë të gjithë në Serbi, por të thuhet kështu publikisht dhe në opinion, është herezi. 

“Disa shpresojnë, që është çmenduri, për një zgjidhje ushtarake, sikur të jetë e mundur që me armë të kthehet Kosova në përbërje të Serbisë edhe pse marrëveshja me Kosovën do ta mbronte minoritetin serb dhe trashëgiminë kulturore të serbëve e do të sillte stabilitet dhe do të bëhej shembull për zgjidhjen e problemeve të hapura”, ka thënë David për portalin sarajevas klix.

Sipas fjalëve të tij, alternativa është luftë deri në shfarosje, deri në serbin dhe në shqiptarin e fundit që e duan patriotët e këtushëm duke mos e pranuar në asnjë mënyrë pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se në Serbi ka ndodhur paradoksi, sepse na ka sjellë te konfliktet tragjike të viteve të nëntëdhjeta jo vetëm që nuk janë përgjigjur, por sërish gjenden në pushtetin ekzekutiv dhe është e qartë se ata nuk mund ta largojnë vendin nga kriza dhe nga gjendja kaotike në të cilën gjendet.

“Serbia ka marrëdhënie të këqija me Malin e Zi, me Bosnjën, Maqedoninë e Kroacinë ndërsa ka përkrahjen e partive ekstremiste djathtiste siç janë Fronti Kombëtar i Marine Le Penit, Partinë e Lirisë të Strahes, popullistët e Orbanit dhe forcat ultra djathtiste të Lidhjes për Veriun e Italisë Matteo Salvini, ndërsa është e pamundur që me këto autoritete dhe aleatë të ndërtohet një Serbi tjetër dhe më e mirë”, ka thënë fund David.

Shkrimtari serb: Nëse Vuçiq e nënshkruan njohjen e Kosovës, serbët për pesë ditë do ta pranojnë

Periskopi.com Lajme

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur serb, Filip David, ka thënë se konfuzioni i krijuar në shoqërinë serbe është pasojë e presionit shkaku i Kosovës, duke thënë se zgjidhja e vetme është njohja e Kosovës, sepse një konflikt i ngrirë do të mund të prodhonte një konflikt të ri të armatosur.

David, në një intervistë për “FoNet”, ka thënë se politika e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk çon askund.

Sipas tij, në politikën e Vuçiqit sheh shumë hipokrizi.

David thotë se “tërë konfuzioni në shoqërinë serbe është si pasojë e presioneve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila është mbi të gjitha çështjet në Ballkan”.

Ai është i bindur se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka as stabilitet të brendshëm në Serbi, as në këtë pjesë të Ballkanit, përcjell Telegrafi.

“Njohja e Kosovës duhet të ndodhë sa më shpejt, me një marrëveshje për mbrojtjen e pakicës serbe dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. Në të kundërtën ekziston rreziku i një konflikti të hapur, gjithnjë derisa  Kosova të jetë një projekt i ngrirë”, tha ai

“Ne e dimë se fuqitë e mëdha janë ato që do të përfshiheshin në konflikt, e ky është rrezik jo vetëm për Evropën, por edhe për tërë botën”, tha David.

Ai tha se Serbia edhe në të kaluarën ka refuzuar të pranojë zgjidhjet e ofruara, relativisht të përshtatshme, dhe vlerëson se me kalimin e kohës “gjërat do të bëhen edhe më të vështira”.

David parashikon se shqiptarët do të paraqesin kushte të reja, krahas taksës dhe rezolutës për gjenocid ose kërkesës për bashkimin e Luginës së Preshevës.

Duke pasur parasysh situatën mediale, ai thotë se “në qoftë se Vuçiqi e nënshkruan njohjen e Kosovës, me një fushatë mediale prej pesë ditësh për gjestin e tij heroik, të cilin askush gjatë historisë nuk kishte guxim as gatishmëri ta bëjë, shumica e serbëve do ta pranonin këtë si diçka pozitive”.

Shkrimtari i njohur që jeton në Beograd: Në Serbi shëtisin lirshëm mijëra kriminelë lufte

Periskopi.com Lajme

Shkrimtari Filip David, i cili jeton në Beograd, ka përkujtuar faktin se në Serbi lirshëm shëtisin mijëra kriminelë lufte.

Ai ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës “danas” se si e komenton faktin se Serbia përmend vetëm përgjegjësinë e të tjerëve për luftërat ndërsa mohon përgjegjësitë kur bëhet fjala për veten e vet.

“Njëri nga prokurorët paraprakë për krime lufte më herët kishte deklaruar se çdo ditë nëpër rrugët tona lëvizin disa mijëra kriminelë. Ndoshta për këtë arsye atij nuk i është vazhduar mandati. Ky raport ndaj krimit dhe kriminelëve është turpi ynë që nuk mund të arsyetohet me faktin se kriminelë të padënuar ka edhe në anët tjera”, ka Filip David.