Stuhia tropikale kërcënon Filipinet

Periskopi.com Lajme

Autoritetet filipinase u bënë thirrje sot mijëra personave që jetojnë në qendër të Filipineve, që të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të stuhive tropikale që pritet të godasin vendin.

“E quajtur ‘Fanfone’, stuhia do të godasë ishullin Samar, në pjesën qendrore të arkipelagut”, sipas shërbimeve meteorologjike filipinase.

Qyteti i Borongonit, që ndodhet në brigjet lindore të ishullit Samar, do të jetë më i prekuri.

Stuhia “Fanfone” do të ndjekë të njëjtën trajektore ashtu si tajfuni “Haiyan”, më shkatërruesi i regjistruar në vend, që shkaktoi më shumë se 7 300 të vdekur dhe të zhdukur që prej vitit 2013, duke goditur në mënyrë të veçantë qytetin, Tacloban.

Autoritetet u kërkuar banorëve që jetojnë në rajonet bregdetare, zona që mund të përmbyten apo të ndjeshme ndaj rrëshqitjeve të tokës të largohen nga shtëpitë e tyre./ATSH/

Filipinet goditen nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur të dielën në mëngjes pjesën jugore të Filipineve, afër qytetit Davao. Lajmin e bëri të ditur Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Ky rajon është goditur disa herë nga tërmetet në muajt e fundit. Pavarësisht fuqisë së dridhjes, autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.

Epiqendra e këtij tërmeti të fuqishëm ishte 61 kilometra në jugperëndim të qytetit Davao, në ishullin Mindanao, ndërsa thellësia e tij ishte 28 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor tha se, mbështetur në të dhënat e tanishme, nuk ekziston ndonjë rrezik për cunami.

Autoritetet deri më tash nuk kanë raportuar për viktima apo dëme material, ndonëse tërmetet me fuqi të këtillë mund t’i dëmtojnë ndërtesat.

Ky rajon u godit nga tri tërmete në tetor dhe një tjetër në nëntor, me ç’rast mbetën të vdekur së paku pesë persona.

Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë” e Paqësorit, e cila është rajoni me aktivitetin më të lartë sizmik në planet, prandaj goditen shpesh nga tërmetet, shkruan “Reuters”.

Filipinet goditen nga një tërmet i fuqishëm

Periskopi.com Lajme

Filipinet u goditën sot nga një tërmet i fortë që tronditi rajonet jugore të vendit.

Tërmeti, i cili sipas autoriteteve vendase kishte magnitudë 6,3 ballë sipas shkallës Rihter, shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe daljen e njerëzve nga banesat. Autoritetet raportuan se katër persona kishin nevojë për ndihmë mjeksore.

“Kemi marrë njoftime për dëme, por ende po i verifikojmë. Në këtë moment jemi relativisht mirë”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit Kidapawan, Joseph Evangelista, në një intervistë për radio.

Tërmeti ndodhi rreth orës 07:30 pasdite. Nuk ka paralajmërim për cunami.

Në më pak se një orë, tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje më magnitudë 5,5 ballë në provincën Sultan Kudarat./ATSH/

Shpërthim eksplozivi në një Kishë, dhjetëra mbesin të vrarë

Periskopi.com Lajme

Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve, kanë lënë të vrarë 20 persona si dhe dhjetëra të plagosur. Eksplodimi i parë ndodhi gjatë meshës të së dielës, në kishën Jolo ku militantët islamikë janë mjaft aktivë.

Gjatë intervenimit të ushtarëve, një pajisje e dytë u gjet në një parking veturash.

Sulmi vjen disa ditë pas votimit për autonomi të plotë në zonën me shumicë myslimane.

Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush. Jolo ka qenë për një kohë të gjatë bazë për militantët. Shumica e viktimave janë civilë. (REL)

Kontraversi Duterte: Mos paguani për idiotët nëpër kisha, lutuni në shtëpi

Periskopi.com Lajme

Në luftën e tij verbale përballë kishës katolike, Presidenti Filipinas, Rodrigo Duterte, ka apeluar qytetarët të heqin dorë nga kryerja e ritualeve në masë, duke i cilësuar mësimet e kishës jashtë kohe dhe peshkopët e saj të korruptuar.

“Ndërtoni një kishe në shtëpinë tuaj dhe lutuni atje. Nuk duhet të shkoni në kishë për të paguar për këta idiotë”, tha Duterte.

Duterte, i njohur për polemikat e tij, i bëri komentet në qytetin Davao të dielën, ku ai më parë ka shërbyer si kryetar bashkie përpara se të bëhej President në vitin 2016.

“Çfarë dinë ata sot për botën? Si munden njerëzit 3,000 vjet më parë të parashohin ose të projektojnë atë që po ndodh sot”, pyeti ai, duke i cilësuar mësimet e Vatikanit si “arkaike “.

Por mesa duket Presidenti filipinas nuk ka qenë frekuentues i rregullt i orës së historisë, pasi kristianizmi ka ekzistuar pak më shumë se 2,000 vjet më parë; përveç nëse ai u referohej izraelitëve të lashtë të Dhiatës së Vjetër, natyrisht. /oraneës.tv/

 

Fjalimi 50 minutësh i Duterte mbi luftën e pamëshirshme kundrejt trafikantëve të drogës

Periskopi.com Lajme

Në përvjetorin e shtetit të tij, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është shprehur për luftën brutale ndaj dillerëve të drogës. Mijëra përdorues të drogës janë vrarë prejse ka hyrë në fuqi ligji autokratik për ndalimin e substancave narkotike.

Presidenti i Filipineve u shfaq në një fushatë kundër duke shprehur luftën e domodoshme kundër trafikantëve të drogës.

“Më lejoni t’ua thëm troç: Lufta kundër drogës së jashtëligjshme është shumë më e ashpër se sa në të kaluarën”, tha Duterte, i cili po hyn në vitin e tij të tretë të mandatit gjashtëvjeçar. “Lufta ndaj drogës së jashtëligjshme nuk do të anashkalohet. Në vend të kësaj, do të jetë po aq e frikshme dhe e pamëshirshme, sikur në ditën që filloi”.

Që nga fillimi i luftës së tij, policia ka vrarë më shumë se 4, 500 njerëz, ndonëse grupet e të drejtave të njeriut thonë se numri i vërtetë mund të jetë tre deri në pesë herë më i madh, raportoi “DW”, transmeton Periskopi.

Ndërkohë prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale i kanë kritikuar ashpër politikat e tij kontraverse.

Por, Duterte nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur Gjykatës Ndërkombëtare. “Shqetësimi juaj janë të drejtat e njeriut, i imi është  jeta e njerëzve”. “Jetët e të rinjve tuaj janë tretur në shkatërrim, dhe  e gjithë kjo si pasojë e përdorimit të substancave nartkotike si metamfetamina, kokaina, kanabisi dhe heroina”./Periskopi/

Philippine protesters burn effigy (Getty Images/AFP/T. Aljibe)

Drogenkrieg auf den Philippinen (Raffy Lerma)

Drogenkrieg auf den Philippinen (Raffy Lerma)

Presidenti kontravers i Filipineve: Më sillni një selfie me Zotin, dhe unë jap dorëheqje

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka premtuar  dorëheqje të menjëhershme nëse një i krishterë mund të sjellë një dëshmi rreth ekzistencës së Zotit. Deklarata e tij vjen vetëm disa javë pasi ai zemëroi grupet fetare ku bëri thirrje se zoti është një “budalla”.

Udhëheqësi bëri betimin të premten në një fjalim, se nëse dikush mund të ketë qenë “në parajsë që ka biseduar me zotin ose e kanë parë personalisht”, ai do të japë dorëheqjen si president që “sonte”, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Më duhet vetëm një dëshmitar që do të thotë: President, ata budallenjtë  në kishë  më urdhëruan që të shkoj në parajsë dhe të flisja me zotin. Zoti me të vërtetë ekziston. Të bëjë një selfie me të, që t’ua sjelli dëshmitë”, shtoi ai gjatë një ngjarje shkencore dhe teknologjike në qytetin jugor të Davaos.

Gjithashtu ai kritikoi kishën për çështjen e marrjes së parave. “Nëse ju vërtetë i ndihmoni njerëzit, përse kërkoni para nga ata?”./Periskopi/