23-vjeçari rrezikon jetën për shkak të Kim Kardashian

Periskopi.com Showbiz

Jordan Parke, një mashkull 23 vjeçar nga Manchester, dëshiron të duket tamam si ylli botëror i reality tv, Kim Kardashian.

Megjithatë, pikërisht intervenimet intensive që po i bën me qëllim që ta arrijë qëllimin përfundimtar pothuajse i kushtuan atij me jetë. Implantet e silikonit të cilat i janë vendosur atij në prapanicë në fakt janë të destinuara për gjoks.

Ai u shokua kur e kuptoi këtë, sepse, siç pretendon ai, në spitalin turk i kishin vendosur silikone të gjoksit për t’i ulur shpenzimet. Për shkak të shpërthimit dhe rrjedhjes së implanteve ai ka mundur të vdiste nga sepsa po të mos ishin zbuluar me kohë.

Përveç kësaj, ky i ri i ka shpenzuar më shumë se 100,000 funte në fillerë të shumtë për gojë, botoks, por edhe rroba dizenjatorësh, të cilat 38-vjeçarja Kim i veshë, shkruan KOHA Ditore.

Obsesioni i tij filloi 12 vjet më parë kur ai e pa për herë të parë serialin e popullarizuar ‘Keeping Up with the Kardashians’.

Pas kësaj, ky grimer kaloi nëpër të gjitha trajtimet e mundshme, nga ato me botoks e deri tek vizatimi i vetullave, në mënyrë që ta përmbushë dëshirën e tij të kamotshme.

Grimeri gjithsej i ka kaluar më shumë se 50 trajtime për mbushjen e buzëve, ku secila kushton 350 funte. Por, për këtë 23-vjeçar të veçantë Kim është e përkryer, qoftë nëse është fjala për flokët e saj, rrobat apo diçka tjetër, ndërsa në obsesionin me reality yllin, pavarësisht faktit se ajo mund t’i kushtojë me jetë, Jordan nuk sheh asgjë të keqe.