Gjiganti pornografik Pornhub ndanë trofe për regjisoren e filmit të parë për të rritur

Periskopi.com Showbiz

Bella Thorne do të nderohet me çmimin “Vision” në ceremoninë e dytë vjetore të Pornhub Awards në Los Angeles muajin e ardhshëm.

Aktorja dhe këngëtarja e bëri debutimin e saj regjisorial të filmave për të rritur me filmin e saj të vitit 2019 “Her & Him”, në të cilin paraqitet muzika e regjistruar nga ish i dashuri i saj Mod Sun dhe në të cilin kanë luajtur Abella Danger dhe Small Hands, shkruan KOHA Ditore.

“Her & Him” e pati premierën në Festivalin e Filmit Oldenburg në Gjermani dhe është bërë hit në rrjetin Pornhub Premium.

“E kam nderin që do ta marr këtë çmim”, tha Thorne në një njoftim për shtyp. “Jam e entuziazmuar që vizionet e bukurisë si ky do të paraqiten në një dritë të re.

“Thyerja e tabusë për atë që klasifikohet si e bukur ka qenë gjithmonë një vizion i imi dhe më sjell kaq shumë gëzim kur e shoh këtë duke u njohur për atë që është me të vërtetë… art i bukur vizionar”.