Majlinda dhe Nora mësojnë kundërshtaret për finalen në “Minsk 2019”

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në pritje të finaleve të mëdha të garave të xhudos në Lojërat e dyta Evropiane “Minsk 2019”.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka mposhtur në gjysmëfinale me Ippon francezen, Amandine Buchard, duke i siguruar Kosovës medalje.

Ajo në finale do të kërkojë tani të artën. Majlinda do të përballet me rusen, Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë.

Ndërkohë, Nora Gjakova, në kategorinë -57 kilogramë, e mposhti në gjysmëfinale portugezen, Telma Monteiro, për t’i siguruar medalje Kosovës.

Gjithashtu edhe Nora tani do të kërkojë të artën në finale kundër Daria Mezhetskaia, nga Rusia.

Blloku final zhvillohet prej orës 16:00 me kohën tonë lokale, kurse Majlinda e Nora pritet të luftojnë pas orës 16:30.

Tifozja e zhveshur futet në fushë, dyfishohet numri i gabimeve në finale (Foto)

Periskopi.com Sporti

Minutat e parë të finales së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve kanë qenë mjaft interesante. Përveç golit të shënuar qysh në dy minutat e parë, një tifoze hyri në fushë dhe bëri që ndeshja të ndalej për disa momente.

Nuk do mend pse Tottenham gaboi aqs humë në pasime në intervalin e parë.

Në minutën e dytë të ndeshjes, Liverpooli kaloi në epërsi me rezultat 1:0 kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Wanda Metropolitano.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e kapi vëmendjen e mediave gjatë këtyre minutave të parë të zhvilluar.

Në një moment të ndeshjes, një tifozë hyri ilegalisht brenda fushës, e veshur vetëm në rroba banje, duke bërë që ndeshja të ndalet në gjysmë.

Kamerat televizive e ndërruan pamjen nga fusha dhe u fokusuan në pjesë të tjera të stadiumit, pasi që rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s nuk lejojnë që të transmetohen këta persona në mënyrë që të mos promovohen.

Përkundër kësaj, kamerat e tjera në stadium e kanë kapur tifozen në fjalë dhe pamjet janë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Jonida Maliqi performancë madhështore sonte në Eurovizion

Periskopi.com Showbiz

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në natën finale të festivalit ‘Eurovision’

Me këngën ‘Ktheju Tokës’ këngëtarja dhuroi performancën rrëqethëse dhe të mrekullueshme duke elektrizuar skenën gjigante të festivalit evropian.

Me numëron rendor 2, Jonida edhe një herë dhuroi emocion duke mos zhgënjyer me zërin e fuqishëm dhe paraqitjen skenike.

Kujtojmë që Jonida është vlerësuar lartë për performancën në gjysmëfinale duke shpresuar për një rezultat sa më të mirë edhe sonte.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/2435664779995381/

Nis finalja e Eurovizionit, Shqipëria performon e dyta

Periskopi.com Showbiz

Ka filluar nata finale e ‘Eurovision 2019’.

Në një skenën gjigante dhe madhështore, që po prezantohet nga Erz Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe modelja e njohur Bar Refaeli festivali këtë vit po zë vend në Tel Aviv të Izraelit.

 

 

Në natën finale pritet të performojnë 26 shtete të cilat synojnë çmimin kryesor të festivalit.

Kujtojmë që për herë të parë këtë vit mysafir special është diva e muzikës Madonna.

https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/videos/421656191964609/

Sonte finalja e Eurovision’it, Jonida Maliqi performon e dyta

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmjen e kësaj të diele do të mbahet finalja e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.

Këngëtarja shqiptare me këngën “Ktheju tokës”, me lirikën e saj në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.

“Ktheju tokës” në finalen e Eurovision. Kualifikohet Jonida Maliqi.

Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.

https://www.youtube.com/watch?v=OQFbA7yfzjo

Akil Gjakova humb finalen ndaj rusit, merr të argjendtën në Hagë

Periskopi.com Sporti

Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në Grand Prix e Hagës.

Xhudisti kosovar humbi finalen ndaj rusit, Musa Mogushkov në kategorinë 73 kilogramë, transmeton Koha.net.

Finalja ishte një ndeshje mjaft e vështirë, dhe fituesi u vendos vetëm në vazhdime.

Kujtojmë se dje në këtë garë Distria Krasniqi e rrëmbeu medaljen e bronztë.

 

Distria mposht Marian e Portugalisë, kalon në finale

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finalen e “Hague GP”, duke mposhtur, Maria Siderot nga Portugalia me Ippon.

Distria në ndeshjen e parë ka mposhtur Mira Ulrich nga Gjermania, transmeton koha.net.

Distria është duke garuar në kategorinë deri në 48 kilogram në GrandPrix, i cili është duke u mbajtur në Hagë të Holandës.

Në këtë garë marrin pjesë edhe Loriana Kuka e Akil Gjakova.

Për ndeshjen finale biletat do të shiten “online”

Periskopi.com Sporti

Çmimet e biletave për ndeshjen e nëntorit që pritet të përcaktojë fituesin e grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit, do të jenë të njëjta me ato të dy ndeshjeve të kaluara në Prishtinë.

Por mënyra e shitjes kësaj here do të jetë krejtësisht ndryshe.

Biletat për ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës D, Grupi 3, kundër Azerbajxhanit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do t’i shesë vetëm “online”.

Me këtë mënyrë të shitjes mendohet të evitohen problemet që përcollën procesin e shitjes së biletave për ndeshjet e luajtura në “Fadil Vokrri”, kundër Ishujve Faroe dhe Maltës, por edhe shitësit ilegalë, që stërshisnin ato në treg të zi me çmim shumëfish më të madh.

Giroud, kampion bote pa goditur kurrë portën

Periskopi.com Botërori 2018

Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare.

Por, Franca arriti të shpallet kampione e botës këtë muaj, edhe me kontributin e sulmuesit që mbeti në hije, pavarësisht se puna e tij dhe lëvizjet në fushën e blertë ndihmuan jo pak ekipin.

Futbollisti i Chelseat dha kontributin e tij në rrugëtimin fantastik të “bluve” deri në finalen e Moskës, e sigurisht edhe në 90 minutat e fituara ndaj kroatëve. Por, e bëri këtë jo siç mendonin të gjithë, me gola me peshë.

Në një skuadër që përfshin edhe Mbappe apo Griezmann, pesha e repartit sulmues nuk mbahet në supet e një lojtari të vetëm. Por, statistikat e këtij Botërori janë të pamëshirshme me Oliver Giroud.

Jo vetëm që futbollisti i Chelseat nuk arriti të realizojë qoftë edhe një gol, por bën habi që trajneri Deschamps e saldoi në formacion edhe kur kishte të gjithë kundër. Giroud nuk arriti të godasë qoftë edhe një herë brenda në portë, një e dhënë e diskutueshme për një lojtar që mbajti një peshë të madhe në ekipin kampion të botës.

Përveç 20 minutave në debutim ndaj Australisë, Giroud nuk arriti të shënjestrojë kuadratin e rivalëve edhe në 6 ndeshjet e tjera, që çuan Francën në fronin e Botërorit. Ndaj Perusë, Danimarkës, Argjentinës dhe Uruguajit, ai luajti për 90 minuta, ndërsa me Belgjikën dhe Kroacinë thuajse të gjithë lojën.

Giroud nuk la shenjën e tij, por vite më vonë do të kujtohen se ai ishte kampion bote, me ose pa gola.

Shikoni sa para fitoi Luana nga bastorja për ndeshjen Kroaci-Francë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Luana Vjollca vërtet është vajzë me fat dhe jo vetëm në karrierë.

Këtë e ka vërtetuar edhe në skedinë apo njohur ndryshe si ‘bastore’.

Luana ka dhënë 500 por ka dalë fituese madje nuk ka hezituar ta publikojë këtë fakt edhe në Instagram.

Ajo ka arritur ti fitoj rreth 2 mijë euro në bastin e vënë.

 

Macron puthë ngrohtësisht Kolindën, shikoni si vepron ajo

Periskopi.com Botërori 2018

Presidentja kroate Kolinda Kitarovic është bërë protagoniste e Kampionatit Botëror në Rusi për përkrahjen që i ka dhënë futbollistëve kroat, por edhe me sjelljet e saj, në tribuna.

Ajo ishte prezente edhe sonte në Moskë, ku kroatët nuk arritën të mundin Francën që të bënin historinë, duke e sjellë kupën e botës për herë të parë në Ballkan.

Gjatë kohës sa Kolinda ka përcjellë lojën bashkë me homologun e saj francez Emanuel Macron, kamerat kanë kapur edhe momente që në rrjetet sociale po cilësohet se kanë tejkaluar protokollin.

Njëri prej tyre, është momenti kur presidenti Macron puthë goxha me afsh në faqe homologen Kitarovic.

Ndërsa tjetri është ai gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, kur Kolinda i ledhaton kokën presidentit Macron.

Putin hyn në zhveshtoren e lojtarëve kroatë

Periskopi.com Botërori 2018

Llogaria zyrtare e kombëtares kroate në Instagram e ka publikuar një fotografi nga zhveshtorja e ekipit të tyre, ku mes tyre shihet edhe presidentja Kolinda Kitaroviq, si dhe ai rus, Vladimir Putin.

Kitaroviq ka qenë një mbështetëse e flaktë e kombëtares ballkanase në rrugën e tyre drejt finales së Kupës së Botës “Rusia 2018”.

“Të argjendtët e botës”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar nga kombëtarja kroate.

Trump e uron Francën pas fitores në Kampionatin Botëror, lavdëron edhe Putinin

Periskopi.com Botërori 2018

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e ka uruar Francën për fitimin e Kupës së Botës 2018, si dhe Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, për organizimin e Botërorit.

Franca e fitoi Kupën e Botës për herë të dytë në histori, pasi në finale e mposhti Kroacinë me rezultat të thellë 4-2.

“Urime Francës, e cila luajti futboll të jashtëzakonshëm, për fitimin e Kupës së Botës 2018.

Urime edhe presidentit Vladimir Putin dhe Rusisë për organizimin e një turneu vërtet madhështor të Kupës së Botës – njëri nga më të mirët ndonjëherë!”, shkroi Trump në Twitter.

Hashim Thaçi tamam si diplomat: Uron Francën, Kroacinë dhe Era Istrefin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një urim interesant pas përfundimit të ndeshjes së Kampionatit Botëror ku Kroacia u mposht nga Franca me rezultat 4:2.

Ai ka uruar Francën për triumfin në Kupën e Botës në futboll, Kroacinë që u radhit e dyta dhe këngëtaren shqiptare Era Istrefi, që performoi para zhvillimit të finales.

“Urime për blutë e Francës! Një fitore fantastike! Urime për Kroacinë që jo vetëm se ëndërroi por edhe punoi shumë që ta arrinte ëndrrën.

Urime edhe Era Istrefi për gëzimin që solle miliona tifozëve me performansën tënde! #WorldCupFinal2018“, shkroi Thaçi në tri gjuhë të ndryshme në Twitter.

Kjo është arsyeja pse anëtaret e Pussy Riot u futën në stadium gjatë fianles

Periskopi.com Lajme

Grupi protestues Pussy Riot, e ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finale të Kupës së Botës të dielën në Moskë.

Ato e kanë turpëruar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat. Ato shpesh kanë qenë pjesë e protestave kundër Putinit në të kaluarën.

“Momentalisht, i kemi pesë anëtare të Pussy Riot në fushë”, shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej katër vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka theksuar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë, transmeton Gazeta Express.

Ky grup ka thënë se pushtimi i fushës ka qenë protestë me disa kërkesa, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Mos burgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale. Të ndalen arrestimet ilegale në tubime politike. Të lejohet gara politike në Rusi. Të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsyeje.

Pussy Riot fitoi famë të keqe pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen tri pjesëmarrëse. Që prej atëherë, tri gra që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot. Nuk dihet nëse ndonjëra nga to ka qenë e përfshirë në incidentin e sotëm.

 

 

 

Emmanuel Macron: Faleminderit

Periskopi.com Botërori 2018

 “Faleminderit”.

Kaq i shkurtër kaq qenë falënderimi i Presidentit Emmanuel Macron për Kombëtaren e Francës, e cila u shpallë kampione bote për të dytën herë në ndeshjen e sotme kundër Kroacisë në Moskë të Rusisë.

Macron, ka qenë i pranishëm në ndeshjen finale të Kupës së Botës, ku ka mbështetur futbollistët e shtetit të tij.

E pranishme në ka qenë edhe presidentja e Kroacisë, e cila është treguar tejet mbështetëse ndaj kombëtares kroate, kombëtare e cila ka arritur për herë të parë të shkojë në finalen e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord historik. /Periskopi/

Kitaroviq lojtarëve kroatë: Keni luftuar si luaj, keni bërë historinë

Periskopi.com Botërori 2018

Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Botës, ku Franca shënoi fitore kundër Kroacisë me rezultat 4:2, ka ardhur reagimi i presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, e cila ka thënë se lojtarët kroatë kanë luftuar si luaj.

“Punë e mirë, të zjarrtë. Keni luftuar si luaj dhe kënë bërë historinë. Jemi krenar me ju”, ka shkruar në Facebook Kitaroviq.

Kitaroviq njihet si tifoja më e flaktë e kombëtares kroate.

Ajo ka marrë pjesë në ndeshjet vendimtare të Kroacisë. /Periskopi/

BBC: E çuditshme se si Franca është në epërsi me këtë lojë të Kroacisë

Periskopi.com Botërori 2018

Në platformën e BBC ku po komentohet ‘live’ finalja e Botërorit mes Kroacisë dhe Francës, kjo e para po vlerësohet si kombëtare që po bën një lojë larg më të mirë se Franca, megjithëse kjo e fundit është në epërsi.

“S’kam ide se si Kroacia është prapa Francës, ta them të drejtën. Janë gjithnjë duke sulmuar. Paul Pogba nuk është duke luajtur mirë në mesfushë”, thuhet në koment, shkruan Periskopi.

BBC ka vlerësuar se Franca ka shpëtuar falë portierit të saj nga barazimi, në gjuajtejn që Rebiq e realizoi para pak minutash. /Periskopi/

 

Era e kalli Moskën me performancën e saj, FIFA e falenderon në mënyrë të veçantë (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Finalja e Kupës së Botës fillon pas pak minutave, ndërsa në Luzhniki u shfaq Era Istrefi e cila performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith

Era Istrefi performoi pak minuta para se të fillonte finalja e Kupës së Botës dhe krijoi një atmosferë briliante në Luzhniki të Moskës, shkruan Periskopi.

FIFA me anë të një postimi në faqen zyrtare ka falenderuar Era Isterfin, Nicky Jam dhe Will Smith.

“Çfarë shfaqje! Faleminderit Nicky Jam, Era Istrfi dhe Will Smith,” shkruhet në faqen zyrtare të FIFA-s. /Periskopi/



Ja çfarë bënë francezët në stadiumin Luzhniki për t’u sjellë fat kundër Kroacisë

Periskopi.com Lajme

Tek Kombëtarja e Francës duket se të gjithë janë supersticiozë. Në fushën e stadiumit Luzhniki, përpara se të niste nxehja e lojtarëve, ishin pjesëtarë të stafit teknik, që i rreshtuan topat që kishin në dispozicion, në formën e gërmës “F”.

Image

“Blutë” e Francës e kanë bërë këtë ritual si traditë, në çdo nxehje të skuadrës përgjatë të gjithë turneut.

Ata e përsëritën sërish edhe tani, pak minuta para finales me Kroacinë, ndoshta si një shenjë fati për ta “gjelat”…