Kryediplomati finldandez – Daçiqit: E papranueshme që po loboni kundër Kosovës

Periskopi.com Lajme

Pas vizitës në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto, ka udhëtuar drejt Beogradit ku ka takuar homologun e tij Ivica Daçiq.

Havisto ka thënë se për Finlandën është e papranueshme që Serbia të loboj kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut.

Havisto ka thënë se edhe vendimi për taksën ka bërë që dialogu të ngecë, ndërkohë ka shprehur gatishmërinë e Finlandës që të ndihmojë Prishtinën dhe Beogradin për t’u kthyer në tavolinën e diskutimeve për normalizim të raporteve.

Sipas tij për të vazhduar dialogu duhet një vullnet i mirë nga të gjitha palët.

Ministri finlandez ka thënë se mesazhin për heqjen e taksës e ka lënë edhe në Prishtinë gjatë vizitës, ndërkohë thotë se në Beograd do ta lë porosinë se lobimi për heqjet e njohjes së Republikës së Kosovës janë të papranueshme dhe kanë ndikim negativ në dialogun për normalizim të raporteve, shkruan RTS, trasnmeton Express.

Në fund ai ka thënë se shpreson që dialogu do të vazhdojë së shpejti, duke potencuar se Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të ndihmojë palët në këtë proces.

Ndërsa Daçiq ka deklaruar se Serbia dëshiron arritjen e një marrëveshje të pranueshme nga dy palët.

Pacolli pret në takim homologun e tij nga Finlanda

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandez, Pekka Haavisto.

Në fillim të takimit ministri i Pacolli shprehu falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në procesin e shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-atlantike për Republikën e Kosovës.

“Miqësia që kemi me Finlandën është shumë e veçantë. Do ta çmonim ndikimin e juaj tek shtetet e tjera mike të cilat ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, që të na mbështesin në këtë drejtim”, tha ministri Pacolli.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Republikës së Kosovë, për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve. ​

Edhe Ministri i Jashtëm Finandez, Haavisto, nënvizoi se marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet qytetarëve tanë, paraqesin kapital dhe investim të madh në të ardhmen.