Fishekzjarrët lëndojnë nëntë persona në Prizren

Periskopi.com Lajme

Festa e Vitit të Ri nuk ka kaluar pa të lënduar edhe në Prizren.

Mjeku i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Sadri Hulaj, tha se gjatë ndërrimit të viteve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 9 pacientë, të cilët kanë marrë lëndime nga fishekzjarrët.

“Të gjithë të lënduarit janë trajtuar në mënyrë profesionale”, tha Hulaj për “PrizrenPress.com”.

Në Emergjencën e Prizrenit, gjatë ndërrimit të viteve janë trajtuar për sëmundje të ndryshme, edhe pacientë të tjerë.

Nga sot ndalohen fishekzjarret në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës ka marrë vendim që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ky vendim, sipas një njoftimi për media, vlen nga sot më datë 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.

“Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës nxjerrë urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.

“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, përfundon njoftimi.

Kush shkel afatin për përdorimin e fishekzjarrëve mund të dënohet deri në 7 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Personat që shkelin ligjin për përdorimin e mjeteve piroteknike, do të mund të dënohen deri në 7 mijë euro.

Fishekzjarrët e mjetet tjera piroteknike nuk mund të përdoren deri më 26 dhjetor.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, thotë se koha e paraparë për përdorimin e fishekzjarrëve është e lejuar deri më 2 janar.

“Neni 48 thotë se personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri shtatëmijë (7000) Euro nëse shkelet paragrafi 3.15 i këtij neni”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për rtv21.

Por nëse shkelin rregullat gjoba do të ketë edhe për punëtorët.

“Neni 49 thotë se punëtorët e organeve të autorizuara dënohen për kundërvajtje me gjobë në shumën prej njëqind (100) deri pesëqind (500) Euro nëse shkelet paragrafi 1.5 i këtij neni; dhe Neni 50: Punëtori i organeve të autorizuara dënohet me gjobë në shumën prej njëqind (100) Euro në vendin e kryerjes së kundërvajtjes, nëse nuk e prezanton licencën me kërkesën e zyrtarit policor”, thuhet tutje në njoftim.

Masat për mbrojtjen e shëndetit, jetës së njerëzve, pronës dhe mjedisit, merren sipas dispozitave të ligjit për përdorimin civil të eksplozivëve e për përdorim të sigurt të fishekzjarrëve.

Nga MPB-ja po ashtu treguan se cilat janë llojet e mjeteve piroteknike që do të lejohen të përdoren dhe nga cilat mosha mund të shiten në bazë të ligjit.

“Kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet; kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vjet; kategoria T1 dhe P1: tetëmbëdhjetë (18) vjet ”.”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Në anën tjetër zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se sivjet ende nuk është raportuar për ndonjë rast të keqpërdorimit të mjeteve piroteknike.

Fishekzjarrët, mjetet shpërthyese të cilat vërshojnë në natën e ndërrimit të mot-moteve, apo ditëve më herët importohen në Kosovë nga vendet e tjera. Në vitin e kaluar në Kosovë kanë hyrë 70 ton mjete pirotkenike e sasi e njëjtë deri më tani është edhe në vitin 2019.

“Kompanitë e licencuara për import, transfer, transit, eksport të Eksplozivit dhe Fishekzjarrëve ju lejohet të importojnë në bazë të kushteve dhe kritereve të Deponimit, por nuk do të thotë se nuk ndryshon gjendja e sasisë të Fishekzjarrëve deri në përfundim të vitit 2019 -2020”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

 

Fishekzjarre dhe vallëzime të çmendura, Luana ‘e kall’ në festën e ditëlindjes

Periskopi.com Showbiz

Luana Vjollca ka festuar dje ditëlindjen e 28-të.

Luana Vjolla ka mbushur dje 28 vjet dhe nuk e ka lënë që kjo ditë të kalojë si çdo ditë tjetër.

Luana ka organizuar një festë ekstravagante të ditëlindjes, në plazhin e Dhërmisë në një mbrëmje të bukur, shkruan Gazeta Express.

Mes familjarëve dhe miqve, Luana e ka shijuar deri në maksimum këtë mbrëmje, duke vallëzuar dhe qeshru pa ndalur.

Të pranishmit në këtë mbrëmje me dekor dhe yjet mbi, vazhdimisht kanë postuar momente nga festa.

Përveç kësaj feste, Luana ka publikuar dje edhe këngën e saj më të re me videoklip, ‘Ti amo’.

 

Xhafer Tahiri ndalon shitjen dhe ndezjen e fishekzjarrëve në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Në prag të fillimit të festave të fund vitit, përmes një urdhërese, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka ndaluar shitjen e fishekzjarrëve në qendër të qytetit të Vushtrrisë, në Sheshin “Adem Jashari”.

Sipas një njoftimi nga Komuna e Vushtrrisë, po ashtu ndalohet edhe ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht zona të banuar, rrugë, sheshe e tregje.

Kjo ndalesë për ndezjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike vlen nga data 20 dhjetor 2018 deri më 15 janar 2019, me përjashtim nga data 31.12.2018 nga ora 23:00 deri ne 00:30 të datës 01. 01. 2019.

Kujtojmë se edhe disa Komuna të Kosovës si Prishtina, Rahoveci, Ferizaj, Drenasi etj, kanë ndaluar shitjen dhe ndezjen e fishekzjarrëve në hapësira publike.

Mbi 100 mijë euro shpenzohen për fishekzjarrë këtë vit

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se prej fillimit të këtij viti e deri më tash Kosova ka importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh

Nga fillimi i këtij viti e deri më tash kompanitë kosovare kanë importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh e ku, duke i krahasuar me vitet paraprake, vlera e importit është dukshëm më e ulët. Zyrtari për Informim i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për “Zërin” se muaji dhjetor është muaji me importin më të madh të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Nga kjo zyrë e Doganës është bërë e ditur për “Zërin” se prej fillimit të këtij viti e deri më tash Kosova ka importuar rreth 110 mijë kilogramë fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike në vlerë prej 111 mijë eurosh. Për dallim nga viti i kaluar, sipas të dhënave të Doganës, këtë vit Kosova ka shënuar rritje për më shumë se 50% në importimin e këtyre mjeteve.

Ndërsa përgjithësisht ndër vite ka pasur luhatje të mëdha të importit të fishekzjarrëve, kështu duke kujtuar vitin 2013, kur u shpenzuan rreth 3 milionë euro për fishekzjarrë e mjete tjera.

Edhe një komunë ndalon fishekzjarret, ua lejon veç një orë e gjysmë natën e fundvitit

Periskopi.com Lajme

Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe shitjen e tyre nga personat e paautorizuar. Ky vendim vjen pasi që në prag të festave të fundvitit, këto produkte janë në sasi të madhe në treg.

Përmes një komunikate, komuna ka bërë të ditur se përjashtim ka vetëm  për datën 31 dhjetor, nga ora 23:00 deri në 00:30.

Ndërsa, tutje ka njoftuar se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim, do të gjobiten në shumë prej 100 euro.

‘Pasi që jemi në prag të festave të fund vitit dhe produktet piroteknike/fishekzjarrët janë në sasi të madhe në treg dhe ne duar të konsumatorëve, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga subjektet afariste që zhvillojnë veprimtari të tregtisë, të ndalojnë shitjen e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18 vjeçare’, thuhet në komunikatë.

Komuna të tjera që kanë marrë këtë vendim janë edhe Prishtina, Rahoveci e Suhareka.

Ky vendim është vjen për arsye se gjatë kohës së festave të fundvitit, përdorimi i mjeteve piroteknike bëhet më i shpeshtë dhe shumë herë ato dijnë të sjellin pasoja, madje edhe fatale.

MPB i ka dhënë leje ProCredit Bankës për hedhjen e fishekzjarreve

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë leje Bankës ProCredit për hedhjen e një ton fishekzjarrëve.

Pasi që aktivistët mjedisorë kosovarë kanë bërë thirrje për bojkot të koncertit të këngëtares Elvana Gjata që pritet të mbahet të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, duke thënë se fishekzjarrët e paralajmëruara rrezikojnë njerëzit dhe kafshët, MPB ka thënë se kjo bankë ka leje për hedhjen e tyre.

Në përgjigjet e dërguara për KALLXO.com zyrtarë të MPB-së kanë thënë që përdorimi i fishekzjarrëve lejohet me ligjin për përdorimin civil të eksplozivëve dhe se kjo ministri i ka dhënë leje PCB-së për hedhjen e një ton fishekzjarresh.

“Në këtë rast, ministria ka dhënë lejen për përdorimin e fishekzjarreve në oborrin e Bibliotekës Kombëtare,  kompania posedon pëlqimin e Bibliotekës dhe Komunës së Prishtinës për mbajtjen e evenimentit (këtu është përfshirë edhe koncerti dhe ndezja e fishekzjarreve)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë BIRN.

Tutje thuhet se eveniment i njëjtë është mbajtur edhe viteve të kaluara, ku në vitin 2017 janë përborur 3000 kg fishekzjarre, ndërsa këtë vit është zvogëluar kjo sasi.

“..duke mare parasysh edhe çështjet e ambientit dhe të sigurisë, për  këtë vit ministria e ka aprovuar lejen me sasi të kufizuar prej 1000 kg”, thuhet në përgjigje.

Më pas ministria thotë se kjo sasi prej 1000 kg bruto, llogaritet sasia e letrës, kartonit, gipsit dhe dheut që përbëjnë fishekzjarret, kurse sasi neto te barutit këtu mund te ketë rreth 60 kg.