Fizioterapeuti kosovar, Fisnik Baliqi një ndër emrat më të kërkuar nga yjet e futbollit botëror

Periskopi.com Sporti

Gjatë procesit të orientimit profesional, shpesh të rinjtë sikur duan të duken sikur prindërit e tyre, vendimet për karrierë i marrin duke ‘imituar’ profesionin e  prindërve.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe fizioterapeuti i njohur kosovar, Fisnik Baliqi, i cili në një prononcim për Periskopin, ka zbuluar detaje mjaft të rëndësishme lidhur me profesionin e terapisë sportive.

I pyetur se si ka ardhur deri të profesioni që zotëron, Fisniku ka treguar se familja e tij gjithmonë ka qenë e rrethuar me sport, duke zbuluar se ai është djali i ish- trajnerit, Ahmet Baliqi dhe poashtu është vëllau i futbollistit të mirënjohur, Emin Baliqi.

“Pasi mbarova studimet në vitin 2009, dëshira ime ishte të bëhesha trajner i sportit siç ishte edhe babai im, Ahmet Baliqi, me atë motivim fillova edhe studimet në Sports Science and Coaching.

“Ndërkohë vëllai, Emin Baliqi, futbollist i Superligës së Kosovës, kishte lëndime të njëpasnjëshme dhe unë mora iniciativën t’i ndihmojë  –  kështu më lindi dëshira t’i studioj edhe më tutje lëndimet sportive”, tha Baliqi për Periskopin.

Ai poashtu tregoi se ka pasur fatin që të bëjë eksperiencë edhe tek gjigantët e Premierligës, si Chelsea, Fulham e Crystal Palace, që i kanë hapur rrugë në hapjen e klinikës rehabilituese sportive – kështu duke punuar me shumë emra të njohur të futbollit.

“Kam punuar me shumë lojtarë të Premier Ligës angleze dhe të ligës italiane, Serie A dhe, kam pasur rastin të punojë edhe me futollistë si Fabregas.

“Ndërsa për mometin punoj me futbollistin, Alfred Dunca, nga klubi i Fiorentinas”, shtoi ai.

Më tutje ai rrëfeu se më së shumti punon me lëndimet e gjurit dhe se kjo punë do përgjegjësi të madhe, por kur i sheh lojtarët e rikthyer në fushë e bën që t’i harrojë vështirësitë.

“Lëndimet me të cilat punojë më së shumti janë ato të gjurit dhe lëndimet groin injury, që janë lëndime problematike dhe afatëgjate.

“Puna është jo e lehtë dhe kërkon përgjegjësi të madhe, por çdo gjë harrohet kur e shef lojtarin që është kthyer prapë në fushën e blertë”, përfundoi Baliqi.

Kujtojmë që edhe djali i tij, Mal Baliqi, ka nisur të merret me futboll, i cili fillimisht, ka qenë pjesë e Akademisë së Chelseat, derisa aktualisht luan me shpresat e Charlton Athletic. /Periskopi