Halimi: Me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre, trashigimia e Rugovës në LDK mori fund

Periskopi.com Lajme

Analisti Fisnik Halimi thotë se me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e LDK’së, trashëgimia e Ibrahim Rugovës në LDK, mori fund.

“Trashëgimia e Ibrahim Rugovës mori fund. Tregon qartë që trashëgimia që ka lënë Rugova mori fund. E shoh që gara tash do të zhvillohet ndaras sepse zonja Osmani është një fenomen elektoral”, ka thënë Halimi në Frontal, përcjell Periskopi.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre. Osmani në këtë garë, ka arritur të fitojë brenda partisë përballë Lutfi Hazirit./Periskopi/

Meliza Haradinaj qorton analistin kosovar veç pse nuk i pëlqen mendimi i tij

Periskopi.com Lajme

Këshilltarja e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, ka reaguar duke u viktimizuar ndaj një komenti të analistit Fisnik Halimi rreth shkëmbimit të territoreve.

Sipas këshilltares së Haradinajt hartat që po i përmend Halimi lidhen me atdhedashurinë dhe të vrarët në luftën e Kosovës.

“Kush është Fisnik Halimi që ne ta tolerojmë të na ofendojë atdhedashurinë, gjakun e familjarëve të vrarë, sakrificën e prindërve, kontributin për Kosovën që gëzojmë sot bashkë????? Çfarë njohësi i çështjeve mund të jetë ky person që mund të konstatojë se “hartat e reja me territore të shkëmbyera” që ky ose shefat e tij i paskan parë, qenkan të mira????”, ka shkruar ajo.

Haradinaj, ka theksuar seHalimi nuk ka të drejtë që të shfaqet në publik me konfidencë për çështje territoriale.

“Çfar kredenciale e kontributi ka ky person që na shfaqet në publik me konfidencë për çështje territoriale, të cilat çështje skanë mundur ti zgjidhen as 2 shekujt e kaluar, e as me disa palë luftëra të përgjakshme?! Sponsorizimi i temave përmes sojeve të Fisnik Halimit, garanton dështimin e tyre. Vazhdoni”, ka shkruar këshilltarja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

E njohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi, ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.

“Shkëmbimi i territorit nuk është ndarje, është shkëmbim i territoreve. Të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat, dinë saktë se çka ka për t’u shkëmbyer dhe e dinë që hartat nuk janë të këqija”, ka thënë ai.