Llapjanët tallen keq me Pal Lekajn: Ka filluar t’i mbijë misri në punimet e magjistrales (Foto)

Periskopi.com Lajme

Magjistralja Prishtinë-Podujevë ka filluar të ndërtohet qysh para tri vitesh, e kjo rrugë assesi të finalizohet.

Kjo vonesë ka nxitur reagimin e qytetarëve llapjan.

Fitim Haziri nga Podujeva përmes një postimi në facebook ka ironizuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn.

Ai ka postuar disa fotografi ku shihet se në këtë rrugë ka filluar të mbijë misër.

“U bënë 3 vite që kur kanë filluar punimet në magjistralen Podujevë-Prishtinë, për 3 vite 5 km të pa përfunduara, Palit i ka filluar ti mbijë Misri”, ka shkruar Haziri krahas fotografive. /Periskopi/