Barça deklason Valencian, Suarez qanë për vajzën e Enriques pasi shënon

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka fituar bindshëm 5-2 ndaj Valencia-s në përballjen e javës së 4-t të La Liga-s. Me këto tri pikë, Barça ka shkuar në kuotën e 7 pikëve dhe aktualisht ndodhet në vend të 4-t.

Ishte 16-vjeçari Fati ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 3’ të takimit teksa De Jong ka dyfishuar vetëm katër minuta më vonë. U duk sikur vendasit do ta kishin shumë të lehtë, por Gameiro ngushton diferencën në të 29’.

Pas pushimit, një gabim i ish-portierit katalanas Cilessen, ka lejuar Pique të shënonte golin e tretë, ndërsa Luis Suarez i futur në fushë vetëm një minutë më përpara ka shënuar golin e katërt duke vulosur fitore.

Një gol i shoqëruar me lot për vajzën e Luis Enrique, e cila u nda nga jeta disa ditë më parë. Vajza e uruguaianit shkonte në të njëjtën klasë me atë të Enrique-s dhe të dy familjet kanë qenë shumë pranë.

Suarez ka shënuar golin e dytë në minutën e 82’ pas pasimit të Antoine Griezmann duke i dhënë një fitore të thellë Barçës. Gomez ka shënuar për miqtë në fund, një gol sa për statistikë.

Sondazhi në Shqipëri: PDK prin bindshëm me vota

Periskopi.com Lajme

Një muaj para fillimit të zgjedhjeve, veç se kanë filluar sondazhet nëpër mediume të ndryshme në Kosovë e në Shqipëri.

Sondazhi i fundit i bërë nga Top Channel, e nxjerrë bindshëm fituese PDK-në e Kadri Veselit.

Me një përqindje prej 41.94%, PDK prinë bindshëm para VV-së me 35.61%.

E LDK-ja me kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin, është renditur e katërta me vetëm 7.75%.