Zeka mbron nënën e Ramush Haradinajt dhe sulmon personalisht Fitore Pacollin e VV-së

Periskopi.com Lajme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish gazetari, Milaim Zeka, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka mbrojtur nënën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi kjo e fundit dyshohet të ketë shkuar jashtë vendit për shërim. Por, Zeka s’është mjaftuar me kaq duke sulmuar deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. 

Deputetja Pacolli duket se e ka sulmuar kryeministrin Haradinaj pasi ky i fundit mendohet se e ka dërguar nënën e tij për shërim jashtë vendit – ndoshta duke e lidhur një gjë të tillë me gjendjen e keqe në sektorin shëndetësor.

Z.Zeka e ka quajtur të papranueshëm një sulm të tillë nga znj.Pacolli, por nuk ka ngurruar që ta sulmojë deputeten në mënyrë personale.

“Turpi bjen mbi Albin Kurtin qe te lejon ty me u marre me deklarata te tilla, qe jane kulmi i marrezise, qe jane devijime xhenetike, ju qe jeni kunder atyre qe ju kane lindur, ju qe nuk shkoni as afer kufomave te prinderve tuaj kur ju vdesin.” – shkruan z.Zeka.

Statusi i plotë:

Vetem njerezit e semure mentalish mbeshtesin deklaratate e Fitore Pacollit

Kjo strinca e VV-se

Degjova nje deklarate te nje njeriu publik, qe per turpin e VV-se dhe te Parlamentit, eshte pjesetare e kesaje partie, dhe deputete. Ajo ne nje prononcim te saje, tha se “eshte turp qe Ramush Haradinaj e paska dergu nanen per sherim jashte vendit, e gjithashtu edhe pse Isa Mustafa paska shku per sherim poashtu jashte vendit”!

Turpi bjen mbi Albin Kurtin qe te lejon ty me u marre me deklarata te tilla, qe jane kulmi i marrezise, qe jane devijime xhenetike, ju qe jeni kunder atyre qe ju kane lindur, ju qe nuk shkoni as afer kufomave te prinderve tuaj kur ju vdesin.

Apo ndihet mire kryeministri ne detyre kur i thoshin se eshte martuar me vajzen e ministrit serb Sokoloviç?! Apo ndihet mire kur kryeministrit ia pergojonin gruane norvegjeze, ndersa ne e mbronin?! A e dine ky popull se vetem te semurit mendor munden me dhane deklarata te tilla te turpshme?! A e dini qe ata qe mbeshtesin keto deklarata jane dy here me te semur se sa ju.

A e dini qe jeni ba hora e Zotit para gjithe botes?

Reagova per shkak te nanes te Ramushit qe e ndjeje sikurse nanen time te zhdukur, se sa per Ramushin, Isen, Kadrine, ishalla hunin ua fus i mbrapa, pasiqe ju kane sjelle ne kete pozite. E vogel je moj strince e degeve ta kalbura me fole ti per nje heroine qysh eshte nena e Ramush Haradinajt!

Nje pyetje per fund, me i tregu ketije populli te mjere: -Pse shkove me studju jashte Kosoves? Hipokrite bre!

Fitore Pacolli nga banesa e saj ‘penthouse’ bën thirrje për protestë: Qytetari e pyet si e bleu këtë banesë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë me enë nëpër ballkonet e tyre për të kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti

Por duket se postimi i deputetes Pacolli diçka nuk shkoi mirë, sipas publikimit të fotografisë së saj ka konfirmuar se jeton në “penthouse(lexo: kati i fundit i banesë)” në Prishtinë.

E ky fakt ka irrituar komentuesit të cilët e kanë pyetur deputeten se si ka mundësi që ajo me pagën që kishte si shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës të blejë një banesë të tillë prej qindra metrash.

“Po shihet që foton e ke bërë prej pent hause. Qysh e bane këtë, duke qenë shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës a? Ke shënë leje ndërtimi garant me marrë këtë banesë qindra metra katror e me kosto shumë të lartë në qendër të Prishtinës. Marre bre, marre duhet me të arshë”, ka shkruar komentuesi Eron Mustafa në postimin e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Fitore Pacolli mbrëmë thoshte se njohja e Kosovës nga Xhamajka është sukses i Kurtit, sot thotë të shkarkohet Çitaku

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, mbrëmë pas lajmit se shteti i Xhamajkës e ka njohur shtetin e Kosovës ka deklaruar se kjo është meritë e qeverisë aktuale.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot,

Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave”, ka shkruar mbrëmë Pacolli.

Mirëpo sot kur ministrja e jashtme e Xhamajkës Kamina J Smith, deklaroi se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën shtet, Pacolli kërkon që llogari të japë Vlora Çitaku.

Madje Pacolli thotë se ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet në rast se ky lajm del të jetë i pavërtetë.

“Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta .Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se ka mbetur e paqartë nëse Xhamajka ka njohur ose jo pavarësinë e Kosovës. /Periskopi/

Fake News: Si u munduan nga LVV të marrin meritat për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamajka

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë Presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes rrjetit social twitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur  shtetësinë e Kosovës.

Ende pa u konfirmuar mirë ky lajm, vërshuan urime  e reagime të liderëve të vendit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, e kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

Por ata që nxituan të marrin meritat për ‘njohjen’ e Kosovës nga Xhamajka ishin zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Këtë ‘njohje’ ata ia faturonin qeverisë së re me kryeministër Albin Kurti, e shef të diplomacisë Glauk Konjufca.

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli ka reaguar për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka, duke thënë se kjo njohje ka ardhur për shkak se VV udhëheq me shtetin.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot,

Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave. Erdhi dita për ty Kosovë!”, ka shkruar mbrëmë Pacolli në Facebook-un e saj.

Edhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje u turr në facebook-un e tij për t’u ‘treguar’ miqve të tij se si Glauk Konjufca që në ditët e para të marrjes së postit të Ministrit të Punëve të jashtme dhe Diasporë, po I sjell vendit fitore diplomatike.

“As dy javë nga emërimi, Glauku pranoi njohjen nga Xhamajka!”, ka shkruar Rrustemi.

Por lajmi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka po del të jetë i pavërtetë. Të paktën kështu ka thënë kryediplomatja e këtij shteti,

Në një postim ne Twitter, duke shpërndarë deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili e ka falënderuar Xhamajkën për njohje, Kamina J Smith ka shkruar se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo./Periskopi/

 

Njohja nga Xhamajka: Fitore Pacolli e lidh me fitoren e VV-së, komentuesit e tallin keq

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli ka reaguar për njohjen e shtetit të Kosovës nga Xhamajka, duke thënë se kjo njohje ka ardhur për shkak se VV udhëheq me shtetin.

“Viti 2020 filloi mbarë. Në 2018 kishim vetëm një njohje e në 2019 kishim 0 njohje. Sot,
Xhamajka e ka njohur Republikën e Kosovës. Era e ndryshimit politik në Kosovë po ndihet edhe jashtë saj. Ky ndryshim do të sjellë njohje të reja, investime e edhe Liberalizimin e vizave”, ka shkruar ajo në FB, transmeton Periskopi.

Por disa komentues e kanë tallur keq deputeten e VV e cila po pretendon se kjo njohje erdhi në bazë të ndryshimi politik në Kosovë.

Një komentues i ka shkruar se VV para pak ditë nuk e ka njohur Kosovën, e as flamurin.

Ndërsa një tjetër tallet keq duke ironizuar se kreu i shteti të Xhamajkës e ka njohur Kosovën për ‘hatër’ të Vetëvendosjes.

Më poshtë mund t’i shihini komentet tallëse ndaj deputetës Pacolli:/Periskopi/

 

Pacolli për projektin e ndërtimeve tek Badoci: Luksi i tyre do të na lë pa ujë, pa tokë e pa ajër të pastër

Periskopi.com Lajme

Edhe Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për projektin ndërtimor i cili po tentohet të realizohet pranë Liqenit të Badocit, pa leje ndërtimi nga komuna e Prishtinës.

Pacolli shkruan se pas uzurpimit të hapësirave brenda qytetit, po tentojnë tash të lënë qytetarët edhe pa ujë e ajër të pastër.

Ajo ka bërë thirrje që të bëhen të gjithë bashkë e t’i bllokojmë projektet e tilla.

Kompania e ndërtimit, e cila ka disa rrokaqiej në Prishtinë “KAWA Group” dhe kompania “4M Group” kanë planifikuar që të ndërtojnë një lagje të vogël me shtëpi buzë Liqenit të Badocit.

Ja reagimi i plotë:

Lakmia e disave po cënon ekzistencën tonë.

Pas uzurpimit të hapësirave brenda qyteteve e parqeve tani ia kanë mësy edhe atyre pak zonave të mbrojtura që na kanë mbetur.

Luksi i tyre do të na lë pa ujë, pa tokë e pa ajër të pastër.

Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të qyteteve, të parqeve, lumenjve e maleve tona. Mos të harrojmë se pothuajse të gjitha janë realizuar duke premtuar zhvillim e mbrojtje por ka ndodh krejt e kundërta. E njëjta do të përsëritet edhe me këtë projektin tek Liqeni i Badovcit që paska me qenë “tërësish ambiental” e paska me i ndihmu “ambientit e liqenit në përgjithësi”.

Të bëhemi të gjithë bashkë e t’i bllokojmë projektet e tilla. Nesër bëhet vonë sepse pas këtij do të ndërtohen edhe shumë projekte të ngashme në zonën e mbrojtur të liqenit. Të mos lejojmë që një grup njerëzish të na cënojnë ekzistencën tonë.

Bëhuni pjesë e Grupi per mbrojtjen e Liqenit te Badovcit. #perBadovcin

 

Pacolli e VV-së: Do t’i ndalojmë pijet energjike për personat nën 18 vjeç

Periskopi.com Lajme

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar se me ardhjen e partisë së saj në pushtet do të ndalohet edhe shitja e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeçare.

Ajo ka thënë se krahas duhanit dhe alkoolit në listën e produkteve të ndaluara për personat nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë edhe pijet energjike.

Pacolli ka thënë se do të ndryshohet Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, dhe ata që nuk do ta respektojnë ligjin do të dënohen.

Shkrimi i plotë:

Shitja e pijeve energjike tek fëmijët duhet të ndalohet me ligj dhe shitësit që nuk respektojnë ligjin të dënohen. Për prindërit dhe fëmijët duhet edukim dhe vetëdijësim rreth efekteve negative që shkaktojnë këto lloj pije në shëndetin e fëmijëve. E në të ardhmen shkollat duhet të ofrojnë ushqimin brenda objekteve shkollore ku fëmijëve iu servohet vetëm ushqim e pije të shëndetshme.

Sot në mëngjes qëllova në njërin nga marketet e mëdha që operojnë në vend derisa ishte pushimi i gjatë i ndërrimit të parë të shkollës fillore që ishte në afërsi. Ajo që më ra në sy ishin artikujt ushqimor që ata blenin.

Një grup i djemve 11-12 vjeç mbanin në dorë kanaçe me pije energjike që kishin blerë. Njëri nga ta, që dukej të ishte edhe më i ri në moshë, po e priste radhën që të paguaj. Ai mbante në dorë një litër e gjysmë pije energjike. Ndërsa për punëtoren kjo ishte një rutinë e përditshme.

Disa studime që janë bërë viteve të kaluara theksojnë se mbi 80% e fëmijëve në Kosovë konsumojnë pije energjike. Ndërsa studime të shumta nga institute të njohura nëpër botë identifikojnë efektet e shumta negative e të rrezikshme që këto pije shkaktojnë në shëndetin e të miturve.

Në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Neni 15, pika 1. “Ndalohet shitja, shërbimi dhe dhurimi i pijeve alkoolike dhe duhanit, personave nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare”. Këtë duhet ta ndryshojmë menjëherë në legjislaturën e ardhshme. Pijet energjike duhet të përfshihen.

Shitja e pijeve energjike tek fëmijët duhet të ndalohet me ligj dhe shitësit që nuk respektojnë ligjin të dënohen. Për prindërit dhe fëmijët duhet edukim dhe vetëdijësim rreth efekteve negative që shkaktojnë këto lloj pije në shëndetin e fëmijëve. E në të ardhmen shkollat duhet të ofrojnë ushqimin brenda objekteve shkollore ku fëmijëve iu servohet vetëm ushqim e pije të shëndetshme.

 

Zotaj: Fitore Pacolli dhe Albin Kurti ia blejnë ngjyrën e flokëve njëri-tjetrit

Periskopi.com Lajme

Drejtoresha e Administrates në Komunën e  Prishtinës, Vasilika Zotaj i ka reaguar ashpër anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me përqeshjen që kjo e bëri për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, raporton Periskopi.

Zotaj madje ka shkuar deri në atë masë sa ka thënë se ajo e imiton Albin Kurtin, madje sipas saj “Edhe ngjyrën e flokëve si duket ja blejnë njeri tjetrit”.

Postimin e plotë të Zotajt mund ta lexoni më poshtë:

Pacolli tallet me Haradinajn: Ani moj Kosovë, oh moj bukuroshe – të vodha rreth me rreth edhe qoshe me qoshe

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me dorëheqjen e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj – raporton Periskopi.

Pacolli ka kujtuar kur Haradinaj këndonte këngën ‘O moj Kosovë, o moj bukuroshe’.

“Ani moj Kosovë, oh moj bukuroshe,  Të vodha rreth me rreth edhe qoshe me qoshe…#PartiotiytKosovë”, ka shkruar Pacolli.

Për këtë çështje, ajo ka reaguar edhe një herë tjetër.

“…tha e bëra për Kosovën. Kur e fali tokën e bëri për Kosovën e edhe kur i vodhi miliona euro nga buxheti i shtetit e kishte bërë për të mirën e Kosovës. #Kosovësashumëtëduan”, ka shkruar ajo./PERISKOPI

Deputetja e VV’së: Haradinaj ka guxim vetëm me vjedhë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka thënë se shtetet anëtare të Bashkimi Evropian, nuk po binden se Kosova ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kjo sipas saj, pasi kryeministri dhe ministrat e tij, çdo ditë po bëjnë skandale, duke ndërhyrë në procese që do të duhej të ishin të pavarura.

Pacolli ka akuzuar Ramush Haradinajn se ai ka “guxim vetëm për të vjedh” dhe se këtë po e bën më së miri

Sipas saj, rrëzimi i Qeverisë është lobimi më i mirë.

Reagimi i Pacollit:

Nuk po binden shtetet anëtare të BE-së se Kosova ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po normal që nuk binden sepse Kryeministrit e ministrave të tij nuk iu kalon ditë pa bërë ndonjë skandal duke filluar nga ndërhyrjet në procese që do të duhej të ishin të pavarura deri tek nënshkrimet e kontratave për ti mbushur xhepat e tyre.

Ky Kryeministër ka guxim vetëm për me vjedh dhe atë po e bënë më së miri dhe në mënyrë transparente.

Lobimi më i mirë është rrëzimi i qeverisë.

#zgjedhjetëreja

 

Evgjeni Thaçi për deputeten e VV-së: Ajo nuk i qëndron besnike politikës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me qëndrimet unike të Kosovës për çështje të caktuara.

Për gjithë këtë, Thaçi- Dragusha ka kritikuar deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli për siç ka thënë ajo se kjo parti dhe vetë deputetja, nuk mban qëndrime unike dhe se ajo flet vetëm për interesa partiake.

“Përfaqësuesit e kësaj partie, Vetëvendosjes, në shumë raste kanë bërë [ose] kanë shprehur qëndrime të cilat nuk janë në interes të Kosovës dhe proceseve të integrimit për të cilat ne po mundohemi që sa kohë”, tha deputetja Thaçi-Dragusha.

Ajo në veçanti ka kritikuar kolegen e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila po ashtu është anëtare e Komisioni për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

“Ajo duke përfaqësuar interesat e partisë së vet, nuk i qëndron besnike politikës [së përbashkët] dhe mundohet që gjithë atë politike populiste që e përdorë brenda vendit, ta shprehë edhe në takime që kemi me përfaqësuesit nga vendet e tjera, sidomos ato evropiane. Kjo na ka bërë që të shprehim atë frustrimin tonë dhe kemi bërë që të dalim publikisht ta dënojmë këtë”, tha Thaçi – Dragusha për Radio Evropën e Lirë.

Thaçi-Dragusha, tha se ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në raportimin e fundit të saj në Komisionin për Punë të Jashtme, ka treguar se përfaqësuesit ndërkombëtarë, siç tha ajo, e kanë përmendur mosunifikim e politikës për lobim për liberalizim dhe çështje të tjera.

Dhurata Hoxha – Fitore Pacollit: Vetëvendosje po lobon kundër vizave edhe kundër shtetit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave.

Para deputetëve, ajo tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, por që nuk e di se kur do të hidhet në votim në Këshillin e Ministrave. Hoxha shtoi se Franca, Belgjika dhe Holanda kanë hezitime sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ministrja Hoxha deklaroi se futja e liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave nuk do të ndodh nëse nuk ka një konsensus të ndërtuar paraprakisht. E këtë iniciativë ajo tha se presim ta merr një nga shtetet, duke mos përjashtuar as Finlandën që veç e ka kryesimin e Presidencës.

Sa i përket mirëmbajtjes së kritereve për liberalizim të vizave, Hoxha tha se deri tani puna është duke shkuar mirë edhe sa i përket rasteve të shënjestruara.

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, pati kritika sa i përket listës së rasteve të shënjestruara, ndërsa ministrja Hoxha i tha asaj se lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të vazhdojë. Ajo tha se nuk duhet të ketë në institucione zyrtarë të cilët janë me aktakuza.

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj e ka pyetur ministren Hoxha në ndonjë takim që ka pasur jashtë vendit, nëse i është thënë se një subjekt politik po lobon kundër liberalizimit të vizave.

Një çështje të tillë e ka thënë edhe deputetja Evgjeni Thaçi – Dragusha, e cila ka akuzuar deputeten e VV-së Fitore Pacolli se në një takim kishte folur se si Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për viza.

Deputetja Pacolli i ka kërkuar deputetes Thaçi që të tregojë raste konkrete, për çka kjo e fundit e ka dhënë. Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, tha se edhe asaj i është thënë se një subjekt politik po lobon kundër liberalizimit të vizave, madje ajo thotë edhe kundër shtetit të Kosovës.

Por, deputetja Fitore Pacolli ka kërkuar nga ministrja Hoxha që të jap dorëheqje për siç ka thënë ajo dështimit në reformat sa i përket integrimeve evropiane.

Por, kësaj kërkese i ka reaguar ministrja Hoxha, e cila tha se do të jepte dorëheqje nëse Komisioni Evropian do të thoshte se nuk janë përmbushur kriteret.

Gjatë raportimit të ministres Dhurata Hoxha, ajo është pyetur disa herë nga deputetja e Vetëvendosjes lidhur me një kontratë që Ministria që ajo e drejton ka lidhur me një kompani lobimi, e cila sipas saj do t’i kushtojë Kosovës 152 mijë euro për shërbime që i duhen Ministrisë dhe këto shërbime kjo kompani mund t’i kryejë qoftë në ShBA, qoftë në BE.

Ministrja është pyetur edhe rreth asaj se në takimet zyrtare që ka pasur, a i është përmendur kërcënimi që i është bërë prokurorit Elez Blakaj nga kryeministri Ramush Haradinaj. Hoxha tha se në asnjë rast nuk i është përmendur ky rast në asnjë takim zyrtar jashtë vendit që ka pasur.

Deputetja e VV’së: Kryeministri që kërcënoi prokurorë, po mundohet ta bind Francën se në Kosovë sundon ligji

Periskopi.com Lajme

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka kritikuar ashpër sot kryeministrin Ramush Haradinaj dhe përpjekjet që ky i fundit po i bën për të bindur Francën që t’i thotë “PO” Kosovës për liberalizimin e vizave. Pacolli ka thënë se një kryeministër që ka kërcënuar prokurorë, po synon të bind Francën se në Kosovë sundon ligji.

“Kryeministri që kërcënon prokurorë po don me bind Francën se Kosova e ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka shkruar Pacolli.

E ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar bashkëpartiakja e Haradinajt, deputetja Teuta Haxhiu, duke thënë se Haradinaj po përpiqet të bëj diçka për të cilën deputetët e VV-së kanë lobuar vazhdimisht kundër.

“Kjo është e tmerrshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë”, tha ajo në reagiminn e saj.

Haradinaj dje ka takuar ministrin e Brendshëm të Francës, takim në të cilin ka nënshkruar edhe një dokument ku janë listuar tre fusha që ndërlidhen me sundimin e ligjit, e për të cilat Kosova duhet të ofrojë argumente shtesë që i ka plotësuar.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:

Dhelpra kur e pa që rrushin nuk e arrinte dot, tha se qenka i thartë, duke e mashtruar në radhë të parë veten e pastaj të tjerët.

Kështu po më n’ngjanë edhe puna e reagimit të deputetes Pacolli ndaj kryeminstrit Haradinaj , të cilin nuk e arrinë dot , as sot e asnjëherë.E më së paku me reagime të tilla të “ulëta”.

Në rastin konkret,kryeministri në Francë po e bën detyrën e tij për vendin e tij, duke kërkuar liberalizimin e vizave, kundër të cilit vazhdimisht kanë lobuar bashkëpartiakët e Fitores, kudo që u është dhënë mundësia…kundër qeverisë dhe shtetit të tyre, nga i cili i gëzojnë të gjitha benefitet e mundshme.

Kjo është e tmerrshme dhe e dimbshme në të njëjtën kohë./Periskopi/

Pacolli e bënë për pesë pare diplomacinë kosovare

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media mbi premtimet e dështuara dhe skandalet që s’kanë të ndalur nga politika e jashtme e Republikës së Kosovës. Në konferencë foli deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Fitore Pacolli.

“Viti 2018 është viti i premtimeve të papërgjegjshme për politikën e jashtme me mjete e tentativa kaotike e të rrezikshme për realizimin e tyre dhe si përfundim me rezultate dëshpëruese”, është thënë në konferencë.

Këtë vit, dialogu 8-vjeçar pa parime e pa kushte me Serbinë, në vend të njohjes nga Serbia premtuar nga qeveria jonë, ka mbërritur në vënien në dyshim të shtetësisë së Kosovës me idenë e “korrigjimit të kufijve” të Presidentit Thaçi. “Presidenti Thaçi e ka kthyer vendin në kohën para shpalljes së pavarësisë. Ka dobësuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe ka fuqizuar Serbinë. Ka krijuar kështu hapësirë më të gjerë lobimi kundër shtetësisë së Kosovës”, tha deputetja Fitore Pacolli.

“Në këto kushte, Serbia ka intensifikuar fushatën kundër Kosovës tek shtetet që ende nuk na kanë njohur. Ndërkohë, institucionet e politikës tonë të jashtme japin deklarata kundërthënëse dhe të çakorduara mbi tërheqjen e njohjeve nga vendet që na kanë njohur më parë, duke konfirmuar më shumë antifushatën e Serbisë sesa fushatën për Kosovën. Po ashtu, edhe presidenti i vendit i ka hedhur benzin zjarrit të kësaj antifushate të Serbisë me takimet e tij me Medvedevin dhe Putinin, kundërshtarët kryesorë të Pavarësisë së Kosovës. Nuk mund dhe nuk duhet zëvendësuar Gjermania, dhe partneriteti strategjik me të, me Rusinë”, tha ajo.

Më tutje, tha Pacolli, përgjatë këtij viti diplomacia jonë nuk ka arritur asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare dhe as aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilën Qeveria ka thënë se është gati që në muajin prill. Ndërsa për rastin e INTERPOL-it, jo vetëm që nuk siguruan anëtarësimin, por i morën edhe fytyrën shtetësisë së vendit me mungesën e dinjitetit dhe integritetit në paraqitjen e tyre.

“Në lidhje me nivelin e diplomacisë, deputetja Pacolli renditi problematikate saj duke thënë, “shërbimi i Jashtëm dhe funksionimi i përfaqësive diplomatike e konsullore nuk ka përmirësime. Degradimi i mëtejshëm dëshmohet edhe nga diplomatët tashmë të dorëhequr. Kanë ndërmarrë vendime arbitrare, për interesa partiake e individuale të cilat bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi nga Presidenti te Ministri i Punëve të Jashtme. Ligji për Shërbimin Diplomatik në Kosovë e përcakton që kuota për përfaqësuesit diplomatikë është 50% politikë dhe 50% të emëruar nga detyra në Shërbimin e Jashtëm, apo siç njihen ndryshe ambasadorë të karrierës. Në Kosovë kjo kuotë është tejkaluar, duke bërë që gati 80% të përfaqësuesve diplomatikë në vendet e huaja të jenë të emëruar politikë”, tha Pacolli.

Po ashtu, ajo tha se Qeveria s’kishte hezituar të premtonte marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE në fund të vitit 2018. Ky proces lidhet direkt me zbatimin e Planit Kombërare të MSA-së dhe reformave kyçe në kuadër të Agjendës për Reformë Evropiane. Deputetja Pacolli përmendi nivelin e progresit për këto reforma, “informatat zyrtare paraqesin se vetëm 13% e prioriteteve në Planin Kombëtar për zbatimin e MSA-së janë përmbushur, ndërsa vetëm 4 prioritetet prej 22 prioriteteve të Agjendës Evropiane për Reforma janë përmbushur plotësisht”.

“Kjo qeveri dështoi edhe me Liberalizimin e Vizave, premtuar në mënyrë të përsëritur prej vitit 2009. Madje, Kryeministri ende po e premton këtë fundvit liberalizim e tyre edhe pse, për informacion, institucionet e BE-së nga data 21 deri më 2 janar marrin pushimet dimrërore. Por edhe për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, që ka qenë kriter kryesor i vendosur për liberalizim, sipas raportit të ekspertëve të Komisionit Evropian është theksuar mungesë e vullnetit për zbatimin e ligjit dhe e kapaciteteteve institucionale me përgatitje profesionale për të luftuar korrupsionin në nivelin e lartë dhe të ardhurat nga krimi dhe shpëlarjen e parave. Në mbyllje të viti 2018, mund të themi pa mëdyshje se me këtë mendësi të qeverisje nuk mund të presim avancime në proceset e integrimit dhe në politikën e jashtme. Pa politikë të brendshme zhvillimore, të qëndrueshme dhe me integritet, politika e jashtme është vetëm një iluzion” përfundoi ajo. /Periskopi

Zyrtari i PSD’së për Fitore Pacollin: Po e tregon sheshazi budallallëkun e saj

Periskopi.com Lajme

Miratimi i rezolutës së propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës ka rikthyer një tjetër përplasje mes anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.

Fitore Pacolli, deputetja nga Vetëvendosje, ka ironizuar me rezolutën e PSD-së për dialog. Ka thënë se rezoluta e PSD-së i pëlqen edhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Po thonë lexone rezolutën. Mjafton të lexoni komentet e Hashimit dhe Kadrisë për ta kuptuar sa e mirë është rezoluta”.

“Veç PSD sjell në Kuvend kësi lloj rezolute që jo vetëm që i pëlqen Hashimit e Kadrisë, por të dy nuk ndalen së punuari pa i siguruar votat për ta”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj në Facebook.

Zyrtari për media i PSD-së, Shkodran Hoti, Pacollin e ka quajtur kukuvajkë. Ka thënë se sheshazi po tregon budallallëkun e saj.

“Një ‘kukuvajkë’ me lot në sy, bashkë me lotët po derdh sheshazi gjithë budallallëkun e saj duke vajtuar se Thaçi e paska përshendetur votimin e Rezolutës. Po pse vajton moj? Thaçi edhe dje përshendeti votimin për transformimin e FSK-së në ushtri, për çka ‘kukuvajka’ votoi, madje me dorë”, ka shkruar Hoti.

 

 

Deputetja e VV-së thotë se Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se presidentit Hashim Thaçi nuk duhet t’i lejohet kthimi në Kosovë.

“Thaçi dje në Austri na tregoj se më nuk kemi pse t’i konsultojmë miqtë ndërkombëtar sepse ai me mikun e tij Vuçiqin vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe të ardhmen tonë. Thaçi i cili u bë President në Kuvendin e Kosovës të rrethuar me policë nuk përfaqëson interesat e popullit të Kosovës”, thotë ajo.

“Prandaj, Thaçit duhet t’i ndalohet kthimi në Kosovë. Thaçi më nuk është President i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Pacolli: Kryeministri të jap përgjegjësi për mos liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ia ka përmendur kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, mënyrat se si ai u soll karshi demarkacionit, qysh para se të bëhej kryeministër.

Fillimisht, kur në krye të Komisionit për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ishte Murat Meha. E ka përmendur se si e kishte kundërshtuar ashpër, ndërsa më vonë e votoi po atë demarkacion.

Ka thënë se edhe pas premtimeve të shumta, qytetarët ende nuk kanë liri për të lëvizur, dhe se liberalizimi nuk po bëhet. Me ratifikim e demarkacionit, thotë se Kosova humbi 8 mijë hektarë tokë, e për këtë Haradinaj duhet të japë përgjegjësi.

Postimi i plotë i Fitore Pacollit në Facebook:

Para se të bëhej Kryeministër ia përplasi hartat në fytyrë Murat Mehës duke premtuar se ai dhe partia e tij nuk do të lejonte humbjen e asnjë centimetri tokë të Kosovës.

Pasi u bë Kryeministër në fillim të mandatit pati deklaruar se  “nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.

Pas disa muajve kishte harruar se çfarë kishte thënë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkonte me ngulm që sa më parë të ratifikohet demarkacioni në versionin e Murat Mehës ani pse më herët e kishte kundërshtuar. Liberalizimi i vizave varej nga demarkimi i kufirit. Filloj të thoshte se menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit Kosova do të marr liberalizimin e vizave.

Më 16 shkurt 2018 kishte uruar qytetarët e Kosovës duke u thënë “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë”.

4 muaj pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kryeministri po hesht dhe nuk ka asnjë lëvizje përsa i përket rishikimit të kufirit.

Më 6 qershor të këtij viti, Kryeministri, në emisionin Interaktiv, filloj të na i shpjegon procedurat teknike që i aplikon Bashkimi Evropian deri tek vendimi final për liberalizimin e vizave, procedura të cilat nuk i kishte përmendur asnjëherë para ratifikimit të demarkacionit.

U ratifikua demarkacioni. U humbën 8 mijë hektarë tokë. Nuk u bë rishikimi i marrëveshjes siç u premtua. Nuk u bë liberalizimi i vizave. Por sot deputetët e partisë së Kryeministrit paskan marrë vendim të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Kjo është me ba hajgare me qytetarët e Kosovës.

Për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë dhe për mos liberalizimin e vizave Kryeministri duhet të jap përgjegjësi. Qeveria e tij e pakicës duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur.

Deputetja e Kuvendit: S’ka viza këtë vit, BE-ja nuk është bindur se po luftohet krimi e korrupsioni

Periskopi.com Lajme

Pas ratifikimit të Demarkacionit më 21 mars të këtij viti liderët kosovarë nisën t’i uronin qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave. Kjo pasi me miratimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi liberalizimi i vizave shihej si “punë e kryer”. Por, ky proces nuk pritet të finalizohet as gjatë këtij viti. Komisioni Evropian (KE) nuk ka publikuar ende rekomandimin për përmbushjen e kriterit të fundit lidhur me vizat, ndonëse një gjë e tillë ishte paraparë të ndodhte në fund të muajit të shkuar. 

Ndërkaq anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Fitore Pacolli-Dalipi, ka thënë se BE-ja nuk ka dhënë asnjëherë data për liberalizimin e vizave. Premtimet që liberalizimi do të ndodhë këtë vit, sipas saj, janë vetëm premtime të Qeverisë së Kosovës e jo të BE-së.

“BE-ja ka deklaruar se pa u përmbushur kushtet, sidomos luftimi i krimit të organizuar dhe i korrupsionit, nuk do të ketë liberalizimi. Vetëvendosja në muajin mars pati prezantuar një raport të brendshëm nga ekspertët evropianë të angazhuar nga KE-ja, ku thuhet se Kosova nuk ka bërë hapa pozitivë në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Ky raport, sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, ishte sinjal se nuk do të ketë rekomandim nga KE-ja këtë vit.

Madje, siç ka deklaruar ajo, tashmë shtetet si Franca, Belgjika dhe Holanda nuk janë as të bindura se është plotësuar kushti për luftimin e korrupsionit.

Madje edhe po që se KE-ja publikon rekomandimin, Pacolli-Dalipi ka vlerësuar se procesi i liberalizimit nuk mund të finalizohet përgjatë këtij viti.

“Edhe nëse publikohet rekomandimi nga KE-ja gjatë këtij muaji nuk ka mundësi që procedurat e shumta të përfundojnë deri në fund të vitit”, ka theksuar ajo.