Mbrojtësi i Bullgarisë: Humbja ndaj Kosovës është një shuplakë e rëndë për të gjithë

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i krahut të djathtë të Bullgarisë, Strahil Popov, e komentoi disfatën me rezultat 3:2 kundër Kosovës. Ai ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës, që e pësoi disfatën e dytë në kualifikimet për EURO 2020.

Skuadra e Bernard Challandes ishte dominuese për pjesën më të madhe të ndeshjes të së hënës kundër Bullgarisë, e cila u zhvillua në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Më i miri për Bullgarinë, sipas SofaScore, ishte kapiteni Ivelin Popov (7.4), i cili e shënoi golin e parë të skuadrës së tij. Me notën më të ulët u vlerësua portieri Nikolay Mihaylov, ndërsa pas tij pikërisht mbrojtësi Strahil Popov, i cili e kishte për detyrë ta ruante Milot Rashicën.

“Nëse humbasim në Sofje kundër Kosovës, mendoj se nuk kemi çfarë të themi. Jemi të gjithë shumë të zhgënjyer, është një shuplakë e fortë për të gjithë. Së fundi nuk kemi pasur rezultate të mirë”, ka thënë Popov.

“Është normale që të gjithë të kenë komente negative për ne. Ne vetëm mund t’u kërkojmë falje të gjithë njerëzve. Nuk mund të them asgjë tjetër. Edhe nëse jemi të fundit, e meritojmë. Por, nuk mendojmë se do të jemi në atë pozitë”.

Me këtë fitore, Kosova radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, vetëm me një pikë më pak sesa Anglia dhe Republika Çeke. Megjithatë, Anglia e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Bastorja sportive “tallet” me trajnerin e Anglisë: Kur dikush ta rikujton se do luash me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Njëra prej bastoreve më të famshme në Botë, “Bet365” edhe sot ka bërë vazhdimisht postime për Kosovën.

Nga disa postime që ka bërë për Kombëtaren e Kosovës, Bet365, ka shkruar se trajneri i Anglisë Gareth Southgate duhet të këtë shumë kujdes kur do të ndeshet me Kosovën në shtator.

“Kur dikush ua rikujton se do të luash me Kosovën në pushim te ndeshjeve Kombëtare”, kanë shkruar ata.

Kujtojmë se Kosova ka vazhduar ecurinë pa pësuar humbje në 14 ndeshje, kurse fitorja kundër Bullgarisë është fitorja e parë që ata kanë shënuar në Eliminatore për një kampionat europian.

Si reagoi Kadri Veseli kur doli nga loja Isa Mustafa

Periskopi.com Fun

Në rrjetet sociale është komentuar shumë emri i një lojtari nga ekipi i Bullgarisë: Isa Mustafa.

Komentuesit kanë bërë shaka të ndryshme duke e lidhur emrin e lojtarit të Bullgarisë me emrin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.

Njëra nga shakatë në llogari të lojtarit, është edhe një foto e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku komentuesit thonë se ‘kështu reagoi ai kur doli Isa Mustafa nga loja’.