Djali i Sorosit: Europa ta pranojë që vuan nga Albanofobia

Periskopi.com Lajme

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, kështu shkroi në Twitter, Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE.

“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionarit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë.

Ngurrimi i radhës i Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane, shkruan Top Channel.

 

Nëntë fjali që s’i dëgjoni nga njerëzit e suksesshëm

Periskopi.com Zoya

Çdo njeri i suksesshëm ka karakteristikat dhe veçantitë e veta, por në disa drejtime ata kanë edhe të përbashkëta mes tyre.

Edhe njerëzit e suksesshëm kanë dyshime në lidhje me aftësitë e tyre. Por, nga ta nuk do të dëgjosh asnjëherë të thonë 9 fjali. Ja se cilat janë ato:

-Po e le për më vonë

-S’arrij ta bëj dot

-Nuk është faji im

-Jam i kënaqur

-Kam kohë

-Një ditë do të jem i suksesshëm

-Unë nuk mund të jem kurrë CEO

-Nuk jam i talentuar.

-Nuk ka më asnjë ide të re. Njerëzit e suksesshëm nuk thonë kurrë se nuk kanë asnjë ide të re, por përpiqen që ta gjejnë atë gjithmonë.