Thaçi: Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi, tha se Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi.

Këto komete ai i bëri në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” në përkujtim të 21-vjetorit mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri”.

“… atdheu është i përjetshëm individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Shqipëria me shpirt fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar”, tha presidenti Thaçi.

Fjalimi emocionues i Teuta Krasniqit në varrimin e regjisores Arzana Kraja

Periskopi.com Showbiz

Është varrosur regjisorja Arzana Kraja e cila dje u gjet e vdekur në banesën e saj. Në varrimin e saj morën pjesë shumë miq, kolegë, familjarë e personalitete tjera të kulturës, artit dhe politikës.

Por, një fjalim emocionues për regjisoren Arzana Kraja, e ka mbajtur aktorja Teuta Krasniqi.

“Lajmi për ikjen tënde na ka lënë pa fjalë, ashtu siç na ke lënë pa fjalë me artin tënd. Të gjithë ne që të njohëm na dhe shumë nga mirësia, dashuria, guximi dhe dija. Kishe ende shumë për të dhënë”, tha ndër tjera aktorja Krasniqi.

 

 

 

Fjalimi me ton të lartë i Fatmir Sejdiut në kuvendin zgjedhor të LDK’së

Periskopi.com Lajme

Fatmir Sejdiu ishte kundërkandidati i vetëm i Isa Mustafës për kryetar të LDK-së që u eliminua në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të partisë.

Sejdiu, siç nuk ndodhë shpesh, ka mbajtur një fjalim me ton të lartë përpara delegatëve të LDK-së.

Ai ka përmendur se si ishte injoruar nga zyrtarët e lartë partiakë, që sipas tij, kanë refuzuar t’i përgjigjen.

“Strukturimi duhet të jetë real dhe jo i dirigjuar”, ka thënë ndër tjerash Sejdiu.

Ai e quan veten viktimë të atyre që i ka kundërshtuar.

“Unë jam viktimë  e atyre që i kam kundërshtu me kokën time, me miqtë e mi”, ka thënë mes tjerash.

Ai i ka dhënë merita vetes për guximin që e ka pasur në proceset që sipas tij, të tjerët do ta fusnin kokën në zallë, shkruan Insajderi.

“Ka shumëkush që si struci e shtin kryet në zall për të mos u përballur, dhe hajt të merren të tjerët”, ka thënë Sejdiu.

Fjalimin e tij e ka publikuar vetë Sejdiu.

Kurti mban fjalim në Lindje të Mesme, kërkon njohje nga Palestina dhe Izraeli

Periskopi.com Lajme

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim gjatë mbledhjes së Internacionales Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv.

Kurti në këtë fjalim ka thënë se Palestina me Izrealin së bashku nuk e njohin Kosovën. Por Kurti ka thënë se ato të ngelen të bashkuara, mirëpo duke e njohur Kosovën.

Tutje Kurti ka bërë thirrje të zgjidhjes së konfliktit të gjatë mes këtyre dy popujve në Lindje të Mesme duke thënë se kjo i ndihmon paqes në botë.

“Popujt në të dyja vendet, në Izrael dhe në Palestinë, sipas sondazheve, preferojnë zgjidhjen me dy shtete”, ka thënë Albin Kurti.

Ky është fjalimi i plotë i tij:

Gjatë mbledhjes së Internacionales Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv kam mbajtur një fjalim, disa thekse të të cilit janë dhënë në vijim:

“Vij nga Kosova e cila është çliruar para 20 vjetëve kurse ka shpallur pavarësinë para 11 vjetëve. Ne kemi kaluar nëpër diskriminim, shtypje e shfrytëzim të gjatë e të egër. Deri më tash Republikën e Kosovës e kanë njohur mbi 110 shtete. Izraeli dhe Palestina janë të bashkuara në mosnjohjen e Kosovës. Le të ngelen të bashkuara, por duke e njohur të dyja Kosovën e pavarur.

Popujt në të dyja vendet, në Izrael dhe në Palestinë, sipas sondazheve, preferojnë zgjidhjen me dy shtete. Ky është edhe qëndrimi i Internacionales Socialiste i shprehur në mbledhjen e Këshillit të saj të mbajtur në Santo Domingo në janar të këtij viti. Politikanët duhet t’i dëgjojnë më shumë popujt.

Paqja nuk është ngjarje. Marrëveshjet janë të nevojshme, por të pamjaftueshme. Paqja është punë. Lufta është ngjarje.

Shumë punë nevojitet për paqe, punë e organizuar dhe sistematike, pa luftën ndërkohë si ngjarje. Paqja është dyfish paqe: ndërtim i paqes, plus pa luftë në mes, pra me parandalim lufte.

Paqja si punë do të thotë se paqja është sociale për nga karakteri dhe përmbajtja.

Dallimet kombëtare dhe kulturore kurrë nuk janë shkaktare të konfliktit. Ne kurrë nuk luftojmë pse jemi të ndryshëm. Dallimet eventualisht përdoren e shpërdorohen brenda konfliktit e për konfliktin. Palët luftojnë pse kanë interesa të kundërta, e të cilat mund të mos jenë të vërteta, në kuptimin që ato janë më shumë të elitave sesa të popujve. Këtu arrijmë te çështja e krizës së përfaqësimit.

Njerëzit arrijnë deri diku të përfaqësohen në institucione duke ju falenderuar zgjedhjeve demokratike, por ata nuk janë të përfaqësuar në luftën që bëhet në emër të tyre. Nuk është e çuditshme që nuk mund të ketë diçka që do të quhej ‘luftë demokratike’. Pikërisht lufta shënon dështimin kapital të demokracisë. Lufta është deformim, jo transformim. Lufta qëndron në kundërshti jo vetëm me paqen por edhe me demokracinë. Lufta është tëhuajësim. E, paqja është sociale.

Duke punuar për paqe, duke ndërtuar paqen, duke parandaluar konfliktet dhe luftërat, ne e shndërrojmë paqen në kulturë. Por, nuk duhet harruar se paqja është sociale, më parë e më shumë sesa kulturore. Punësimi e prodhimi, barazia dhe mirëqenia janë pothuajse gjithçka.

Paqja është sociale. Lufta është tëhuajësim.”

E gjithë bota po qesh me këtë gabim historik të Trumpit gjatë fjalimit të pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan, Donald Trump, u bë presidenti i parë që në 70 vitet e fundit iu drejtua popullit amerikan në ditën e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë – raporton Periskopi.

Fjalimi i tij mori vëmendje të madhe. Jo pse ishte fjalimi i parë i një presidenti, por për shkak të gafave të pafalshme që presidenti amerikan bëri aty.

Gabimet historike ishin të rënda, sidomos gjatë festimeve të ditës më të rëndësishme për popullin amerikan.

Trump fillimisht e ngatërroi luftën e vitit 1812 me luftën e popullit amerikan për pavarësi.

Presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij lavdëroi me të madhe ushtrinë e vendit, për të cilët tha se ‘kanë pushtuar aeroporte’ nga britanikët gjatë luftës revolucionare në fund të viteve 1700.

Dëgjuesit e këtij fjalimi ishin të vëmendshëm dhe reaguan menjëherë.

Ata vunë në dukje që udhëtimi i parë ajror nuk ndodhi në SHBA deri në vitet 1900. Vëllezërit Wright, të cilët Trump i vlerësoi gjatë fjalimit të tij, u morën me fluturimin e avionit të parë në botë, në vitin 1903.

Por, ky nuk ishte gabimi i vetëm historik i presidentit amerikan.

Edhe Beteja e Fort McHenry ndodhi gjatë luftës së vitit 1812, e jo lufta revolucionare amerikane, e cila u bë disa dekada më parë.

Këto gabime, Trump i bëri gjatë largimit të zakonshëm nga fjalimet e tij dhe kapërcimin nga tema në temë duke u bazuar në dijet e tij./PERISKOPI

 

 

Vuçiq kërcënon: Do t’iu sulmoj 17 orë pa pauzë, me një fjalim

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar autoritetet në Prishtinë se nëse nuk tërhiqen nga Veriu ai do të sulmoj me armën që ai e konsideron më të fuqishmen.

Sipas artikullit të medies serbe Njuz, burime brenda Presidencës serbe kanë bërë të ditur se Vuçiq ka thënë se do të mbajë një fjalim 17 orësh nëse Policia e Kosovës nuk tërhiqen nga aksioni në Veri të vendit.

Ai ka konsideruar se kjo është arma më e fuqishme që posedon Serbia, transmeton Periskopi.

Nëse do të ndodhte kjo, ku mediumi shkruan se fjalimi prej 17 orësh do të mbahej pa asnjë pauzë, pasi ai përmes fjalimit do të shkatërronte gjithçka që do t’i dilte para.

“Kjo armë nuk kërkon as të mbushet e as të pushoj sepse presidenti gjatë këtyre 17 orëve nuk do të shkoj as në tualet”, shkruan Njuz. /Periskopi

 

Disa nga momentet më tipike gjatë fjalimit të Donald Trumpit mbi gjendjen e kombit

Periskopi.com Video

Fjalimi i deputetit të ‘dehur’: Bjeshka nuk shtyhet me gjoks, po më vjen marre që ka me më pa djali

Periskopi.com Lajme

Fjalimi më i çuditshëm në Kuvendin e Kosovës deri më tani ishte ai i deputetit të AAK’së, Gani Dreshaj. Reagimet e tij ishte të pazakonta. Thuajse ai ishte i dehur, raporton Periskopi.

Sipas tij, edhe parlamentarët janë fajtorë për vizat, pasi nuk po bëjnë asgjë.

“E kom hup renin, po është mirë me këqyr na parlamentarët prej sabahut çka kemi ba. Po më vjen marre që ka me më pa djali jem. Jam ardh prej Hamburgu, e kam hup ditën dhe punën. E nëse ka dikush faj që s’i kemi marrë vizat, i kemi ne. Sikur një deputet i BE-së te kish pa këtë seancë, kah po himë na kah 300 vjet mbrapa, nuk na kish votu. Nuk shtyhet bjeshka me gjoks. Nuk mundemi na me kushtëzu BE-në, as me kisha e xhamia s’na kanë inati hiq. Po ma mirë është na me i kry punët tona. Ma pak ka Qeveria faj, se na. Sa kemi lobuar ne si deputetë. Është kollaj me ja lanë fajin dikujt tjetër, se faji është jetim. Po të mundohemi çka mundet me u ba nesër që qytetarët me lëviz të lirë. Mos të hahemi ditën e natën mes veti për zgjedhje, se nuk na ka faj BE. Edhe unë me kanë deputet iBE’së, s’kisha votu. Ata janë njerëz me integritet. Nuk u ra bota përmbys pse na thanë jo për viza, se as Hahn nuk është zoti i BE’së. Nuk besoj që kanë me u shty dy vjet”, ka thënë Dreshaj gjatë fjalimit të tij.

Periskopi ju sjell një pjesë të shkurtër nga fjalimi i tij:

Fjalimi i gjatë i Vuçiqit, 45 minuta foli veç për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Hiç më pak se 45 minuta foli presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Mitrovicën e Veriut. Pjesën më të madhe të këtij fjalimi ai ia dedikoi Kosovës dhe zgjidhjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

I rrethuar nga sigurimi dhe para mijëra serbëve, presidenti serb u zotua se Serbia asnjëherë nuk do ta njehë pavarësinë e Kosovës.

Madje deklarimet e tilla ai i cilësoi si “gënjeshtra të pastra”.

I shoqëruar edhe nga Marko Gjuriq, zyrtarë të Listës Serbe dhe përfaqësues tjerë të qeverisë së Beogradit, Vuçiq u zotua se çdo ditë do të punojë në të mirën e serbëve të Kosovës.

“Serbët nuk do të largohen nga shtëpitë e tyre, do të jenë edhe shumë fëmijë tjerë këtu. Zgjidhja nuk është afër, por besoj se mund të ndodhë në 10-20 vitet e ardhshme. Ne do të investojmë miliona euro në spitale, shkolla, do ta ndihmojmë popullin tonë në Kosovë. Do të shkojmë në çdo fshat, dhe do të zhvillojmë bizneset e tyre”, deklaroi Aleksandër Vuçiq.

Shfrytëzoi rastin edhe të lavdërohet para serbëve të Kosovës. Tha se e ka zgjedhur rrugën e vështirë, e jot a “fshehë kokën”.

“Nuk kam dashur ta fshehja si struc kokën time. Nuk kemi ndonjë draft-zgjidhje, nuk jemi as afër. Nuk jam as optimist për zgjidhjen”, deklaroi Vuçiq.

Tutje ai paralajmëroi se herën tjetër do ta vizitojë edhe Banjën, vendin të cilin sot u pengua të shkojë pas protestave të shumta.

Fjalimi i fuqishëm i politikanit belg, Guy Verhofstadt në Këshillin e Evropës në mbrojtje të migrantëve

Periskopi.com Video