Mposhti koronavirusin në moshën 102 vjeçare, tifozi i Flamengos del nga spitali duke kënduar himnin e skuadrës së zemrës

Periskopi.com Sporti

Raimundo Miranda da Silva nuk do të mbahet mend si personi që ja doli të mposhtë koronavirusin në moshën 102 vjeçare, por edhe sepse kur fitoi betejën me virusin e padukshëm, ai doli nga spitali duke kënduar himnin e skuadrës së tij të zemrës, pikërisht Flamengon.

Menjëherë pasi doli nga spitali, në vigjilje të derbit karioka, Raimundo arriti të shohë edhe ndeshjen derbi Fla-Flu në shtëpinë e tij, bashkë me familjen, duke iu gëzuar fitores.

Pikërisht kështu, Flamengo mundi Fluminense 2-1, me golat e Pedro e Michael, e ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të 36 Karioka.