Tolgahani flet shqip: Historinë e kombit tuaj ma ka treguar gjyshja

Periskopi.com Showbiz

Dy ditë më parë çifti shumë i njohur  për shqiptarët, Almeda dhe Tolga me djalin e tyre Efehan erdhën në Kosovë ku aktori mori titullin e rëndësishëm “Ambasador i Kulturës”, nga ministri Kujtim Gashi.

Ditën e sotme Tolga ka postuar një foto me ministrin dhe falenderon në shqip atë dhe të gjithë shqiptarët për mikëpritjen.

“Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses. Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.

Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve”, shkruan Tolga.