Ahmeti: Albin Kurti nuk pranon kontroll nga LDK’ja në qeverisje

Periskopi.com Lajme

Analisti, Arben Ahmeti në Debat Plus të RTV Dukagjinit ka thënë se albin Kurti nuk është kandidat serioz për kryeministër, kjo për shkak se ai ka udhëtuar jashtë shtetit rreth 8 ditë, pa e bërë koalicionin, përcjellë Periskopi.

Ai tha se Kurti nuk do ta pranonte një Qeveri të cilën do ta kontrollonte LDK’ja.

“Albin Kurtit nuk po i konvenon me nda pushtet. Ai lka dal nga shteti 8 ditë, pa e ba marrëveshjen. Cili kandidat serioz për kryeministër e bën këtë. Cili kandidat qqë ka entuziazëm shkon e udhëton nëpër Tirnaë e Prishtinë, pa kry punën me koalicion. Ai nuk beosj që do të pranoj kontroll nga LDK’ja. Nuk është në interesin e tij që me hi në një qeveri, gjysmë-gjysmë. Gjysma e Qeverisë VV’së e gjysma LDK’së. Janë vetëm pak më larg se që janë Paleztina me Izraelin. Nuk ka të bëj me çështjen e presidnetit, por edhe me mungesën e entuziazmit te të dyja partitë”, tha Ahmeti. /PERISKOPI

Muja: Mos bërja e koalicionit është për fajin e LDK’së, po kërkojnë shumë

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Armend Muja në Debat Plus të RTV Dukagjinit, ka thënë se zhvillimet brenda LDK-së dhe kërkesat e madhe të tyre, sipas tij janë fajtore që nuk është arritur ende koalicioni qeverisës, përcjellë Periskopi.

Ai tha se LDK’ja e vjetër po kërkon ta nxjerr nga loja Vjosa Osmanin.

“E para janë zhvillimet brenda LDK-së, në njëfarë mënyre ata t’i kenë pozitat kyqe. Kjo ka rëndësi sepse në atë kohë e bonen një lëshim që kishin bindjen që me Vjosa Osmanin fitojnë, Logjika e LDK’së, është që tash nuk ke fitu, lësho rrugë. Këta e shoh si problem në LDK fillimisht. E dyta është te ndarja e pites, une mendoj që LDK-ja po kërkon shumë”, tha Muja. /PERISKOPI

Veseli: Bashkësia ndërkombëtare nuk po sheh seriozitet, por përçarje në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Pas intervistimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën ku foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, dhe ndikimin që mund të ketë Bashkësia Ndërkombëtare në përmirësimin e këtyre marrëdhënieve.

Sipas Veselit, Kosova nuk mund ta kërkoj fajtorin as te ndërkombëtaret e as te shteti serbë, por tek vetja, për shkak se siç tha ai “Bashkësia Ndërkombëtare nuk po sheh seriozitet tek ne”.

“Bashkësia Ndërkombëtare vepron kur e sheh seriozitetin tek ne. Kur e sheh qe ka përqarje mes neve atëherë s’ka pse me vepru, njeri vepron  e tjetri e ndal. Nuk i kisha akuzu as bashkësinë ndërkombëtare e as shtetin serb, sepse ata kanë kryer gjenocid”, u shpreh Veseli.

Ardian Gjini flet për takimin me Gjuriqin, thotë se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka quajtur të ekzagjeruar akuzat në adresë të anëtarit të VV-së, Xhelal Sveçla për qëndrimin bashkë në një tavolinë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq gjatë konferencës së CIG vikendin e kaluar në Tiranë.

Ardian Gjini, i cili ishte bashkëpjesëmarrës në këtë konferencë, tha për KosovaPress se kur kanë marrë ftesë nga CIG, ata nuk e kanë ditur se kush do të jenë përfaqësuesit politik të partive në Ballkan.

Megjithatë u shpreh se kritika ka qenë më shumë te deklarimet e mëhershme të VV-së karshi zyrtarëve serbë, se sa te pjesëmarrja e Sveçlës në tryezë bashkë me Gjuriq në konferencën rajonale.

“Ka qenë temë tejet e ekzagjeruar, e kam pasur një ndjenjë që më tepër ka qenë e fokusuar te Sveçla, i cili ka qenë përfaqësues shumë korrekt i VV-së në takim. Po ka qenë e fokusuar në atë që cilat kanë qenë deklarimet e mëparshme të VV-së, e jo për shkak të pjesëmarrjes së tij”, thotë Gjini.

Nënkryetari i AAK-së nuk e përjashton mundësinë që edhe në të ardhmen të qëndrojë bashkë në një konferencë me zyrtarët e Serbisë.

“Do të ketë kësi lloj takime në të ardhmen. Shoqëria jonë është mësuar me këto lloj takime”, thotë ai.

Gjini duke arsyetuar edhe prezencën e tij në tryezë me Gjuriq thotë se konferenca e CIG është ndërkombëtare dhe në aspektin e përfaqësuesve politikë.

“Është një konferencë ndërkombëtare në të cilën përfaqësuesit e partive politike ftohen. Partitë politike janë të njoftuara se ato ftohen në takime të tilla. Ato nuk pyesin se kush janë përfaqësuesit e partive tjera, ato kanë qenë në kapacitet të përfaqësuesve partiak”, thotë ai.

Tri ditët e fundit shumë akuza janë adresuar në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarit të saj, Xhelal Sveçla për qëndrim në një tavolinë me Marko Gjuriq në kuadër të konferencës për bashkëpunim rajonal në Tiranë, ku po merrnin pjesë edhe përfaqësuesit tjerë politikë të vendeve të rajonit.

Erdogan pas takimit me Ramën: Ndërtimet do kryhen maksimumi brenda një viti

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.

Ai shtoi se është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të vendosur vendin ku do ngrihen banesat e reja që të fillojë puna sa më shpejt.

Erdogan u shpreh se ndërtimet do kryhen maksimumi brenda 1 viti.

Erdogan: “Puna ka filluar dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe do vendosim vendin e ndërtimit për të filluar sa më shpejt. Brenda 6 muajsh ose maksimumi një vit do të kryhen ndërtimet. Për shkak të të ftohtit do të dërgojmë edhe çadrat për dimër speciale”, tha Erdogan.

Flet Pacolli për akuzat se Kosova dha 2 milionë dollarë për njohjen nga Maldivet

Periskopi.com Lajme

Ahmet Shaheed, ish-ministër i Jashtëm i  Maldiveve, në shtetin e tij po akuzohet se mori dy milionë dollarë për njohjen e Kosovës.

Në parlamentin e këtij shteti madje ishte ngritur një mocion, që bën thirrje për hetimin e kësaj çështjeje, për shkak se hetimet paraprake nga organet e sigurisë nuk nxorën prova.

E  ndaj kësaj çështje ka reaguar ministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se të gjitha thashethemet janë nisur nga një deputet në Maldive i cili është paguar nga Beogradi.

“Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqëve të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Miku im Ahmet Shaheed, ish ministër i puneve të jashtme të Maldivëve, aktualisht në rolin e Raportuesit Special të OKB për të drejtat e njeriut në Iran. Shaheed mbetet miku i madh i imi dhe i Kosovës në rrugëtimin e vet drejt botës së civilizuar. Thashethemet e filluara nga një deputet në Maldive i paguar nga Beogradi nuk u mbështet nga askush në parlamentin e Maldivëve dhe përfunduan sikur krrokamat e një sorre. Ne Kosovarët jemi jetësishtë mirënjohës ndaj miqëve të Kosovës”, shkruajti Pacolli.

Ndryshe, gjithnjë sipas asaj që raportohej në shtypin e këtij shteti, policia nuk kishte arritur të gjente prova se ish-ministri i Jashtëm ka marrë një shumë të tillë për ta njohur Kosovën.

Më tutje, mocioni i paraqitur në parlamentin e këtij shteti citon edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes të cilave ata pretendojnë se i njëjti ka pranuar se ka shpenzuar para për lobim në të mirë të rritjes së numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Sipas mocionit, fakti që për këtë çështje nuk është kryer hetim i plotë, duhet të rikthehet në vëmendje të parlamentit të Maldiveve dhe qytetarëve të këtij vendi.

Madje kërkesat e parashtruara në këtë mocion shkojnë edhe më tutje ; aty kërkohet që të rishikohet vendimi për njohjen e Kosovës, nëse një veprim i tillë është ndërmarrë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Thaçi: BE-ja po shpërblen shantazhuesit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”, si panelist kryesor ka folur për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para shumë përfaqësuesve shtetërorë të SHBA-së, BE-së dhe shoqërisë civile, presidenti Thaçi ka thënë se po shohim se BE-ja ka standarde të dyfishta.

“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzojmë procesin, kurse tash taksa po përdoret për ta kushtëzuar dialogun.

“Si të lëvizim përpara? Nga eksperienca në procese deri më tash dua t’i përmend dy gjëra. E para, uniteti i shteteve të Kuintit, i cili është kyç që të vazhdojmë përpara me procesin. Dhe e dyta, koordinim i plotë SHBA dhe BE, edhe pse as ky koordinim nuk bën shumë punë kur vende të Bashkimit Evropian nuk lodhen se çka vendos BE. Disa prej tyre, madje shkaktojnë edhe shumë konfuzion në shtetet tona, si tek politikanët, ashtu dhe te qytetarët”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se këto janë kushtet për ta rinisur procesin dhe për arritjen e marrëveshjes finale, derisa dialogu dhe marrëveshja përfundimtare, sipas tij, nuk kanë alternativë për stabilitetin e Ballkanit.

 

Agim Veliu nuk tregon nëse do të nënshkruhet sot marrëveshja VV-LDK, thotë se ka ende çështje për të diskutuar

Periskopi.com Lajme

Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe tek varri i tij.

Pas homazheve, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka folur edhe për çështjen e nënshkrimit të koalicionit me LVV-në, e cila pritet që të ndodhë sot.

Veliu ka thënë se bisedimet janë ende duke vazhduar, dhe se akoma kanë çështje për t’u diskutuar.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje”, ka deklaruar Veliu.

Flet i mbijetuari i tërmetit: Mendova se i humba shpresat

Periskopi.com Lajme

24 vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për Open momentet e ferrit pas tërmetit.

“Në momentin që rashë isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe më shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty, Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tregoi Klajdi.

Kujtojmë se pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

Qato u dërgua për në spital që të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Operacioni u zhvillua nga bashkëpunimi mes ekipeve shqiptare dhe greke të kërkim shpëtimit.

Finalizimi i këtij operacioni të gjatë gëzoi anëtarët e ekipeve të shpëtimit dhe qytetarët që ndodhën në vendngjarje në Thumanë.

 

Cakaj flet me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me situatën në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se gjatë ditës së sotshme ka biseduar me të gjithë Ministrat e Jashtëm të BE-së për gjendjen momentale në Shqipëri.

Cakaj tha se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Sot zhvilluam një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend 🇪🇺🇦🇱!

Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij 🤝!

Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë!

Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme 🙏!

 

Flet familjari i gjashtë anëtarëve që vdiqën në Thumanë: Ata vendosën së bashku që të ndërtojnë një jetë të re, por Zoti i paska dashur më shumë dhe i morri për vete

Periskopi.com Lajme

Mëngjesin e së martës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm ku si pasojë shumë persona humbën jetën. Njëra ndër ngjarjet më tragjike në këtë fatkeqësi natyrore, është vdekja e gjashtë anëtarëve të familjes Cara.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, familjari i viktimave Isuf Cara ka treguar se nipi i tij, Albert Cara, i cili i ka mbijetuar nga kjo tragjedi, tani ndodhet për trajtim në Itali dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka qenë një fatkeqësi natyrore që na e ka shkulur shpirtin. Ishte një ndërtesë pesë katëshe ku në katin e parë kisha përfaqësuesit e xhaxhait; ndërsa në katin e gjashtë kisha djalin e xhaxhait – Zoti na i fali dy fëmijë dhe na i mori shtatë”.

“Në momentin që ka ndodhur tërmeti ne kemi kontaktuar me të afërmit tonë. Të gjithë ne i telefononim Albertit i cili ndodhet për trajtim në Itali. Kishte 50 vjet që xhaxhai qëndronte në banesë. Ka qenë një tërmet që nuk mbahet mend në Thumanë – një tërmet që është shoqëruar me mijëra të tjera”.

“Unë kisha një komunikim me ministren e Shëndetësisë e cila më tha se kanë bërë përpjekjet maksimale për ta shpëtuar Albertin. Pasi ai ka arritur në Itali, stafi i mjekimit atje na ka dhënë shpresë që do ta bëjnë një trajtim shumë profesional”.

“Almiri (26 vjeçar) ka qenë i fejuar me një vajzë nga Korça. Ata vendosën së bashku që të ndërtojnë një jetë të re, por Zoti i paska dashur më shumë dhe i morri për vete”.

“Kur janë bërë gërmimet, pothuajse se e gjithë familja ka qenë e lidhur. Ndërsa për shpëtimin e Albertit, ka qenë puna e jashtëzakonshme e punës së Ushtrisë së Kosovës dhe ne u jemi mirënjohës atyre tërë jetën”.

“Unë mund të them se ndihma e parë dhe më e vyer ka qenë komuniteti dhe banorët e zonës së Thumanës. Ka qenë një interesim i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve tjera.

Kujtojmë se nga familja Cara humbën jetën Almiri 26 vjeçar, Erisa 25 vjeçare, Hasani 18 vjeçar, Fatmira 53 vjeçare, Sadajana 21 vjeçare dhe Anthi 72 vjeç.

Kryetari i Gjilanit shpreh ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve gjilanas në Durrës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri iu ka shprehur ngushëllime familjareve për humbjen e jetës së dy vëllezërve nga Gjilani të cilët ishin viktima të tërmetit në Shqipëri, shkruan Periskopi.

Shemsi e Isa Abazi u gjetën nën rrënojat e një hoteli në Durrës, ndërsa lajmin e kishte konfirmuar më parë ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Postimi i plotë i Hazirit në facebook:

Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!

Berisha: PDK-ja do të jetë opozitë konstruktive

Periskopi.com Lajme

Janë bërë më shumë se 6 javë nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende nuk ka certifikim të rezultateve. Kjo për shkak të disa parregullsive që u evidentuan gjatë procesit të numërimit. Por edhe problemeve në formularët e prodhuar nga KQZ-ja.

E krejt këto kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha, po i vlerëson si elemente që lënduan tërë procesin zgjedhor.

Në një intervistë për EkonomiaOnline, Berisha thotë se institucionet e dala si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit nga një proces i tillë i deformuar nuk do të jenë kredibile.

“Procesi i numërimit, pastaj gjetjet të cilat janë prezantuar vet nga kryetarja e KQZ-së znj. Daka, flasin për një proces të penalizuar, ngase ato që ajo ka adresuar, qofshin formularët e prodhuar gabim, qofshin veprimet e komisionerëve që kanë dëmtuar shumë vota. 40 mijë vota pothuajse janë votat e një partie më kalua pragun, por edhe qofshin veprimet e liderëve lokalë, të degëve të partive ndryshme, organizimin e komisionerëve për dëmtimin e votës, si elemente të penalizuara atëherë e sjellin në pikëpyetje edhe vet kredibilitetin e institucioneve që do të ndërtohen nga këto zgjedhje”, thotë si.

Pavarësisht ngjarjeve që ndodhen gjatë procesit të numërimit e rinumërimit, Hyseni thotë se partia nga ai vjen dëshiron që sa më shpejt të themelohen institucionet e reja.Dhe për këtë thotë se nëse VV-së dhe LDK-së u duhet vota e tyre janë të gatshëm t’ia japin.

“Ne si subjekt kemi qëndrimin tonë në qoftë se vjen të ngërçi për numër simbolik votash brenda parlamentit, kryetari i PDK-së ka deklaruar se nëse vjen për një votë unë do të përkrah vetëm bëni institucionet. Unë personalisht mendoj se këto institucione duhet të bëhen. Do të provojmë të jemi opozitë konstruktive, ta mbështesim procesin politik në të gjitha temat e përbashkëta që janë të hapura për tërë Kosovën dhe kuptohet të bëjmë politikë opozitare ndaj temave që kanë të bëjnë me mirëqenien dhe çështje tjera të mirëqenies së qytetarëve brenda Kosovës”, thotë ai.

Berisha paralajmëroi se do të qëndrojnë stoik në respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe se do të përkrahin vetëm një marrëveshje të mundshme me Serbinë, e cila garanton kufijtë me të cilët Kosova u njoh nga më shumë se 100 shtete të botës.

Thotë se tendenca për korrigjim kufijsh qon në zhvillime të papritura në tërë Ballkanin.

“Bisedimet me Serbinë me objektivin që të ketë ndryshim kufijsh, korrigjime, shkëmbime, etj, tema që janë lansuar si thashetheme publike, përderisa për këto nuk ka një qëndrim të prerë të ShBA-së që janë sponsor i luftës, lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Unë i konsideroj të gjitha këto tendenca për ta devijuar Kosovën nga kompromisi i madh që ka arritur për Kosovën shtet të pavarur me diçka që do ta zhbënte Kosovën si shtet. Pastaj hapja e këtyre temave, do ta qojë edhe regjionin në zhvillime të tjera që nuk do të kursejnë më asnjë vend të fqinjëve të shqiptarëve”, thotë ai.

Ish-komandanti i luftës së Koshares, në këtë intervistë për EkonomiaOnline ka komentuar edhe nismën e vendeve fqinje për formimin e një platforme të quajtur Mini-shengen.Ai këtë ide po e konsideron të rrezikshme dhe në dëm të Kosovës.

“Tendenca për të krijuar union të rinj shtetesh që po e quajnë tani mini-shengen, janë një revansh ndaj mbylljes që e deklaroi presidenti francez Macron. Shtetet nismëtare të këtij mini-shengeni duke dështuar të përmbushin obligimet standardet me të cilat mund të jenë pjesë e Evropës hapën një temë të re tash të krijimit të një mini-shengeni i cili do të përfshinte vendet e rajonit përfshirë edhe Kosovën”, thotë ai.

Berisha thotë se pa njohjen nga Serbia, përfaqësimi i Kosovës në këtë platformë është e pamundur dhe për këtë po e fajëson edhe kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

“Kosova dhe Serbia ta rregullojnë raportin shtetëror në mes vete pra Serbia duhet ta njoh Kosovën si shtet ose Kosova duhet të heq dorë nga shtetësia e vet dhe t’i bashkohet Serbisë ose Shqipërisë përndryshe nuk ka shanse të jetë palë nënshkruese në një kohë që ajo nuk e njeh fare si shtet dhe e ka si pjesë të vetën, dhe një fazë që po e prezantojnë dhe që mund të jetë edhe fiktive Kosova nuk figuron fare dhe del kryeministri i Shqipërisë dhe na flet me teorinë e domateve se si Kosova duhet të jetë dhe si Kosova po vet izolohet”, thotë ai.

Mini-shengeni po kundërshtohet nga të gjithë liderët politikë në vend.

Guardiola flet për lëndimin e Agueros në ndeshjen ndaj Chelsea

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi u lëndua në ndeshjen kundër Chelsea pas një përplasje me Reece James.

Pas këtij lëndimi Aguero u detyrua që të largohet nga fusha dhe pas përfundimit të lojës për lëndimin e tij foli edhe Guardiola i cili tha ‘Ne do ta shohim lëndimin nesër. Nuk duket mirë, Duket lëndim muskulor’.

Manchester City fitoi me rezultat 2-1 në ndeshjen kundër Chelsea.

Gjini: Qeveria Kurti me probleme serioze

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur në një intervistë për lajmi.net për komunën që udhëheq, partinë e tij dhe zgjedhjet nacionale.

Gjini është shprehur se në mandatin e tij gati dy vjeçar deri më tani në Gjakovë është dyfishuar vëllimi i punës dhe janë rritur investimet kapitale dhe se vëllimi i prokurorimit është rritur 500 për qind.

Gjini ka numëruar disa nga sukseset e tij në udhëheqjen me Komunën e Gjakovës dhe ka përmendur edhe projekte të cilat janë nisur në Komunën e Gjakovës.

Ai po ashtu ka folur edhe rreth zgjedhjeve nacionale dhe rezultatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje duke shpjeguar se pse të gjithë deputetët e kësaj partie vijnë nga rrafshi i Dukagjinit.

Çfarë thotë Gjini për heqjen dorë nga posti i deputetit të Ramush Haradinajt, autostradën e Dukagjinit dhe qeverinë e re mund ta ndiqni në intervistën e plotë më poshtë:

Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa u betua në kokën e fëmijëve që nuk ka ambicie për kryetar të LDK-së

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur në RTV Dukagjini për Isa Mustafën, saktësisht për kohën kur sipas Sejdiut, Mustafa ka punuar krahas çështjeve financiare edhe në mobilizim të njerëzve kundër tij, shkruan Periskopi.

Ai tha se në lidhje me fjalët që qarkullonin për ambiciet e Isa Mustafës për tu bërë kryetar i LDK-së, ai e ka ftuar atë në kabinet dhe e ka pyetur, ndërsa Mustafa ishte betuar në kokën e fëmijëve të tij, s enuk kishte ambicie të tilla.

“Mustafa ka punuar në çështjen e financave, por se ka punuar në një kohë në diçka tjetër unë nuk e kam hetuar. Atë njeri e kam thirr tri herë në kabinetin tim për fjalët se mund të ketë ambicie të drejtpërdrejtë. Është betuar në kokën e fëmijëve të vet që nuk është i interesuar. Problemi është që është udhëheqë nga ai që i ka mobilizuar kundër meje. Është një orkestër që është bërë edhe nga struktura jashtë parisë dhe parti tjera. Ka qenë edhe ofanziva e madhe edhe e komunikimit publik”, tha Sejdiu. /PERISKOPI

 

Vjen reagimi i Ronela Hajatit ndaj ‘thumbave’ të Samantës

Periskopi.com Showbiz

Më në fund këngëtarja ka reaguar. Javën e kaluar Samanta shpërtheu në Instastory me disa fjalë kundër Young Zerkën dhe Ronela Hajatin.

Pasi Young Zerka tha se Samanta nuk e meriton famën, kjo e fundit shpërtheu përmes një statusi ku shprehej:

“O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”.

Këtë herë është radha e Ronelës të reagojë dhe sigurisht që do ta bëjë të shtunën, e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”.

Ajo shprehet “Ma keni bërë Samantën si dashnore!” dhe me siguri u referohet lajmeve për sherrin.

Ronela dhe Samanta kanë qenë shoqe të ngushta dhe ende nuk dihet shkaku që prishi miqësinë e tyre.

Isa Mustafa flet për mandatarin, thotë se duhet të pritet certifikimi i zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ende po e sheh të mundshëm një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje pavarësisht se dy ditë më parë e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’arrin një marrëveshje me Albin Kurtin.

Në një përgjigje me shkrim për Express, Shefi i partisë së dytë në Kosovë, ka thënë se po e pret certifikimin e zgjedhjeve për të lidhur koalicion me partinë fituese.

“… vetëm pas certifikimit qartësohet se kush e ka të drejtën e mandatarit. Deri te certifikimi po punojmë me VV’në për të harmonizuar programin qeverisës për një koalicion të mundshëm”, thotë Mustafa.

Dy ditë më parë lideri i LDK’së e la mundësinë e kalimit në opozitë nëse s’pajtohen me Vetëvendosjen për programin qeverisës dhe pozitat shtetërore.

Por, tash Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur përfundon procesi zgjedhor edhe në KQZ.

“Derisa çdo ditë numërohen e rinumërohen vota dhe nuk ndalet vargoni i votave nga jashtë Kosova edhe një muaj dite pas përfundimit te zgjedhjeve, natyrisht se si pasojë prolongohet mundësia e koalicionit”, theksoi Mustafa.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur takimet për të harmonizuar programet qeverisëse pavarësisht se zgjedhjet nuk janë certifikuar. Janë marrë vesh për Qeverinë me 12 ministri e 26 zëvendësministra. Por, ende s’kanë folur për pozitat dhe ndarjen e Ministrive.

Isa Mustafa thotë se gjithçka sqarohet kur të dihet fituesi dhe deputetët e legjislaturës së VII.

“Duhet, të gjithë, ta kemi të qartë se marrëveshje për koalicion nuk mund të ketë pa certifikimin e rezultateve. Sepse, vetëm atëherë dihet zyrtarisht se kush nga partitë apo koalicionet sa deputetë ka dhe kush janë deputetët”, ka thënë Mustafa të dielën për Express.

Është raportuar se LDK po synon të marrë Kryetarin e Parlamentit, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Lidhja Demokratike e Kosovës prej vitit 2004 asnjëherë s’ka dalë fituese e zgjedhjeve. Gjithmonë ka dalë e dyta.

Para zgjedhjeve, LDK dhe VV kishin bërë marrëveshje të pashkruar se kush del i pari do të udhëheq me Qeverinë. Këtij zotimi i janë përmbajtur edhe pas zgjedhjeve.

Megjithëkëtë, Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri, në dy ditë e fundit, ka lëshuar deklarata se Kryeministri i ri kalon nëpër zyrat e partisë së tij.

Madje, sot, në FB, ka shkruar se mund të shkohet edhe në zgjedhje të reja.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV ka dalë e para me rreth 25 për qind të votave pasur nga LDK dhe e treta PDK. Partia e katër ka dalë AAK’ja. Ende s’dihet nëse NISMA e Limajt e ka kaluar apo jo pragun zgjedhor.

Policia jep detaje për vjedhjen që ndodhi pas mesnate në një qendër tregtare në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një vjedhje pas mesnate ka ndodhur në qytetin e Prishtinës, saktësisht në lagjen ‘Tophane’ .

Bëhet fjalë për një qendër tregtare, e cila është sulmuar nga hajnat rreth orës 03:00.

Rreth këtij rasti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se kanë nisur hetimet.

“Në Prishtinë në rrugën Lidhja e Prizrenit ne një biznes është raportuar një rast vjedhje, Policia ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr veprimet fillestare përderisa njësitet tjera te krim teknikes do te kryejnë shikimin e vendit sipas procedurave. Pas përfundimit te hetimeve dhe procedurave tjera lidhur me rast do te njoftoheni me kohë.”, u shprehë Hoxha.

Berisha thotë se duhet ende shumë kohë për transformimin e FSK-së në ushtri

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rustem Berisha, ka folur për tranzicionin e FSK-së në Ushtri dhe raportet me faktorin ndërkombëtarë pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.

Ministri Berisha tha tranzicioni i FSK-së nuk mund të bëhet në një afat më të shkurtët se që është paraparë.

“Janë shumë faktorë që ndikojnë, nuk është vetëm koha. Kemi të bëjmë me personelin, përgatitjen në blerjen e armatimit, ngritjeve të kapaciteteve mbrojtëse. Ky plan që është i paraparë është i analizuar dhe i studiuar mirë, dhe i paraparë në detaje si dhe i harmonizuar në buxhetin që do ta kemi që mos të jemi barrë e buxhetit të Kosovës. Plani i rekrutimit është i paraparë. 2500 aktiv do t’i kem në të ardhmen brenda afatit 10 vjeçar, 5 mijë aktiv nga 800 rezervë do ti kemi 3 mijë rezervë. Gjitha këto edhe për përgatitje për trajnime të ndryshme kërkohet kohë. Ne jemi të përkushtuar tani për tani, duhet të vazhdojmë me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit që çdo aktivitet që përfundohet të jetë mirë i analizuar i studiuar dhe të jetë afatgjatë. Çdo kapacitet që ndërtohet të jetë me standarde të NATO-s”, tha Berisha.

Ai ka hedhur poshtë zërat se marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë janë zbehur pas vendosjes së taksës.

Ministri Berisha ka thënë se kjo ka qenë retorikë e disa liderëve politikë duke përmendur edhe zërat se mosheqja e taksës mund të ndikojnë në mbylljen e Bondsteelit.

“Kjo ka qenë më shumë retorikë politike e disa liderëve të caktuar, kemi qenë dëshmitarë që ka pasur  zëra që edhe Bondsteel do të tërhiqet nga këtu nëse nuk hiqet taksa. Por këto janë garë politike të disa individëve se sa që ka diçka realitet sepse Bondsteel nuk funksionin mbi bazën e politikave ditore, por kanë plane afatgjate. Nuk marrin vendime të analizuara të pamatura. Nuk ka pasur asnjë zbehje në kuptimin e bashkëpunimit. SHBA e kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm sidomos me gardën LOËA-s, mbi 100 aktivitete bilaterale i kemi në bashkëpunim mes FSK-LOËA-s. Ne çdo herë kur kemi biseduar me shtetet tjera e kemi marrë gardën e LOËA-s se duhet të rrisim bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve”, ka thënë Berisha për Ekonomia Online.

Duke folur për tranzicionin e FSK-së, ministri tha se janë në fazën e parë dhe ajo që vlenë të theksohet sipas tij është se të gjitha të arriturat dhe aktivitetet që kanë qenë të planifikuara të realizohen në fazën e parë sidomos në vitin e parë të fazës së parë të planit gjithëpërfshirës të fazës së tranzicionit janë në përfundim e sipër.

“Liderët politikë bënë garë politike, raportet me miqtë ndërkombëtarë nuk janë zbehur dhe Ministria e Mbrojtjes që nga data kur kanë hyrë ligjet në fuqi kanë vazhduar me progresin në ngritjen e kapaciteteve të tyre sidomos në këtë fazë kemi pasur disa të arritura që kanë të bëjnë me akte nënligjore diku prej 28 akteve në rregullore, 11 prej tyre kanë qenë prioritet dhe pothuajse të gjitha janë përfunduar sipas afateve kohore që kanë qenë të parapara në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”.

“Janë miratuar simbolet, gradat e oficerëve, nënoficerëve, flamujt, rregullorja e riorganizimit të brendshëm të ministrisë dhe FSK-së, përshkrimi i detyrave, targat e FSK-së dhe shumë e shumë aktivitete tjera, por tani në përmbyllje të kësaj vlen të theksohet se ne diku 95 për qind edhe strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe FSK-së e kemi riorganizimin sipas organogramit apo strukturës së re që është miratuar nga Qeveria e Kosovës, ditën e Forcës kur do të jetë me 27 besoj që edhe rreshtimi i njësive do të jetë sipas strukturës apo organogramit të ri”.