Florent Hasani prezantohet te klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani, ka kompletuar transferimin te Hapoel Kfar Saba.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi izraelit, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, duke mos zbuluar më shumë detaje nga marrëveshja.

23 vjeçari te Kosova ka regjistruar tetë paraqitje dhe ka shënuar një gol.

Futbollisti nga Vushtrria së fundmi ishte pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyor, atje ku për tre sezone shënoi 13 gola dhe 7 asistime.

Hapoel Kfar Saba bën gara në elitën e futbollit të Izraelit.

Florent Hasani largohet nga Diosgyori, së shpejti zyrtarizohet te klubi i ri

Periskopi.com Sporti

Florent Hasani është larguar nga skuadra Diosgyori VTK dhe së shpejti pritet të mësohet klubi i tij i ri.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi hungarez përmes një njoftimi në rrjetet sociale duke e falënderuar mesfushorin e Kosovës.

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin! Të urojmë shumë fat në karrierën e mëtutjeshme!”, thuhet në njoftimin e Diosgyorit në Facebook.

Hasani iu bashkua ekipit të Diosgyorit në janar të vitit 2018 dhe që atëherë ka regjistruar 91 paraqitje duke shënuar 10 gola.

Klubi izraelit, Hapoel Kfar Saba, përmendet si destinacion i ardhshëm i mesfushorit të ekipit tonë përfaqësues.

Spektakolare: Florent Hasani shënoi një prej golave më të bukur në karrierë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kosovës, Florent Hasani ka shënuar një gol shumë të bukur mbrëmë në kampionatin Hungarez.

Hasani shënoi golin e parë të Diosgyorit, që në udhëtim fitoi ndaj Honvedit me rezultatin e thellë, 4:0.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të kampionatit hungarez.

Hasani shënoi për 1:0 në minutën e 46-të.

Ai realizoi me goditje mjeshtërore nga rreth 25 metra largësi.

Ishte goli i tretë i Hasanit këtë edicion dhe përfundimisht një prej golave të tij më të bukur.

Hasani: Kënaqësi të grumbullohem me Kombëtaren, gati për dy sfidat e radhës

Periskopi.com Sporti

Hasani është gati për ndeshjet kundër Çekisë dhe Anglisë

Me 14 nëntor dhe 17 nëntor, Kosova do t’i zhvillojë dy ‘finale’, kundër Çekisë në udhëtim dhe kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Nga këto dy ndeshje Kosova do të kërkojë katër pikë, për të bërë ëndrrën realitet, kualifikimin në “Euro 2020”.

Djelmoshat e “Dardanëve” janë gati për këto dy takime. Të paktën kështu thotë mesfushori i ri, Florent Hasani.

“Gjithmonë kënaqësi t’i kthehem grumbullimit me kombëtaren e Kosovës. Gati për dy sfidat e radhës”, tha Florent Hasani.

Hasani: I lumtur që përfaqësoj këtë vend, të bëhemi gati për betejën e radhës

Periskopi.com Sporti

Florent Hasani ka kërkuar nga futbollistët e Kosovës që gjithë vëmendjen tani të bartin te ndeshja e së hënës, Malin e Zi.

Pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Malin e Zi, Kosova ka zhvilluar miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e mposhtën me rezultat minimal 1-0 Gjibraltarin.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani, në pjesën e dytë.

I lumtur që përfaqësoj këtë vend dhe që mu dha mundësia të shënoj golin tim të parë në stadiumin mitik “Fadil Vokrri”. Ju falënderoj për mbështetjen që na dhuruat sot duke mbushur shkallët e stadiumit. Sfida tjetër, Mali i Zi. Të bëhemi gati për betejën e radhës. Forca Kosova”, ka shkruar lojtari në llogarinë personale në Facebook.

Flet realizatori i golit: Nuk e nënçmuam kundërshtarin

Periskopi.com Sporti

Florent Hasani shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Kosovës kundër Gjibraltarit në miqësoren që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Hasani shënoi në minutën e 69-të pas asistimit të Leart Paqaradës nga krahu i majtë, derisa pritej një fitore shumë më e thellë e “Dardanëve”, raporton Periskopi.

Pas ndeshjes, Hasani ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e dinin se nuk do të ishte ndeshje e lehtë.

“E kemi ditë që do të jetë ndeshje e vështirë, nuk e kemi nënçmuar kundërshtarin. Sa i përket golit jam shumë i gëzuar, kam dashur ti ndihmoj skuadrës por goli ishte i mirëseardhur”, ishin fjalët e Hasanit për Supersport Kosova.

Kujtojmë se më 14 tetor, Kosova luan kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020”. /Periskopi.com/

Më në fund zhbllokohen shifrat, vjen goli i shumëpritur i Kosovës

Periskopi.com Sporti

Rezervisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani ka shënuar në minutën e 69-të për t’i kaluar “Dardanët” në epërsi në miqësoren kundër Gjibraltarit.

Ishte Leart Paqarada ai që me një pasim brilant nga krahu i majtë gjeti në zonë Hasanin, i cili nuk gaboi nga afërsia dhe shënoi golin e parë në karrierë me Kombëtaren. /Periskopi.com/

Hapet tregu i transfereve: Lojtarët e Kosovës të kërkuar nga e gjithë Evropa (Lista)

Periskopi.com Sporti

Vera po afron dhe shumë prej lojtarëve të Kosovës tashmë janë në listën e dëshirave të shumë prej skuadrave të mëdha evropiane. Me ardhjen e Florent Hadërgjonajt, Kosova u rrit në tregun e transferimeve për 7 milionë Euro, dhe me largimin e ekipit të tij, Huddersfield Townit nga Premier Liga, edhe ai mund të ndërrojë ekipin.

Më i përfoluri aktualisht është Vedat Muriqi i cili pritet të kalojë nga Rizespori te gjiganti turk, Fenerbahçe. Aktualisht Muriqi ka shënuar 17 gola në Superligën e Turqisë duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë. Vlera e 25 vjeçarit në treg është 1,5 milionë Euro, shkruan Periskopi.

Kësisoj, po e nisim me lojtarët tanë filluar nga lojtarët më të lirë në treg.

Visar Bekaj | Vlera është 200 mijë Euro | Luan për Prishtinën | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Ndonjë nga ekipet e Superligës së Shqipërisë | I kontaktuar nga Periskopi ai ka thënë se deri më 30 qershor të mbetet te nënkampioni i Kosovës | Sezon mesatar 6/10 | 

Ylldren Ibrahimaj I Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Viking [Norvegji, kategoria I] |23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Stromgodset [Norvegji, kategoria I] | Sezon mbimesatar 7.5/10 |

Anel Rashkaj | Vlera është 300 mijë Euro | Luan për Eskilstunan [Suedi, Kategoria II – E promovuar në Kategoria I] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojëSezon nënmesatar 5.5/10 |

Florent Hasani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Diosgyorin [Hungari, Kategoria I] | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Valon Berisha | Vlera e tij është 7,5 milionë Euro | Luan për Lazion në Itali | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Red Bull Salzburg, Cagliari, Bologna; | Sezon i dobët 4.5/10 |

Hekuran Kryeziu | Vlera është 1,75 milionë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; |Sezon mbimesatar 7/10 |

Fidan Aliti | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Kalmarin në Suedi | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6.5/10 |

Herolind Shala | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Valerengan në Norvegji | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mesatar 6/10 | 

Samir Ujkani | Vlera është 400 mijë Euro | Luan për Rizesporin në Turqi | 30 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Livorno, Salernitana; Sezon tepër i dobët 1,5/10 | 

Atdhe Nuhiu | Vlera është 500 mijë Euro | Luan për Sheffield Wednesday në Angli [Kategoria II] | 29 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Zurich; Sezon i dobët 4/10 | 

Elba Rashani | Vlera është 600 mijë Euro | Luan për Odd | 26 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon nënmesatar 4.5/10 | 

Ibrahim Dresevic | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Heerenveen | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë;Sezon mbimesatar 6.5/10 | 

Besar Halimi | Vlera është 700 mijë Euro | Luan për Brondbyn në Danimarkë | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; | Sezon mestar 4/10 | 

Mirlind Kryeziu | Vlera është 750 mijë Euro | Luan për Zurichun në Zvicër | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Young Boys;  Sezon mahnitës 8/10 |

Mërgim Vojvoda | Vlera është 850 mijë Euro | Luan për Mouscronin në Belgjikë | 24 vjeçar | I transferuar te Standard de Liege; Sezon mahnitës 8/10

Leart Paqarada | Vlera është 900 mijë Euro | Luan për Sandhausenin në Gjermani [Kategoria II] 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Union Berlin; Sezon mesatar 6/10;

Arijanet Muriq | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Manchester Cityn | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Preston North End; Wigan Athletic; Sezon mbimesatar 7/10;

Shkëlqim Demhasaj | Vlera është 1 milion Euro | Luan për Luzernin | 23 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Thun, St.Gallen; Sezon mbimesatar 7/10; 

Vedat Muriqi | Vlera është 1,25 milion Euro | Luan për Rizesporin | 25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fenerbahçe, Real Betis; Sezon mahnitës 9/10;

Edon Zhegrova | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Baselin [i huazuar nga Genku] | 20 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Standard de Liege; Sezon i dobët 3/10;

Amir Rrahmani | Vlera është 1,50 milion Euro | Luan për Dinamo Zagrebin |25 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mbimesatar 7.5/10;

Benjamin Kololli | Vlera është 2.75 milion Euro | Luan për Zurichun | 27 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Leeds United, Sheffield Wednesday, Bristol City; Sezon mahnitës 8/10;

Idriz Voca | Vlera është 3 milion Euro | Luan për Luzernin |22 vjeçar |  Transferimi i mundshëm: Basel, Hannover 96; Sezon mbimestar 7.5/10

Bersant Celina | Vlera është 3,5 milion Euro | Luan për Swansea Cityn | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Blackburn Rovers, Newcastle United; Sezon mesatar 6.5/10; 

Arbër Zeneli | Vlera është 6 milion Euro | Luan për Reims në Ligue 1 të Francës | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Pritet të qëndrojë; Sezon mesatar 6/10

Milot Rashica | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Werder Bremenin | 22 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Crystal Palace, Ajax, Borussia Monchengladbach, Lille; Sezon mahnitës 10/10

Florent Hadërgjonaj | Vlera është 7 milion Euro | Luan për Huddersfield Town | 24 vjeçar | Transferimi i mundshëm: Fulham, Basel.  Sezon i dobët 3/10/Periskopi

Shikoni golin e çmendur të yllit kosovar në stilin e Leo Messit

Periskopi.com Sporti

Florent Hasani është duke shkëlqyer me fanellën e Diosgyor dhe fundjavën që lamë pas ai shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur

Diosgyor fitoi me rezultat të pastër 3-0 ndaj Ujpestit në ndeshjen e vlefshme për kampionatin hungarez, me Hasanin që realizoi golin e tretë për skuadrën, shkruan Periskopi.

Ylli kosovar pranoi një top në pjesëfushën e tij dhe u nisë i vetëm për të dribluar dy kundërshtarë dhe më pas për ta mposhtur edhe portierin.

Ky ishte njëri nga golat më të bukur të kësaj jave në kampionatin hungarez, derisa Hasani këtë edicion në 31 ndeshje ka tundur rrjetën në shtatë herë. /Periskopi/

Nuk kanë të ndalur yjet kosovarë në Evropë – Florent Hasani bombardon portën në Hungari

Periskopi.com Sporti

Futbollistët kosovarë nuk po ndalen së dhuruar spektakël e gola javë pas jave.

Florent Hasani shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në ndeshjen e djeshme mes Diosgyorit dhe Vidit në Hungari, shkruan Periskopi.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Hasani lanson një goditje thjesht të pandalshme nga distanca, duke mos i lënë asnjë gjasë për ta pritur portierit kundërshtar.

Në fund, Hasani ndihmoi skuadrën e tij (Diosgyorin) të regjistronte një fitore 2-1, për t’i mbajtur shpresat gjallë për mbijetesë në kampionatin hungarez.

Në 30 paraqitje për skuadrën hungareze në ligë dhe Kupë, Hasani ka shënuar shtatë gola, derisa ka kontribuar edhe me tri asistime. /Periskopi.com/

Ish-lojtari i Trepçës ’89 me një raketë vendos derbin në Hungari

Periskopi.com Sporti

Ylli i Kombëtares së Kosovës U-21, Florent Hasani është duke shkëlqyer me ekipin e tij, Diosgyori VTK.

Hasani ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores ndaj skuadrës Debrecen.

Goditja e fuqishme e kosovarit erdhi në minutën e 37-të.

Vlen të theksohet se Hasani kishte bërë një hap të madh në karrierën e tij në vitin 2017, duke kaluar nga Trepca ’89 te Diosgyor VTK./Periskopi/