Harrojeni Zhegrovën e Rashicën – lojtari që pritet t’i bashkohet Kosovës është nivel tjetër

Periskopi.com Sporti

I pari i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi e ka konfirmuar se fundmi se Florent Muslija është futbollisti i parë që pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në të ardhmen e afërt.

Muslija është pjesë e klubit gjerman Hannover 96, ku luan në pozitën e mesfushorit anësor dhe jo vetëm, shkruan Periskopi.

Ai muajin tjetër mbush 21-vjet, është i gjatë 1.72m dhe në të kaluarën kishte përfaqësuar Kombëtaren U20 të Gjermanisë, për të cilën ka bërë tri paraqitje.

Sidoqoftë, në videon e mëposhtme mund t’i shihni aftësitë impresive të tij në fushën e lojës.

Ai duket mjaft i lëvizshëm, derisa ndryshimi i shpejtësisë duket të jetë një prej pikave më të forta të tij. /Periskopi.com/