UEFA e tronditur me rastin e Florjana Ismailit

Periskopi.com Sporti

Florijana Ismaili dje është gjetur e mbytur në liqenin ku ishte zhdukur dit më parë.

Shumë personalitet të shumta kanë reaguar me rastin e vdekjes së saj, duke filluar nga futbollistë, klube të mëdha evropiane, Federata të Futbollit, e së fundi ka reaguar edhe UEFA.

Klubi i saj i zemrës, Young Boys shkroi: “ Ne gjithmonë do ta kujtojmë Florijanën me dashuri të madhe”.

Ndërsa edhe presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka thënë se UEFA dhe komuniteti evropian i futbolli është thellësisht i tronditur me këtë rast.

“UEFA dhe komuniteti evropian i futbollit është thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e Florijana Ismaili dhe ndan dhimbjen e saj më të thellë me familjen dhe miqtë e saj në këtë moment të trishtuar”, tha presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Kujtojmë që Florijana ishte kapitene e skuadrës së Young Boysit si dhe luante për kombëtaren e Zvicrës.

Veseli ngushëllon familjen e Floriana Ismailit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Ismaili, miqtë dhe sportdashësit, pas gjetjes së trupit të pa jetë të Floriana Ismailit.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Como në Itali, ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar.

Ja si reaguan mediet botërore ndaj lajmit tragjik për vdekjen e Floriana Ismailit

Periskopi.com Sporti

Sot u konfirmua lajmi që i frikësoheshim të gjithë.

Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes kosovare Floriana Ismaili, në liqenin Como të Italisë.

Një robot zhytës, që u fut në përdorim nga ekipet e kërkimit, e ka gjetur trupin e Ismailit në thellësi 204 metra.

Medie të shumta të huaja kanë shkruar për vdekjen e futbollistes.

“’Të shokuar’ Florijana Ismaili konfirmohet e vdekur derisa trupi i futbollistes zvicerane u gjet pas aksidentit tragjik në aksidentin e liqenit Como”, ka shkruar e përditshmja angleze “The Sun”.

“Florijana Ismaili gjendet e mbytur në liqenin Cono”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Ndërkohë, “24heures.ch” shkruan: “U gjet trupi i Florijana Ismailit”.“Futbollistja e humbur e kombëtares zvicerane gjendet e vdekur”, ka raportuar “Sportbuzzer”. /Periskopi.com/

Tragjike: Gjendet trupi i pajetë i futbollistes kosovare

Periskopi.com Sporti

Zhytësit kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare Floriana Ismaili.

Gjetja, ashtu siç raporton Corriere di Como – u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso.

Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash.Në internet dhe në mediat sociale, ofertat e ndihmës janë shumëfishuar në orët e fundit, si dhe shprehjet e ngushëllimit ndaj familjes së 24-vjeçares. /Periskopi.com/

Haradinaj: Kosova është gati ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit.

Haradinaj ka bërë të ditur se i ka shkruar një letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ku i ka shprehur gatishmërinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të ndihmojë në gjetjen e futbollistes Floriana Ismaili, e cila është zhdukur në liqenin Como.

Ai ka theksuar se Kosova është e gatshme ta dërgojë FSK-në për gjetjen e futbollistes Ismaili e cila është raportuar e zhdukur nga dita e shtunë.

“I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar Haradinaj.

Futbollistja nga Kosova e lindur dhe rritur në Zvicër, është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali.