Refuzoi Shqipërinë për Greqinë, ja ku ka përfunduar tash futbollisti

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi i Shpresave, Fiorin Durmishaj, bëri një bujë të madhe me vendimin e marrë vitin e kaluar, teksa refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë, duke zgjedhur Greqinë, me pretendimin se do të bëhej një lojtar i madh në arenën Europiane.

Durmishaj

Por koha tregoi të kundërtën, teksa 23-vjeçari duket se nuk po gjen “paqe”. Pasi dështoi si i huazuar te Arisi, Durmishaj do të nisë një aventurë të re, kësaj herë me një skuadër të dorës së dytë si AEL Larisa. Sulmuesi iu bashkua ditën e djeshme skuadrës së re, si i huazuar nga Olimpiakosi, skuadër që disponon kartonin e 23-vjeçarit.