Ymeri-Konjufcës: Ideja për Fondin Sovran që po e shet sot Albin Kurti, ka qenë e imja

Periskopi.com Lajme

Visar Ymeri i PSD’së, sonte në Rubikon i ka thënë  Glauk Konjufcës se ideja për Fondin Sovran, që sot po  e përmend si pjesë të programit Albin Kurti, ka qenë e tij, transmeton Periskopi.

‘’Ideja e fondit Sovran ka qenë ide e përbashkët kur kam qenë unë kryetar në Vetëvendosje.  E kemi shkru si duhet. Dhe a e di si e kemi mendu. Zëvendësim për AKP’në o Glauk’’, ka thënë Ymeri

Konjufca: S’mundesh tash me marr atë ide. Është ide e Vetëvendosjes.

Ymeri: E keni shndërru Fondin Sovran zëvendësim me AKP’në.

Konjufca: As programin s’po ia kupton prej se je dalë prej VV’së.

Ymeri: S’është problem që kam dalë une.

Konjufca: Ti i ke mësu aty. E tash thua me dal që ideja është me mu. Është palidhje

Ymeri: Unë i kam mësu prej librave, e jo prej teje. Ideja i takon secilit. Ju po mësoni ide a? Modeli i shtetit zhvillimor i kemi mësu prej librave, jo prej njëri-tjetrit/PERISKOPI/