​Rifillon patrullimi i forcave amerikane në kufirin siriano-turk

Periskopi.com Lajme

Forcat amerikane patrulluan sot në një zonë në verilindje të Sirisë pranë kufirit turk, nga ku ishin larguar që prej tre javësh para një ofensive të Ankarasë, theksoi një korrespondent.

Pesë automjete të blinduara me flamujt amerikanë ndodheshin sot në mëngjes në fshatin al-Qahtaniyah, pavarësisht vullnetit të shfaqur nga Uashingtoni për t’u larguar nga ky rajon, kontrolli i të cilit është marrë përsipër nga regjimi i Damaskut dhe aleati rus.

Patrullimi amerikan ishte i shoqëruar nga luftëtarët kurdë të Forcave Demokratike siriane (FDS), aleate të SHBA-së në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik./ATSH/

Vriten 90 terroristë dhe 20 të tjerë plagosen nga forcat amerikane

Periskopi.com Lajme

Forcat amerikane dhe ato afgane kanë vrarë 90 terroristë kurse 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga forcat amerikane dhe ato afgane në Paktika.

Forcat afgane të sigurisë i kryenin operacionet në mbështetje nga forcat ajrore amerikane, transmeton Indeksonline.

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare Afgane tha që forcat e sgiurisë vranë të paktën 90 terroristë gjatë operacioneve dhe plagosën të paktën 20 të tjerë.