Çudi në futbollin e grave: ‘Plaka’ braziliane rinovon me PSG-në

Periskopi.com Sporti

Mesfushori brazilian Formiga ka nënshkruar zgjatjen e kontratës një vjeçare me ekipin e femrave të Paris St-Germain – në moshën 42 vjeçare.

Formiga shpreson të përfundojë karrierën e saj me një paraqitje të shtatë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020, të cilat janë zhvendosur në vitin 2021 për shkak të pandemisë koronavirus.

Ajo ka bërë 198 paraqitje për Brazilin dhe është futbollisti i parë që paraqitet në shtatë Kupat e Botës.

Formiga iu bashkua klubit francez nga skuadra braziliane Sao Jose në 2017.

PSG ishin të dytë, tre pikë pas Lyon, kur liga franceze u pezullua në mars.

U njoftua në prill që sezoni në Francë kishte përfunduar dhe asnjë ndeshje nuk do të zhvillohej në vend deri në shtator.