Edhe një rast për ta parë Formulën 1 Ferrari në Prishtinë

Periskopi.com Tech & Auto

Adhuruesit e Formulës ende e kanë rastin ta shohin Formulën 1 në Prishtinë. SHELL Kosova, që për herë të parë e solli Formulën 1 në Kosovë, me një organizim të jashtëzakonshëm që ka filluar nga data 17 korrik, ua ofron mundësinë ta shihni nga afër bolidin Ferrari edhe këtë të hënë dhe të martë.

Qytetarët do të kenë rastin që sot (të hënën) ta shohin Formulën në parkingun e Qendrës Tregtare “Royal Mall”, në Rrugën B, në Prishtinë.

Ndërsa, natën finale me Formulën 1 mund ta shijoni në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, këtë të martë.

Përveç bolidit të Ferrarit, qytetarët mund të garojnë edhe me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata.

Ky organizim nga SHELL Kosova, po realizohet me sloganin “Mbushe ndjenjën, Formula 1 Ferrari në qytetin tënd.”

Nga 17 korriku, kur edhe ka filluar ky organizim, karvani i SHELL ka vazhduar rrugën në qendrat kryesore të Kosovës, si në Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Podujevë, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, para se të përmbyllet me dy netët finale në Prishtinë.

SHELL tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të SHELL-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve.

SHELL Kosova sjell për herë të parë në Kosovë, Formula 1 Scuderia Ferrari

Periskopi.com Tech & Auto

SHELL për herë të parë në Kosovë po e sjellë Formulën 1 Ferrari me një organizim të jashtëzakonshëm që do të filloj nga data 17 korrik dhe do te zgjasë deri me 30 korrik ku karvani organizativ me shumë surpriza do të vizitoi të gjitha qytetet e Kosovës.

Qytetarët do të kenë rastin të shohin nga afër bolidin e Ferrarit, të garojnë me simulatorin e formulës si dhe të fitojnë shumë dhurata te veçanta.Ky organizim i veçantë do te realizohet me sloganin ” Mbushe ndjenjën, Formula 1 FERRARI NË QYTETIN TËND|.”

Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë.

Ky organizim do të zhvillohet në pompat Shell dhe Sheshet e Qyteteve.Shell tashmë në vazhdimësi po i furnizon vozitësit në Kosovë me derivatet dhe lubrifikantët me cilësi të lartë të Shell-it, së bashku me një sërë produktesh tjera kualitative për të përmbushur nevojat e klientëve. Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit

Shell në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve ne ditë . Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar