Ky është vlerësimi për Valon Berisha pasi luajti 90 minuta në humbjen minimale kundër Dortmundit

Periskopi.com Sporti

Borussia Dortmundi e ka mposhtur me rezultat 1-0 Fortuna Dusseldorfin në kuadër të javës së 31-të në Bundesliga.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Erling Haaland në minutën e 90’+5 me një asistim të Manuel Akanjit.

Dortmundi ishte skuadër më e mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 6.87, derisa Dusseldorfit u vlerësua me 6.42.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje doli të ishte Mats Hummels që u notua me 7.6.

Valon Berisha po ashtu pati paraqitje pozitive, duke u vlerësua me 6.4.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri i vendasve Florian Kastenmeier, me notën 6.2.