Sot mbahet ‘Forumi i Bratisllavës’, marrin pjesë Thaçi dhe Vuçiqi

Periskopi.com Lajme

Sot gjatë ditës në Bratisllavë të Sllovakisë do të mbahet “Forumi i Bratisllavës”, konferencë ndërkombëtare e organizuar nga “GlobSec”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në “Forumin e Bratisllavës” të GlobSec, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

Pjesë e këtij paneli pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, por një takim i ndarë mes të dy presidentëve – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – nuk pritet të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar presidenti Thaçi në një konferencë për media para nisjes për Bratisllavë ku ka thënë se nuk do të ketë një takim të veçantë me homologun e tij serb, por se të dy do të jenë pjesë e panelit ku do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.

“Forumi i Bratisllavës” për siguri globale është i 14-ti me radhë që mbahet dhe në të marrin pjesë liderë dhe panelistë të rëndësishëm nga 65 shtete të botës. Në këtë konferencë diskutohet për sigurinë në Evropën Qendrore.

Thaçi nesër merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, prezent edhe Vuçiqi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”.

Në ‘Bratislava Forum’ të GlobSec’ presidenti Thaçi do të marrë pjesë në panelin ku do të diskutohet për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në panel është paralajmëruar se do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Presidenca.

Siç thuhet në komunikatë më margjina të konferencës, presidenti Thaçi pritet të takojë edhe diplomatë tjerë, pjesëmarrës në konferencë.