Tag: Fountain Hills

Nënën dëshironte ta dërgonte në qendrën psikiatrike por e pëson me jetë nga 92-vjeçarja
Një nënë 92-vjeçare e ka qëlluar për vdekje djalin e saj pasi ai ishte përpjekur që ta dërgonte në një shtëpi psikiatrike.
Ajo është paraqitur në gjykatën e Fountain Hills, Arizona e veshur me uniformë ngjyrë portokalli e cila po përballet me një krim të shkallës së parë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Gjykata dëgjoi se gruaja e moshuar ka qenë e shqetësuar me planet e djalit të saj i cili planifikonte që atë ta dërgonte në një shtëpi të pleqve psikiatrike, pasi jeta ishte bërë e vështirë me të.
Të hënën në mëngjes, ajo futi dy pistoleta në rrobat e saj dhe hyri në dhomën e djalit të saj 72-vjeçar i cili po jetonte me dashurën e tij, thuhet sipas “KTVK”.
Ajo më pas e kishte qëlluar për vdekje 72-vjeçarin.
Pasi ishte arrestuar, ajo ka deklaruar “Ju i keni dhënë fund jetës sime, kështu edhe unë dua t’ua marrë të tuajën”./Periskopi/