Franca mposht Suedinë me përmbysje rezultati

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual botëror, Kombëtarja Franceze ka arritur të shënojë triumf prej 4:1 përballë Kombëtares suedeze në takimin e vlefshëm për grupin A të Ligës së Kombeve, shkruan Periskopi.

Ishin mysafirët suedez ata që të parët befasuan duke realizuar golin e epërsisë qysh në minutën e 5’të.
Nuk vonoi shumë, më saktë në minutën e 16’të të takimit francezët iu kundërpërgjigjën suedezëve duke barazuar e më pasë përmbysur dhe thelluar rezultatin karshi mysafirëve .

Pas 20 minutash lojë, Benjamin Pavard (36′) e përmbysi rezultatin për 2-1, duke shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Në pjesën e dytë, Gjelat arritën të shënonin edhe një herë, derisa anëtari i Chelseat ishte sërish në listën e realizatorëve duke shënuar për 3-1 në minutën e 59-të. /Periskopi