Vrasja makabre e 37 vjeçares shqiptare në Francë, policia franceze zbulon autorin

Periskopi.com Lajme

Detaje të reja janë zbuluar  për vrasjen makabre të 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Kovaçi, në Mugins në afërsi të Kanës në Francë.

Mediat franceze kanë bërë me dije se e ëma e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur.

Duke cituar prokurorinë franceze, mediat shkruajnë se shqiptarja ushtronte prostitucion në këtë zonë dhe nga hetimet e para mësohet se autor i krimit të rëndë ka qenë një nga klientët e saj.

Nga ana tjetër policia franceze ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar si të dyshuar për krimin.

Ai u ka rrëfyer hetuesve se e ka mbytur 37-vjeçare pas një sherri që kishin pasur në makinën e tij.

Prokurori francez Fabienne Atzori tha se pas krimit i riu ka tentuar të zhdukë trupin duke e dërguar në një park ku edhe ka tentuar ta djegë atë.

Sipas tij motivi i krimit mbetet i paqartë, por besohet se motivet janë të dobëta, njofton Abc News.

Prokurori shtoi se shqiptarja kishte denoncuar edhe një tjetër rast dhune në vitin 2015, ndërsa u identifikua nga dy tatuazhe në trupin e saj.

Një i vdekur dhe një i zhdukur në Francë, erërat dhe përmbytjet lënë mijëra shtëpi pa energji

Periskopi.com Lajme

Qindra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të erës së fortë dhe përmbytjeve në Francë, me të paktën një burrë që humbi jetën.

Autoritetet po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në dhjetëra mijëra shtëpi.

Stuhitë rrëzuan pemët dhe prishën furnizimin me energji elektrike në Francën jugperëndimore, me ujërat e përmbytjes që raportohet se rriteshin me 30 centimetra çdo orë në disa zona, transmeton Telegrafi.

Një burrë 70-vjeçar vdiq dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur pemët ranë në automjetet e tyre të premten.

Një burrë i moshuar u rrëmbye nga ujërat në rritje në rajonin jug-perëndim Lot-et-Garonne. Ai mbetet i zhdukur.

Autoritetet paraprakisht evakuuan rreth 600 njerëz nga zona e Landes ku takohen Gaves de Pau dhe Oloron.

“Ne jemi mësuar me këtë tani”, tha një pensionist vendas që dha emrin e tij si Christian, për AFP.

Ndërmarrja e shërbimeve komunale Enedis tha se 25,000 shtëpi ishin ende pa energji të shtunën, duke shtuar se 2,000 teknikë ishin vendosur për t’u marrë me këtë problem.

Shpejtësia e erës arriti në 142 kilometra në orë.

Stuhitë e fundit vijnë më pak se tre javë pasi disa njerëz humbën jetën për shkak të motit të keq në Itali dhe Francë.

 

Kryebashkiakja franceze jep urdhërin: Njerëz, e keni të ndaluar të vdisni në kohë festash

Periskopi.com Fun

Kryebashkiakja e qytezës franceze të La Gresle, Izabel Dugele ka dhënë një urdhër të pazakontë

Sipas Dugele, banorët e qytezës La Gresle e kanë të ndaluar që të vdesin në ditë festash.

Kryebashkiakia shprehet se ky urdhër lidhet me mungesën e mjekëve që mund të certifikojnë vdekjen e një personi.

Personeli shëndetësor i qytezës, është shumë i lodhur pas dy turneve dhe në fundjavë kërkojnë pushim.

Qyteza nuk ka një urgjencë dhe ambulancat administrohen nga një provincë tjetër dhe këtu ka lindur dhe ideja e kryebashkiakes./Tema/

Greva në Francë në ditën e pestë, paralizohet transporti publik

Periskopi.com Lajme

Transporti publik mbetet një nga sektorët më të prekur nga greva për reformën e pensioneve që Franca përjeton prej 5 ditësh. Sindikatat kanë njoftuar manifestime të reja të martën ndërsa qeveria mbetet e vendosur për planin e saj.

Greva kombëtare kundër reformës së pensioneve në Francë hyri të hënën në ditën e pestë, dhe vazhdon të mbajë paralizuar jetën në vend.

Banorë dhe turistë të kryeqytetit e gjetën veten këtë fillimjavë mes linjave të pezulluara të metrove dhe autobusëve, trafikut të rënduar dhe aktiviteteve të mbyllura që në këtë sezon festiv kanë prekur veçanërisht bizneset.

“Nuk është e drejtë t’u mohosh njerëzve transportin publik. E gjitha do u kthehet kundër. Po humbasim ditën e punës. Kjo nuk është normale.”

Qytetarët ndajnë qëndrimin se greva po ndërlikon veprimtaritë e 10 milionë banorëve të tjerë të Parisit, edhe pse aksioni i grevistëve është i drejtë.

Sistemi i ri i pensioneve i propozuar nga presidenti Emanuel Makron fut parimin e pikëve për ditë pune për të thjeshtuar sistemin aktual me 42 nënndarje.

Sindikatat druhen se në vitin 2025, reforma do të rritë artificialisht moshën e vjetërsisë në punë dhe do të shoqërohet me uljen e vlerës së pensionit.

Javën e kaluar, kundër reformës së pensioneve manifestuan nëpër Francë rreth 800 mijë qytetarë.

Demonstrata të tjera janë paralajmëruar për ditën e martë.

Të mërkurën kryeministri i vendit, Eduard Filip, do të zbulojë detajet e fundit të reformës, por është shprehur se nuk do e tërheqë propozimin aktual.

Humbin jetën gjashtë persona nga përmbysjet në Francë

Periskopi.com Lajme

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë javës së kaluar nga përmbysjet që kanë goditur pjesën juglindore të Francës.

Viktima e fundit është një pastor që ishte mundur me veturën e tij të kalojë përmes një rruge të mbushur me ujë, ku trupin e tij të pajetë e kanë gjetur katër kilometra larg vendi ku ka humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Të shtunën mediat franceze kanë raportuar për rritjen e nivelit të liqeneve që kanë dalë nga shtrati si rezultat i të reshurave të mëdha të shiut, duke bërë kështu që qindra shtëpi të mbulohen nga uji.

Tre persona nga Siguria Civile që ishin nisur me helikopter drejt zonave të përmbysura, kanë gjetur vdekjes si rezultat i erërave të forta që po mbizotërojnë në Marsejë.

Befasuese, 1500 kështjella janë në shitje në Francë

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 1 500 kështjella mund të jenë në shitje në Francë, raportoi gazeta franceze “Le Figaro”, duke përmendur ekspertë dhe agjentë të specializuar të pasurive të patundshme.

Kostot e mirëmbajtjes së kështjellave të hijshme të vendit, nga tunelet prej guri me lagështirë, deri te kullat e përrallave, peshojnë mbi pronarët dhe blerësit e mundshëm.

“Blerësit janë të lumtur të gjejnë prona me çmim të mirë në rajonin e Parisit, por kështjellat e izoluara rurale janë më të vështira për t’u shitur”, raportoi “Le Figaro”.

“Koha e qarkullimit të një kështjelle ka kaluar mesatarisht nga 15 vjet në rreth tetë vjet”, deklaroi Olivier de Lorgeril, kreu i një shoqate të pronarëve të kështjellave për “Le Figaro”.

 

Ministri francez: Grabitësit përgjegjës për dhunën e së shtunës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner akuzoi sot “banditët” dhe “grabitësit” për dhunën që kishte ndodhur një ditë më parë gjatë demonstratave për shënimin e përvjetorit të parë të protestave antiqeveritare të “jelekëve të verdhë”.

“Ne pamë dje pak protestues (legjitimë), por më shumë hajdutë, dhunues dhe idiotë”, tha Castaner për Radio Europe 1.

Protestuesit i vunë zjarr veturave dhe sulmuan me gurë dhe shishe pjesëtarët e policisë, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe topa uji gjatë një mitingu që shënoi njëvjetorin e “lindjes së lëvizjes antiqeveritare të jelekëve të verdhë”.

Në të gjithë Francën, policia ka arrestuar 264 persona, 173 prej tyre në Paris, tha ministri Castaner.

Rreth 28.000 njerëz demonstruan të shtunën në Francë, duke përfshirë 4.700 në Paris, teksa më 17 nëntor 2018 kishin protestuar 282.000 vetë.

Një vit në rrugë, protestuesit në Paris ende nuk i kanë ndalur protestat

Periskopi.com Lajme

Një vit më parë në të njëjtën datë, qindra mijëra protestues dolën për herë të parë në rrugë anembanë Francës duke dalë kundër taksës së re të karburanteve që ishte vendosur atëherë.

Këto protesta nuk u ndaluan për një vit duke vazhduar të ndodhin çdo vikend, transmeton Klan Kosova.

Edhe sot policia në kryeqytetin francez, Parisin ka hedhur gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë protestuesit në shënimin e njëvjetorit të protestave anti-qeveritare të “Xhaketave të Verdha”.

Autoritetet thanë se kanë arrestuar 33 persona, protestat më vonë u kthyen në një lëvizje kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron dhe reformave të tij ekonomike.

Tërmet në Francë, ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Të paktën katër persona u plagosën në një tërmet me fuqi 5.4 ballë sipas Rihter që tronditi sot jugun e Francës, raportoi e përditshmja ‘Figaro’.

Gazeta franceze shkruan se tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale.

‘Jelekët e Verdhë’ mbushin një vit nga fillimi i protestave kundër Macronit

Periskopi.com Lajme

Në Francë përsëri dolën në rrugë për të protestuar “Jelekët e Verdhë” kundër politikave të presidentit Emmanuel Macro.

Protestat e tyre kanë hyrë në vitin e parë, të cilat vazhdojnë prej disa muajsh me pjesëmarrje të ulët.

Protestuesit në Paris kanë zhvilluar marshime në dy destinacione të ndryshme, ku njëri grup ka marshuar nga lagjja Clichy e qytetit deri në lagjen Stalingrad ndërsa grupi tjetër nga sheshi Saint-Pierre deri në lagjen Bercy, përcjell Telegrafi.

Përveç në kryeqytet, protesta janë zhvilluar edhe në qytete të ndryshme të vendit. Në protestën e zhvilluar në qytetin Montpellier, policia formoi një kordon për të penguar hyrjen e protestuesve në qendrën tregtare dhe në stacionin e trenit.

Në ngjarjet e shënuara në protestën ku policia ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve janë arrestuar 12 persona si dhe u plagosën katër të tjerë nga të cilët tre prej tyre policë.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë” që filluan si reagim kundër rritjes së çmimit të naftës dhe kushteve të këqija ekonomike të cilët më pas u shndërruan në protesta kundër qeverisë së Macronit filluan më 17 nëntor 2018.

Gjatë protestave, deri më sot kanë humbur jetën 11 persona, janë plagosur më shumë se 4.245 ndërsa mbi 12,107 të tjerë janë arrestuar.

Në Francë shumë familje kosovare që kërkojnë azil, flejnë në rrugë

Periskopi.com Lajme

Shumë familje kosovare marrin rrugë drejt vendeve të Evropës në kërkim të një jetë më të mirë.

E njëri nga shtetet më të preferuara për të kërkuar azil mbetët të jetë shteti i Francës.

Mirëpo, rruga e tyre drejt këtyre shteteve evropiane nuk është aspak e lehtë, pasi gjatë rrugëtimit të tyre përballën më shumë sfida.

Madje, edhe kur arrijnë në shtetin ku ata synojnë të kërkojnë azil shpesh dëshpërohen pasi detyrohen të flenë në vende ku nuk plotësohen kushtet për gjumë, e ka raste kur detyrohen të flenë edhe në rrugë.

Indeksonline ka siguruar disa pamje ku shihen disa familje kosovare të cilët kërkojnë azil në shtetin e  Francës teksa flenë në rrugë.

E kjo gjendje sipas tyre është tash e gjashtë muaj.

Indeksonline ju sjell një video ku mund të shihni se në çfarë gjendje janë këto familje, ky vend ndodhet më saktësisht në  Grenoble të Francës.

​Francë, 60% e grave pranojnë se kanë përjetuar dhunë seksiste në punë

Periskopi.com Lajme

Rreth 60% e grave në Europë raportojnë se kanë qenë viktimë të paktën e një forme dhune seksiste apo seksuale në punë, sipas një studimi të Ifop, të realizuar me më shumë se 5 000 gra në pesë vende dhe publikuar sot.

“Për gratë në fjalë, fenomeni nuk është domosdoshmërisht një kujtim i largët. 21% e grave shprehen se kanë pësuar një fakt të tillë gjatë 12 muajve të fundit dhe 42% e tyre në moshën nën 30 vjeç”, sipas këtij studimi të realizuar nga Fondacioni europian i Studimeve Progresiste (FEPS).

Rreth 11% e të pyeturve (9% në Francë dhe 15% në Spanjë) theksojnë se kanë pasur tashmë një raport seksual të detyruar ose pa dëshirë me dikë në vendin e tyre të punës. Një shifër që nxjerr në pah zonën gri që mund të ekzistojë rreth pranimit, kur kjo gjë mund të kryhet në kontestin e hierarkisë, intimidimit apo manipulimit”, zbulojnë autorët e këtij studimi të realizuar në Francë, Gjermani, Itali, Britaninë e Madhe dhe Spanjë.

Dhuna seksiste që mund të duket më pak e rëndë është më e shpeshtë. Rreth 46% e grave janë bërë tashmë objekt e fishkëllimave, gjesteve apo komenteve të vrazhda, një përqindje që ka arritur dhe në Gjermani në 56%.

Gjeli fiton luftën ligjore, u akuzua se po bënte zhurmë

Periskopi.com Lajme

Një gjel i zhurmshëm i ka vënë banorët e Francës metropolitane me atë rurale kundër njëri- tjetrit pasi gjykata vendosi se ai mund ta vazhdojë këndimin e tij pavarësisht ankesave nga fqinjët.

Maurice, një gjel katërvjeçar, nuk mund të heshtet pasi gjykata në Francën perëndimore hodhi poshtë kërkesën për ndalimin e këngës së tij e tij.

Jean-Louis Biron, i cili jeton në qytetin Rochefort, e ngriti çështjen kundër këtij gjeli pasi bleu një shtëpi pushimi pranë pronarëve të gjelit në Ile d’Oleron, një ishull i vogël në brigjet perëndimore të Francës.

Mosmarrëveshja dy-vjeçare është bërë simbol ndërkombëtar i përplasjes kulturore midis mënyrës së vjetër të jetës rurale dhe vlerave moderne.

“Sot Maurice e ka fituar betejën për të gjithë Francën”, ka deklaruar pronarja e gjelit, Corrine Fesseau.

Biron filloi të ankohej ndaj pronarëve të gjelit, Jacky dhe Corrine Fesseau, rreth këndimeve të hershme të tij, por ata nuk pranuan ta heqin qafësh zogun e tyre të dashur.

“Këndimi i gjelit fillon në orën 4:30 të mëngjesit  dhe vazhdon gjatë gjithë mëngjesit dhe pasdites”, shkroi ai në një letër zyrtare për fqinjët e tij në vitin 2017.

Teksa gjeli Maurice vazhdonte të këndonte, grindja mes tyre u përshkallëzua dhe të dy palët vendosën të shkojnë në gjyq.

Çështje të ngjashme gjyqësore u regjistruan më Francë edhe më herët, si kundër lopëve dhe kambanave të kishave, por situata e gjelit Maurice e ka pasur efektin më të madh dhe emocionues deri më tani.

Sulmohet një xhami në Francë

Periskopi.com Lajme

Një person ka goditur një xhami në pjesën lindore të Francës, ndërsa i njëjti është arrestuar menjëherë.

Në një deklaratë nga prefektura e Haut-Rhin bëhet e ditur se agresori në Colmar ka drejtuar automjetin e tij drejt xhamisë.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard ka deklaruar se personi në fjalë ka plagosur veten me thikë në fyt dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni në spital.

Po ashtu bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme materiale. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur dëme njerëzore.

Çifti bie nga ballkoni teksa po kryenin marrëdhënie intime

Periskopi.com Lajme

Një britanik ishte në gjendje kritike pasi ai dhe e dashura e tij ranë nga një ballkon në Jug të Francës.

30 vjeçari dhe e dashura e tij kanadeze ishin duke bërë seks në mënyrë ‘pasionante’ kur ata ranë nga një lartësi afër Kanës.

Ata ranë të shtunën dhe u dërguan në spital. Partnerja e tij 28 vjeçare pësoi lëndime të lehta.

Një hetues tha: “Çifti ishte duke bërë dashuri në ballkonin e banesës së tyre me qira. Ata po kalonin momente pasionante dhe papritmas u rrëzuan nga kati i parë në rrugë. Fqinjët thirrën menjëherë urgjencën”.

“Policia po heton nëse ata ishin të dehur apo të droguar”, tha ai më tej.

La place Bellevue du Cannet

Formacionet zyrtare: Francë – Shqipëri

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Francë – Shqipëri.

Shqipëria luan testin e saj më të vështirë në kualifikimet e Euro 2020, në udhëtimin në Francë.

Në këtë ndeshje, favoriti absolut konsiderohet kampionia e botës, e cila ka edhe ndihmën e publikut.

Më poshtë i keni formacionet zyrtare të skuadrave.

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Sulm me thikë në Francë, një i vdekur e nëntë të plagosur

Periskopi.com Lajme

Nga një sulm me thikë në jug të Francës, një 19 vjeçar është vrarë e nëntë tjerë janë plagosur.

Dy persona, njëri i armatosur me thikë, kryen sulmin pranë stacionit të metros Laurent-Bonnevay, në rajonin e Villeurbane, shkruan ‘Daily Mail.

 

 

Personi me thikë priti njerëzit tek staioni dhe i qëlloi ata.

Si pasojë, tre persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime me të lehta.

Një burrë francez kaloi pesë ditë me kokë të bllokuar në shkallë

Periskopi.com Lajme

Një burrë derisa po dekoronte banjën e tij në Francën lindore, rrëshqiti dhe i mbeti koka në shkallën me të cilën po punonte, transmeton Periskopi

Mediat franceze raportojnë se burri 60 vjeçar, ishte ende i vetëdijshëm kur arritën mjekët.

Ata u njoftuan nga motra e tij, e cila e vizitoi atë të premten.

Koka e tij e bllokuar midis shkallës pësoi fryrje gjatë provës pesë-ditore për ta hequr nga koka sepse ai nuk ishte në gjendje të arrinte telefonin e tij.

Rrjedha e gjakut në kokën e tij ishte ulur, kështu që ai po kontrollohet në spital.

Burri, nga Mattaincourt emri i të cilit nuk u bë publik, u zbulua se ishte gjithashtu i dehidratuar shumë./Periskopi/

Mbi 13 mijë policë francezë të mobilizuar për samitin e G7

Periskopi.com Lajme

Për sigurinë e G7-s në Biariz (jugperëndim), që zhvillohet këtë fundjavë, janë mobilizuar 13,200 forca policore të mbështetura nga forcat ushtarake, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme.

“Ne nuk tolerojmë asnjë veprim të tepruar. Nëse ndodh, ne do t’i përgjigjemi”, shtoi para medias, Christophe Castaner, ndërkohë që po shkonte në këtë qytet bregdetar ku do të mbahet samiti nga 24 deri më 26 gusht.

“G7-a -theksoi ministri- është objekt potencial i tre kërcënimeve madhore, duke filluar nga ajo e individëve të dhunshëm të cilët nuk i përziej me manifestuesit paqësorë”.

Ai përmendi gjithashtu kërcënimin terrorist për të cilin një samit ndërkombëtar përbën një shënjestër, ndonëse ai pranoi se për momentin nuk ka asnjë alarm të kësaj natyre.

Në fund ai foli edhe për kërcënimin kibernetik, duke aluduar për sulme të mundshme nëpërmjet internetit.

Trump paralajmëron sanksione ndaj Francës

Periskopi.com Lajme

Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francën në “një akt reciprociteti”, nisur nga njoftimi i Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

“Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”, tha zoti Trump. “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron“, shkruante më tej në një postim në twitter zoti Trump, duke iu referuar Presidentit francez Emmanuel Macron.

“Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”, shkruante ai.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar. Muajin e kaluar zyra e përfaqësuesit amerikan për Tregtinë njoftoi se do të zhvillojë një seancë dëgjimore në 19 gusht lidhur me hetimin që po kryen. Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.