Fjalët e para të Tahirajt si futbollist i Hajdukut

Periskopi.com Sporti

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pasi u mendua se do të kalonte tek Dinamo e Zagrebit, mesfushori vlonjat, Françesko Tahiraj, i lindur në Itali, është zyrtarizuar tek Hajduku i Splitit, në Kroaci.

Tahiraj kaloi ditën e sotme vizitat mjekësore, të kryera në Split, firmosi kontratën deri në vitin 2022 me klubin, dhe nesër do të niset për në Turqi, ku do të bashkohet me shokët e rinj të ekipit për të qenë pjesë e fazës përgatitore.

“Jam i lumtur që më fund u realizua ky transferim. Nga fillimi kisha vetëm një dëshirë, të vija tek Hajduku. Mezi po pres për stërvitjen e parë. Dua të justifikoj besimin që më është dhënë, dhe të tregoj vlerat e mia këtu”, ishin fjalët e para të Tahirajt si lojtar i Hajdukut.

Ai ka qenë pjesë e ekipeve të moshave U-17 dhe U-19 në Kombëtare, por nuk është thirr asnjëherë në ekipin e parë A, edhe pse performanca të paktën sezonin e fundit te Aluminij në Slloveni ka qenë mjaft e mirë. Ai zotëron edhe një nënshtetësi italiane, ndërkohë bie në sy se sajti zyrtar i klubit, i ka ofruar mirëseardhjen në dy gjuhë. “I mirëpritur” dhe “Benvenuto”, shkruhet në foton që shoqëron prezantimin e Françeskos.

Dinamo Zagrebit merr edhe një shqiptar

Periskopi.com Sporti

Pas Arijan Ademit e Amir Rrahmanit, një tjetër futbollist shqiptar mund të konsiderohet pjesë e gjigantit të futbollit kroat, Dinamo e Zagrebit.

22-vjeçari Francesco Tahiraj është afër zyrtarizimit te kjo skuadër.

Aktualisht është anëtar i skuadrës sllovene i Aluminij,  ishte në Hajduk gjatë javës së fundit, megjithatë, duket se ka zgjedhur të shkojë në radhët e Dinamos.

Marrëveshja me skuadrën sllovene i përfundon këto ditë gjersa anësori do të kryejë gjatë ditëve në vijim testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me kroatët.

Futbollisti karrierën e filloi në kategoritë e reja të Juventusit gjersa në qershor të vitit 2014 ka kaluar në radhët e Torinos, shkruajnë mediet kroate.

Pas një viti është transferuar te sllovenët e Zavrcit, një vit më vonë kaloi te Aluminij, momentalisht i treti i Ligës së parë të Sllovenisë.

Ndërkohë, futbollisti këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka qenë përcaktues në katër raste duke asistuar për bashkëlojtarët.