Francezët dënohen me vdekje në Irak

Periskopi.com Lajme

Tre francezë janë dënuar me vdekje nga një gjykatë irakiane pasi u shpallën fajtorë që iu bashkuan grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Kevin Gonot, Leonard Lopez dhe Salim Machou kanë 30 ditë për t’u ankuar.

Ata ishin midis 12 shtetasve francezë të kapur në Siri nga luftëtarët e mbështetur nga SHBA-të, para se të transferoheshin në Irak për gjykim në shkurt.

Të tre janë të dyshuarit e parë të IS-is nga Franca që do të dënohen me vdekje.

Në shkurt presidenti francez Emmanuel Macron, pati refuzuar të komentojë lidhur me këtë ngjarje, duke thënë se kjo ishte një çështje sovrane për Irakun.

Gjykatat irakiane deri më tani kanë gjykuar qindra militantë të pretenduar të huaj, por asnjëri nuk është ekzekutuar deri më tani.

Grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar ashpër gjyqet e tilla, për të cilat ata thonë se shpesh mbështeten në prova rrethanore ose në rrëfimet e bëra gjatë torturës.