“Më hapi dyert e botës”, Pele, Suker, LeBeouf kujtojnë përvojat në Kupat Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

Kupa Botërore ka qenë një fazë perfekte për disa nga lojtarët më të famshëm botërorë, si Pele, Davor Suker, Frank LeBeouf, duke kujtuar momentet e Kampionateve Botërore me Stan Collymore.

Kupa Botërore në Rusi do të shkojë në Paris apo në Zagreb do të dihet në natën e së dielës, por disa nga figurat e famshme kanë folur rreth impaktit që ka pasur edicioni më i madh botëror në jetën e tyre, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Pele, emri më i famshëm në historinë e futbollit, bëri shenjën e tij në Kupën Botërore 1958 në Suedi si një 17-vjeçar. Në ditët e sotme në këtë botë gjithnjë të lidhur me mediat sociale, fjala e fundit e së dielës do të udhëtojë shpejt, por jo sikur në ditën e Peles. Ai duhej të gjente një telefon për të informuar babanë e tij se skuadra e tij Brazili kishte mposhtur kundërshtarët.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë isha 17-jeçar, në Kupën Botërore të parë. Ajo hapi dyert e botës për mua”, tha Pele.

Sulmuesi holandez Patrick Kluivert, një anëtar i skuadrës së Holandës në 2002, kujton goditjen e famshme të Dennis Bergkamp kundër Argjentinës në raundin e 16 më të mirëve në Japoni dhe Kore të Jugut.

“Prekja e parë ishte e magjishme”, tha Kluivert për golin ikonik të Bergkampit.

Ndërkohë sulmuesi kroat i cili e kishte ndihmuar ekipin e tij të renditet si e treta në Kupën Botërore 1998, Suker kujton momentet para dy dekadave. “Kur erdha në 1998, kisha punuar shumë”, tha ai.

“Kur shënova golin e parë, ëndërra u realizua, por më e rëndësishme ishte kur shënova gjashtë gola, skuadra ime kishte besim. Të gjithë thoshin ‘Gjuaj topin drejt tij, ai do të shënojë’”, shtoi Suker.

Frank Lebeouf, i cili kishte luajtur për Francën në finalen e 1998, ku ekipi francez e kishte mposhtur Brazilin 3-0, thotë se kujtimet e asaj nate fatale në Paris janë ende të freskëta për të, si dhe për çdo tifoz të futbollit në të gjithë vendin./Periskopi/