Paditet French Montana, një grua pretendon se ai e kishte droguar dhe dhunuar

Periskopi.com Showbiz

Reperi French Montana është paditur nga një grua, e cila pretendon se ishte droguar dhe dhunuar në shtëpinë e tij.

Ajo gjithashtu po hedh në gjyq punonjësin e tij, Mansour Bennouna, dhe label-in e tij “Coke Boy Records” për shqetësim emocional.

Gruaja e njohur si Jane Doe, pretendon se ishte ftuar nga reperi në shtëpinë e tij, pasi u takua në një studio regjistrimi në La Brea Ave, më 28 Mars 2018.

Ajo thotë se ka arritur të ai rreth orës 6 të mëngjesit, dhe atëherë ajo ishte e kthjellët, por më pas reperi dhe Mansour i kishin thënë të merrte një “shot”, e këtu edhe nisi gjithçka, pasi ajo u nxeh.

Doe pretendon se pa disa burra që hynin e dilnin nga dhoma e gjumit, dhe French, ishte një nga ata.

Rreth orës 13:30 ajo e rimori vetën, dhe ndjente dhimbje në shpinë dhe vaginë.

Pastaj shkoi në Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente, ku i thanë se sperma ishte e pranishme.

Doe më pas e raportoi përdhunimin në polici dhe akuzoi reperin se e sulmoi seksualisht atë./Indeksonline/

Dy persona të armatosur i hynë në shtëpi reperit të famshëm

Periskopi.com Showbiz

Reperi French Montana është rrezikuar mëngjesin e së martës, nga disa persona të armatosur, shkruan TMZ.

Shtëpia e reperit të famshëm, French Montana ka qenë në shënjestrën e grabitësve. Dy persona të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Kalabasas.

Sipas “TMZ”, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ka ndodhur disa orë më parë. Reperi French dhe disa persona të tjerë ishin në shtëpi gjatë atij momenti.

Gjithashtu është e paqartë nëse grabitësit morën diçka policia, po vazhdon duke hetuar ngjarjen por nuk ka asnjë person të dyshuar.

French Montana është njëri ndër reperet amerikan i cili ka  mbështetur artistet shqiptare në karrierën e tyre ndërkombëtare dhe ka publikuar projekte muzikore me Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin.

Me Era Istrefin Montana ka sjellur këngën “No I love Yous” që ka arritur 15 milionë shikime në kanalin zyrtar YouTube.

Ndërsa me këngën e Dafina Zeqirit “Four Season” reperi vetëm ka qenë pjesë e videoklipit, kënga ka arritur 3 milionë shikime në YouTube. /GazetaBlic/

 

Reperi i famshëm ‘shënjestrohet’ nga grabitësit, 2 të armatosur i hynë në shtëpi

Periskopi.com Showbiz

Shtëpia e reperit të famshëm, French Montana ka qenë në shënjestrën e grabitësve. Dy persona të armatosur kanë hyrë mëngjesin e së martës (31 korrik) në shtëpinë e tij në Kalabasas dhe policët vazhdojnë të jenë në vendin e ngjares.

Sipas TMZ, zyrtarët thonë se morën një telefonatë nga ora 9 e mëngjesit, por ngjarja ka ndodhur disa orë më parë. Reperi French dhe disa persona të tjerë ishin në shtëpi gjatë atij momenti.

Nuk dihet ende nëse dikush në shtëpi u plagos, por asnjëri nuk u dërgua në spital. Gjithashtu është e paqartë nëse grabitësit morën dicka dhe policia po heton ngjarjen, por nuk ka asnjë të dyshuar.

French Montana ka mbështetur artistet shqiptare në karrierën e tyre ndërkombëtare dhe ka publikuar projekte muzikore me Era Istrefin dhe Dafina Zeqirin.

Shqiptarët e mësojnë reperin me famë botërore si të shajë shqip (Video)

Periskopi.com Showbiz

Është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.

Reperi maroken, French Montana llogarit hite të njëpasnjëshme në repertorin e tij.

Së fundi ishte një anëtar i kompanisë RedBox Entertainment, ai i cili publikoi një video me reperin e famshëm.

Në atë video dëgjohet teksa French Montana shan në gjuhën shqipe edhe pse nuk dihet, nëse ishte në dijeni për atë që po thoshte apo jo.

Kujtojmë që reperi ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren kosovare, Era Istrefi, në këngën “No I Love Yous”.

Qashtu bre xi selamovatmi ?? @frenchmontana

A post shared by @ kechmontana on