De Jong zbulon nëse Messi është larguar nga grupi i Barces në Whatsapp

Periskopi.com Sporti

Mesfushori Frenke De Jong ka folur në lidhje me situatën te Barcelona dhe shokun e tij të ekipit, Lionel Messi. Holandezi ka treguar nga grumbullimi i kombëtares së tij se argjentinasi vazhdon të jetë në grupin e skuadrës në Whatsapp.

“Ne jemi në kaos dhe shumë gjëra kanë ndodhur. Messi? Nuk kam folur me të, nuk kam aq marrëdhënie të afërt me Leon. Nuk kam dëgjuar asgjë nga askush në klub dhe të them të drejtën nuk e di se çfarë të them.

“Nëse Messi largohet do të ishte një goditje e madhe për skuadrën dhe klubin. Kur të kthehem në Barcelonë do të di më shumë. A është ende në chatin e Barces? Po, por nuk kam shkruajtur me të. E sigurt që shumë janë munduar të flasin me të gjatë ditëve të fundit”, – tha ai.

Konfirmohen dy mungesa të mëdha te Barcelona për ndeshjen kundër Sevillas

Periskopi.com Sporti

Klubi i Barcelonës ka njoftuar se dy lojtarë të ekipet të parë do të mungojnë në sfidën ndaj Sevilles për shkak të lëndimeve.

Fjala është për mesfushorin holandez, Frenkie de Jong dhe mbrojtësin spanjoll, Sergio Roberto.

Të dy lojtarët u lënduan në stërvitje dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë me ekip në Sevilla.

Kujtojmë se edhe mbrojtësi francez Umtit është i supenduar dhe nuk do të paraqitet ndërkohë mungesë e konfirmuar është edhe ajo e Dembeles.

Barcelona do të përpiqet ta ruaj kreun e tabelës kur kanë mbetur edhe 9 xhiro deri në fund të kampionatit.

Ndeshja në mes të Sevilles dhe Barcelonës luhet në “Ramon Sanchez-Pizjuan”, me fillim nga ora 22:00

Reagimi i Frenkie de Jongut kur e kupton se Ajaxi është eleminuar nga CL ta thyen zemrën

Periskopi.com Sporti

Ajaxi arriti deri në gjysmëfinale të Champions Leagues sezonin e kaluar dhe ishte vetëm disa sekonda larg finales.

Po të mos ishte për golin e minutës së 96-të nga Lucas Moura i Tottenhamit, skuadra holandeze do të ndeshej me Liverpoolin në Madrid, raporton Periskopi.

Aq afër, por prapë aq larg. Pas asaj që u konsiderua një fushatë brilante, shumë fansa të futbollit mezi pritën të shihnin si do t’ia dilte Ajaxi këtë vit.

Por, kësaj radhe nuk do të ketë rrugëtim ëndrrash.

Ajax were knocked out of the UCL last night

Klubi nga Amsterdami u eleminua nga kompeticioni të martën mbrëma, derisa përfundoi në vendin e tretë në grup, prapa Valencias dhe Chelseat.

Dështimi për të arritur në fazën e eleminimit direkt ka nxitur shumë reagime, veçanërisht nga ish-lojtari i skuadrës, Frenkie de Jong.

Mesfushori u transferua te Barcelona verën e kaluar, por është e qartë se ish-klubi mban një vend të veçantë në zemrën e tij.

Reagimi i tij kur e kupton se Ajaxi dështoi të kualifikohet në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues, e dëshmon këtë.

Shikoni videon e mëposhtme që tregon De Jongun kur e kupton se ish-klubi dështoi të kualifikohet. /Periskopi.com/

Frenkie de Jong është tjetër nivel, i bëri të duken si amatorë tre yje të Interit

Periskopi.com Sporti

Fansat e Barcelonës ishin të ngazëllyer të shihnin Frenkie de Jongun në klub këtë sezon.

Blaugranët siguruan transferimin e holandezit nga Ajaxi në fillim të vitit, pas paraqitjeve spektakolare me skuadrën nga Eredivise, raporton Periskopi.

Deri tani, De Jong ka treguar në disa ndeshje kualitetet e tij, veçanërisht përkrah lojtarit tjetër të talentuar, Arthur Melo.

Frenkie de Jong turned in another great performance vs Inter Milan

Dyshja edhe një herë startoi kundër Interit, me De Jongun që luajti shumë mirë kundër djelmoshave të Antonio Contes.

Holandezi, në një moment në pjesën e dytë, arriti ta mbajë topin në mesin e disa futbollistëve “Nerazzurr”, dhe atë në mënyrë brilante.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Pamjet tregojnë se sa i frustruar është Frenkie de Jong në fushë me bashkëlojtarët te Barça

Periskopi.com Sporti

Barcelona arriti ta realizojë kapjen e madhe me transferimin e Frenkie de Jongut nga Arsenali.

Gjiganti katalunas shpenzoi 70 milionë euro në 22-vjeçarin, i cili ishte një prej performuesve më të mirë të Ajaxit sezonin e kaluar, transmeton Periskopi.

De Jong ishte brilant në kampionat dhe Champions League, duke u shpallur “Lojtari i Vitit” në Eredivise, derisa ishte edhe pjesë e “Skuadrës së Sezonit” në Champions Leagues.

Dhe deri tani ai ka pasur start impresiv gjatë parasezonës, duke luajtur në katër prej miqësoreve të zhvilluara.

Sidoqoftë, tani është publikuar një video që tregon De Jongun disa herë duke u frustruar pasi tentonte pasime një-dy, por nuk merrte topin përsëri nga bashkëlojtarët.

Në pamje shihet De Jong duke krijuar hapësirë pas pasimit, por bashkëlojtarët vazhdimisht zgjedhnin një opsion tjetër. /Periskopi.com/

Përmbledhja e paraqitjes impresive të Frenkie de Jongut kundër Chelseat

Periskopi.com Sporti

Fansat e futbollit patën rastin ta shohin për herë të parë Frenkie de Jongun në aksion në fanellën e Barcelonës, të martën.

Holandezi debutoi për blaugranët në humbjen 2-1 në miqësoren kundër Chelseat në Japoni.

Dhe, derisa rezultati nuk ishte në të mirë të Barçës, paraqitja e De Jongut ishte jashtëzakonisht pozitive, transmeton Periskopi.

22-vjeçari, i cili u transferua për 80 milionë euro nga Ajaxi, u inkuadrua në pjesën e dytë dhe menjëherë tregoi aftësitë e tij.

Ka pasur raporte nga Spanja që potenconin se De Jong kishte impresionuar stafin teknik të Barcelonës në stërvitje.

Dhe tani është e qartë se mesfushori nuk do të ketë nevojë për periudhë adaptimi, pasi duket i gatshëm të ketë impakt të menjëhershëm.

De Jong dhuroi një paraqitje tepër kompakte për moshën që ka. Me qetësi të jashtëzakonshme komandoi topin dhe vazhdimisht e kërkoi atë nga bashkëlojtarët, madje duke shprehur frustrimin kur nuk e merrte.


Shikoni më poshtë përmbledhjen e paraqitjes së plotë të tij. /Periskopi.com/

“Iu bashkova Barcelonës për ta fituar Champions Leaguen”

Periskopi.com Sporti

Frenkie De Jong ka pranuar që i është bashkuar Barcelonës për të fituar Champions Leaguen.

Ish-mesfushori i Ajaxit ka arritur deri në gjysmëfinalen e Champions Leagues aty ku u mposhten nga Tottenhami, sezonin e kaluar, transmeton Periskopi.

“Besoj te Barcelona aq sa besoj te vetja ime, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve ketë verë, shpresoj që do jemi të aftë të bëjmë atë gjë. E di si është të humbësh në gjysmëfinale dhe nuk dua ta kem atë ndjesi përsëri”, deklaroi ai.

Ai tha se ka filluar ta ndjektë Barcelonën kur kishte nëntë vjeç kur ata e fituan Champions Leaguen në vitin 2006.

“Fillova ta ndjek Barcelonën kur isha nëntë vjeç, kur ata fituan Champions Leaguen në vitin 2006, që prej asaj kohe kam shikuar disa lojë që kanë qenë atraktive për t’u shikuar. Nuk dua të krahasohem me Xavin, Iniestan ose Busquets por besoj që kemi një ekip perfekt”, përfundoi holandezi. /Periskopi.com/

Ajaxi është thjesht tjetër nivel – ajo që ka bërë pas transferimit të De Jongut te Barça është brilante

Periskopi.com Sporti

Për romantikët e futbollit, ajo që e bëri më të veçantë rrugëtimin e Ajaxit në Champions League edicionin e kaluar është se ishte mundësia e fundit për këtë grup talentësh të rinj të bënin diçka të madhe.

Largimet nga skuadra filluan qysh në janar, kur u konfirmua se Frenkie de Jong do t’i bashkohej Barcelonës për rreth 73 milionë euro, transmeton Periskopi.

Mesfushori holandez shkëlqeu në disa sezonet e fundit dhe pavarësisht se është vetëm 22-vjeçar, ai po konsiderohet si një prej më të mirëve në botë në pozitën e tij.

Realitet i hidhur është se Ajaxi financiarisht thjesht nuk mund të garojë me forcat elite evropiane, kështu që klubi nuk mban aspak mëri me lojtarët si De Jong që vendosin të largohen.

Në fakt, klubi ka shkuar deri në atë pikë ku ka vendosur fytyrën e De Jongut në një autobus, derisa e ka paguar një shofer që ta ngasë atë rreth qytetit të Barcelonës.

p1df0m05gnvaaln41sdictjo6va.jpg

Në të shkruhet: “Për të ardhmen” dhe “paq fat Frenkie.” Gjest klas. /Periskopi.com/

p1df0k7jtmtjf5c165c1cgc14vmb.jpg

Ylli i Ajaxit e dërgon të dashurën që ta gjejë një shtëpi në Barcelonë

Periskopi.com Sporti

Modesti dhe ambicie. Frenkie de Jong, i blerë nga Barcelona për 75 milionë euro plus 11 milionë që do të arkëtohen nga Ajax në formë bonusesh, ka folur për të ardhmen e tij si blaugrana.

21-vjeçari është i vetëdijshëm për konkurrencën në mesfushë te Barça dhe që tani e ka pranuar se fillimisht, s’do të ketë vend në 11-she.

Por, talenti holandez ka premtuar se do të punojë shumë që në një të ardhme të afërt, të bëhet i rëndësishëm në formacionin e Barcelonës.

“Nuk pres që të jem menjëherë titullar. Shkoj atje me dëshirën dhe qëllimin që të punoj fuqishëm, por gjithashtu edhe me shpresën që më pas të fitoj një vend titullari”, deklaroi De Jong.

“Partnerja ime është nisur për në Barcelonë me qëllim që të gjejë shtëpi. Kam nisur të studioj për të mësuar spanjishten në shkollë. Tani më mbetet vetëm të falënderoj Ajax, është një klub i mrekullueshëm. Është mëkat ta lë, por jam i lumtur të shkoj te Barcelona”, vijoi mesfushori holandez, raporton “Mundo Deportivo”.

Historia interesante: Si Ajax e bleu Frenkie De Jong për vetëm 1 EURO

Periskopi.com Sporti

Padyshim mund të thuhet se shitja e Frenkie De Jong nga Ajax ka qenë ‘marrëveshja e dekadës’. 

Sensacioni i Ajaxit do të bashkohet me Barcelonën nga 1 korriku 2019, pas nënshkrimit të një kontrate për pesë sezonet e ardhshme, deri në 2023/24.

Transferimi do t’i kushtojë Barcelonës rreth 65 milionë funtash dhe pasqyron një fitim madhështor për Ajaxin, të cilët janë të zotët në zbulimin e talentëve dhe më pas në shitjen e tyre, përcjell Periskopi.

Por marrëveshja për të nënshkruar me De Jong në vitin 2015 është e një niveli tjetër. Çuditërisht, Amsterdami arriti ta transferonte atë nga Willem II për vetëm 1 euro, si dhe i dha disa lojtarë si huazim.

Një klauzolë e shitjes 10% u fut gjithashtu në kontratën katërvjeçare që ai nënshkroi, por në thelb Ajaxi nënshkroi me të për vetëm ‘një palë çorape’.

Krejt kjo padyshim që është e jashtëzakonshme, pasi De Jong bashkë me shokët e skuadrës arritën ta kualifikonin ekipin holandez në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas një kohe të stërgjatur. /Periskopi/

E pabesueshme: Ja çka i kërkoi Barcelona De Jongut pas transferimit në ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong, ka nënshkruar kontratë me Barcelonën gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai do t’i bashkohet klubit katalunas në fund të këtij sezoni.

Sonte skuadra e tij aktuale, Ajaxi, do të ndeshet me Real Madridin në kuadër të ndeshjes kthyese për 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e parë në ‘Johan Cruyff Arena’ triumfuan ‘Galaktikët’ 1-2.

Fantazisti holandez ka realizuar një intervistë të shkurtë për De Telegraaf para ndeshjes së sontme, që zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, duke zbuluar synimet dhe kërkesën e Barcelonës rreth kësaj sfide, përcjell Periskopi.

Related image

”Eliminimi i Real Madrid do ishte një mrekulli. Ata fituan këtu në Ajax dhe tani luajnë si vendas, duke i shtuar faktin se e kanë fituar kompeticionin katër herë në pesë vitet e fundit”.

”Megjithatë, këtu tek ne të gjithë besojnë në rikthim. Do pëlqeja të ishim favorit, por nuk ka rëndësi. Ne duhet t’i shfrytëzojmë shanset tona dhe të japim maksimumin”.

”Nëse ne do ta eliminojmë Real Madridit, kjo do të ngjallte një diskutim të madh në botën e futbollit. Ne do ta vendosim emrin e Ajaxit përsëri në hartë. Kur unë e nënshkrova marrëveshjen[me Barçën], ata më thanë: ‘Bëje maksimumin për ta eliminuar Realin’. Kjo do të ishte e mrekullueshme për Barcelonën”, deklaroi De Jong. /Periskopi/

Zyrtare: Barcelona transferon talentin e Ajax

Periskopi.com Sporti

Barcelona dhe Ajax kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do të bashkohet me klubin katalanas nga 1 korriku 2019.

Kostoja e operacionit të transferimit është 75 milionë euro, plus 11 milionë më shumë në bonuse. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në 2023/24, përcjell Periskopi.

Presidenti Josep Maria Bartomeu dhe CEO Òscar Grau u përfshinë personalisht në mbylljen e marrëveshjes në Amsterdam.

mini_firma-de-jong-3

Frenkie de Jong është njëri ndër talentet më premtues në Evropë. Ai u transferua te Ajax në vitin 2015, pasi ishte pjesë e akademisë së futbollit të Willem II.

Holandezi mund të luajë në pozitat e mesfushorit defanziv dhe ofansiv. /Periskopi