Kush do ta zëvendësojë Merkelin? Njihuni me dy emrat kryesorë

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel njoftoi se nuk do të garonte për kreun e partisë së Unionit Demokratik të Krishterë [CDU] këtë vit, pas rezultateve katastrofale në Hesse gjatë ditës së djeshme, përcjell në shqip Periskopi.

Ky njoftim ka ngritur shumë pikëpyetje se kush do të ishte zëvendësimi për Angela Merkelin.

Janë dy emra kryesor si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Merkelin në krye të CDU-së, Freidrich Merz dhe Annegret Kramp-Karrenbauer.

Krahu ekonomik i CDU-së është në favor të Friedrich Merzit. Ai ka një program të qartë ekonomik dhe kjo bëri që të merrte mbështetje nga Këshilli Ekonomik i CDU-së. Ndërkaq, Kramp-Karrenbauer është sekretare e përgjithshme e partisë, dhe favorizohet nga vetë Angela Merkel. /Periskopi