Pas festës, ja sa gjatë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer

Periskopi.com Zoya

Festa e Vitit të Ri ka kaluar, por shanset janë, që ushqimet e mbetura nga festa ende janë duke qëndruar në frigoriferin tuaj.

Por, për sa kohë është e sigurt që ta mbani darkën e Vitit të Ri në frigorifer dhe çfarë mund të bëni me mishin që ka mbetur?

Sa kohë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer?

Pula e gatuar mund të mbahet e sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë – kështu që nëse e keni vendosur pulën që e keni gatuar mbrëmë në frigorifer – të tërën ose të ndarë në copa- duhet të bëni diçka me të më së largu deri ditën e premte.

Nëse e vendosni në ngrirje, ju keni kohë dy muaj për ta përdorur atë nëse e keni vendosur gjithë pulën, dhe nëntë muaj nëse e keni ndarë në copa, transmeton Klan Kosova.

Preferohet që pulën ta ngrini të vendosur në një enë të mbyllur hermetike ose ta mbështjellni me letër alumini.

Pse është më mirë që ta ruani mishin duke e ndarë në copa të vogla?

Qëllimi në ruajtjen e mishrave është që të minimizohet koha që qëndron në të ashtuquajturën “zonë rreziku”, në temperaturën në të cilën bakteret rriten me ritëm të keq.

Ndarja e sasive të mëdha të mishit të gatuar në pjesë të vogla zvogëlon kohën për të arritur temperaturën e sigurt.

Si të veprohet kur duhet ta konsumoni mishin që e keni ruajtur?

Më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë që mishin e ruajtur ta ktheni në ushqime të shijshme.

– Ftohni çdo ushqim të mbetur në temperaturën e dhomës, pastaj mbuloni dhe sigurohuni që t’i vendosni në frigorifer ose ngrirje brenda 1-2 orëve.

Nëse keni shumë sasi prej një lloj ushqimi, ndarja në pjesë të vogla do ta ndihmojë atë të ftohet shpejt dhe po ashtu do të mund të ngrini dhe shkrini vetëm sasinë që ju nevojitet.

– Ju mund të ngrini mishin e pulës, mishin e gjelit të detit dhe llojet e tjera të mishrave por kur t’i shkrini, duhet t’i konsumoni brenda 24 orëve.

– Kur të shkrini ushqimet që keni ngrirë paraprakishit, bëjeni këtë duke i vendosur ato në frigorifer gjatë natës ose në mikrovalë.

– Mos harroni: ushqimet e mbetura duhet të hahen ose ngrihen brenda dy ditësh./ Klan Kosova

E rëndë: Tre fëmijë bllokohen në frigorifer, vdesin nga të ftoftit

Periskopi.com Lajme

Tre fëmijë kanë vdekur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi ishin bllokuar në një frigorifer të ngrirjes së thellë. Fëmijët ishin të moshës një, katër dhe gjashtëvjeçare.

Ata kanë qenë duke luajtur para shtëpisë para se të hynin në frigorifer. Dy gra që jetonin në atë zonë i kanë gjetur më vonë fëmijët por nuk kanë pasur mundësi t’i shpëtojnë. Policia thotë se nuk ka të dyshuar për këtë ngjarje por rasti do të dërgohet në prokurori për shqyrtim.

Përmes një deklarate, shefi i policisë rajonale ka thënë se dyshohet që frigoriferi është mbyllur aksidentalisht dhe fëmijët e kanë pasur të pamundur të dalin. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se si ndihem. Rastet e tilla kur fëmijët vdesin nga diçka e kësaj natyre të prekin në zemër” tha zyrtari policor, shkruan “BBC”.