Nora Istrefi frymëzohet nga Dua Lipa?

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Nora Istrefi është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte të shumta anë e mbanë trevave shqiptare.

Ajo shquhet për paraqitjet e saj atraktive në mbrëmje muzikore, duke bërë që gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Edhe në koncertin e fundit, këngëtarja u duk mjaft tërheqëse, veshur me një fund të zi të gjatë me prerje, të kombinuar me një korse të të njëjtit material me mëngë të fryra në pjesën e sipërme.

Istrefi madje në InstaStory, publikoi edhe një imazh nga dukja në këtë koncert, ku dukej mjaft atraktive.

Mirëpo veshja e saj duket e ngjashme me një nga paraqitjet e artistes shqiptare me famë botërora, Dua Lipa.

Dua kishte veshur një fund dhe korse thuajse identike vitin e kaluar, vetëm se në dallim në ngjyrë.

Me këtë veshje, ajo ishte paraqitur në koncertin e organizuar nga “Jaguar” në Amsterdam të Holandës, me rastin e promivimit të një veture të re, ku Dua ishte imazh i saj.

Nuk dihet nëse artistja Lipaka qenë frymëzim për stilitin e Norës apo vet këngëtaren, megjithatë mund edhe të jetë rastësi që veshja të jetë kaq e ngjashme.

Përndryshe, Nora dukjen e saj tash e sa vite ia beson stilistit të saj të besuar, Valdrin Sahitit.