Bën vetëvrasje një 50-vjeçar në Rogoçicë të Kamenicës

Periskopi.com Lajme

Një person nga fshati Rogoçicë i komunës së Kamenicës  i moshës rreth 50-vjeçare gjatë ditës së sotme ka bërë vetëvrasje, shkruan Periskopi.

Ai u gjet i vdekur nga ana e familjarëve të tij në orët e para të pasdites së sotme.

Rastin për Periskopin, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të ju konfirmojmë se një person është gjetur pa shenja jetë gjatë ditës së sotme në fshatin Ragoqicë të Kamenicës. Rasti po hetohet nga ana e zyrtarëve policorë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë Hashini për Periskopin.