Musliu: Këto fshatra të Skënderajt janë gati të kontribuojnë në fitoren bindëse të PDK-së

Periskopi.com Lajme

Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu ka vizituar katër fshatra të Skënderaj, për të cilat është e bindur se janë mobilizuar që fitorja e PDK-së të jetë sa më e madhe, përcjellë Periskopi.

Për këtë ajo e ka falënderuar kryetarin e Skënderajt, Sami Lushtakun.

Ministria nuk ia bart 300 mijë euro Vushtrrisë, 65 fshatra pa ujë

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar gjashtë muaj që kur Kuvendi i Kosovës e ka miratuar buxhetin, ku përfshihet edhe ndarja e 300 mijë euro për kyçjen e komunës së Vushtrrisë në ujësjellës, por rreth 65 fshatra të këtij qyteti ende kanë mbetur pa u ujë të pijes. Kjo për shkak se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk i ka bartur mjetet tek komuna.

I pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në një intervistë për KosovaPress, thotë se ministria është duke e bllokuar projektin e kyçjes në ujësjellës tash e gjashtë muaj.

Përkundër kësaj, ai deklaron se projekti do të vazhdoi me mjete vetanake të komunës dhe me participim të qytetarëve.

“Kemi nda një buxhet afër 200 mijë euro nga komuna e Vushtrrisë dhe po ashtu përmes komisionit për buxhet dhe financa, Kuvendi i Kosovës në Ligjin për  Buxhetin për vitin 2019 ka nda një shumë prej 300 mijë euro për këtë vit dhe 300 mijë euro për vitin e ardhshëm për kyçjët individuale në rrjetin e ujësjellësit në komunën e Vushtrrisë. Deri më tani Ministria e Ambientit edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nuk kemi asnjë kontakt nga ata, përkundër kërkesave tona të vazhdueshme që të nënshkruajmë memorandumin dhe të fillojnë punët ende nuk kemi një përgjigje. Ndërkohë që koha po ecë dhe rrezikojmë dhe mjetet që janë ndarë nga Kuvendi i Kosovës për këtë qëllim…nuk e di çfarë po ndodhë në Ministrin e Ambientit, nuk na kanë ftuar. Në fakt janë nga të paktat projekte që Qeveria e Kosovës ka nda për Vushtrrinë në buxhetin e vitit 2019 dhe po vonohen. Pres që të reflektojnë dhe në Ministrin e Ambient it dhe në Qeverinë e Kosovës”, thotë kryetari Tahiri.

Për vendimin e ri të Qeverisë në emërimin e  bordit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Mitrovica”,  Tahiri thotë se janë emëruar politikisht dhe jo profesional.

Kryetari i Vushtrrisë kërcënoi Qeverinë se në rast mos reflektimi do të rishqyrtojnë bashkëpunimin me këtë kompani.

“Kemi pa një bord politik dhe jo profesional. Ne presim që Qeveria e Kosovës të reflektoj në këtë drejtim në mënyrë që vërtet Kompania Rajonale Ujësjellësit Mitrovica të ketë performancën sa më të mirë. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me menxhmentin aktual të kompanisë, por që bordi politik sigurisht që mundet me i  vështirësuar këto bashkëpunime. Ne kemi dhanë deklaratën se si komuna do të rishqyrtojmë krejt bashkëpunimin tonë si kompani pa u pyetur kryetarët e komunave”, thotë  ai.

Kryetari Tahiri për KosovaPress po ashtu i mohoi të gjitha zërat se ka përçarje ndërmjet koalicionit qeverisës që ai e udhëheq. Thekson se ka një stabilitet të plotë mes gjitha partive.

“ Kemi një stabilitet të plot të koalicionit qeverisës. Ne udhëheqim koalicionin më të madh në krejt Kosovën…normalisht se ndonjëherë mund të ketë çështje që ne nuk mundemi të jemi të kënaqur gjithë partnerët e koalicionit”, pohon Tahiri.

 

Pamje nga fshatrat e thella që kanë mbetur të bllokuara nga bora

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht se situata në akset nacionale është përmirësuar, shumë fshatra mbeten ende të izoluar. Rrugët që banorët duhet të përshkojnë për të marrë ushqim dhe që i lidhin me këto akse janë mbuluar me dhjetëra centimetra dëborë.

Janë vetë banorët që kërkojnë ndihmë. Një banor, i hipur mbi gomar, raporton me ironi nga bregu i lumit në njësinë administrative Shalë, në Shkodër: “Falenderoj kryeministrin dhe kryetaren e Bashkisë Shkodër që na sollën fadromën dhe na hapën rrugën. Dhe kur dalim në televizor na thonë që mos të themi që bie shumë”.

Që prej valës së acarit që ka përfshirë vendin, video të tilla në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel vijnë çdo ditë. Banorët flasin vetë ose demonstrojnë sa e vështirë është të ecesh në dëborë.

Ka fshatra ku banorët marrin lopata të pastrojnë çfarë të munden ose përdorin kafshët e punës për të sheshuar disi borën si në Nikç të Kelmendit.

Edhe në njësinë administrative Kalis në Kukës, sipas banorëve, situata është e njëjtë në të pesë fshtrata e kësaj njësie.

Më në jug, nga rruga Çorovodë-Gjerbës banorët dërgojnë foto dhe thonë se nuk ka kaluar asnjë fadromë. Sipas tyre është sheshuar vetëm nga makinat e larta dhe se nuk mund të kalohet me zinxhirë nga mjetet e vogla.

Këto pamje ndërkohë kanë ardhur nga juglindja nga fshati Popçisht, në Maliq.

Situata mbetet emergjente për këta banorë, edhe pse ka njerëz që punojnë natë e ditë, si punonjësit e fadromave që kanë filmuar video gjatë punës për hapjen e rrugëve të fshatrave të Dibrës ku mbeten ende të bllokuar gati 30% e tyre.

Gjendje e mjerueshme e rrugëve në këto fshatra të Ferizajt (Foto)

Periskopi.com Lajme

Disa fshatra në komunën e Ferizajt po përballen me problemE të mëdha, pasi rrugët u jnë dëmtuar aq shumë sa që rrezikojnë edhe makinat të prishen.

Fshatrat Terrn, Babush dhe Bablak  në Komunën e Ferizajit kanë rrugë pothuajse tërësisht të  dëmtuara.

Në disa foto që i kanë dërguar banorë të kësaj ane për Periskopin shihet asfalti i dëmtuar ne mase te madhe.

Madje një banor thotë se kanë bërë edhe ankesa në Komunë, por arsyetohen me mungesë të buxhetit./Periskopi/

Në Kosovë po zbrazen fshatrat e po dynden qytetet

Periskopi.com Lajme

Viteve të fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë.

Njohës të çështjeve demografike, theksojnë se dendësia e popullatës kryesisht është rritur në viset urbane, pasi sipas tyre, pas përfundimit të luftës shumë qytetarë janë zhvendosur nga viset rurale.

Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova ka dendësi më të madhe sesa mesatarja e vendeve në rajon, por edhe në Evropë.

“Rritja e dendësisë sidomos në disa rajone, është mosrespektim i një plani nacional hapësinor dhe kemi mbipopullim në qendrat e mëdha të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan si zonat gravituese nga zonat rurale” thotë Blaku.

Edhe profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli, për Radion Evropa e Lirë shprehet se numri i banorëve në Kosovë është ekuivalent më shtrirjen dhe territorin e saj, por ka një përqendrim të theksuar të dendësisë së popullsisë në disa qendra të Kosovës, konkretisht në kryeqytet, në Prishtinë.

“Kjo i shkakton probleme zhvillimit të zonave periferike, mos të them zonave rurale, dhe shkakton një koncentrim i cili është vështirë të “kapërdihet” në kuptimin ekonomik dhe social”, thotë Humolli.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 1.8 milion, kurse vetëm në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se jetojnë mbi 211 mijë banorë.

Po, jo zyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, pasi që llogaritet se një pjesë e popullatës ka banime të përkohshme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Vetëm gjatë vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën.

Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

Profesori Rifat Blaku, thotë se mungesa e kushteve dhe infrastrukturës nëpër viset rurale ka bërë që qytetet të jenë më atraktive.

“Mungesa e infrastrukturës, shkollës, ambulancave, pastaj mundësitë e vogla për punësim nëpër fshatra, e bëjnë qytetin më atraktiv, më tërheqës. Si rezultat i një “eksodi” të pakontrolluar nga fshati”, thekson Blaku.

Shpërngulja e popullatës së Kosovës nga zonat rurale në ato urbane “ka krijuar probleme, pa fajin e tyre, në fusha të ndryshme” thotë në anën tjetër Fitim Humolli.

“Mungesa e politikave të mirëfillta rajonale dhe lokale, ka bërë që qytetarët me të drejtë t’ua mësyjnë territoreve më atraktive”.

“Kjo ka shkaktuar shumë probleme, sepse një pjesë e madhe e popullsisë e ardhur nga zonat periferike, nuk mund t’i përshtaten ambienteve të reja, të cilat vetëm janë parë në Kosovë” shprehet Humolli.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale në vitin 2011 ishte 61, 7 për qind, kurse në zonat urbane 38. 3 për qind.

Autostrada ‘Arbën Xhaferi’ bllokon disa fshatra

Periskopi.com Lajme

Deri para pak muajsh, banorët e fshatit Pledenicë dhe tre fshatrave përreth kishin katër rrugë alternative për t’u kyçur në qytetin e Hanit të Elezit.

Por, me fillimin e punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, u ka mbetur vetëm një, raporton KTV.

Me mbarimin e punimeve edhe ajo do të mbyllet, duke e zëvendësuar me rrugën përmes një nënkalimi, të cilit ka nisur t’i jepet formë, e pjerrtësia e të cilit thonë se është rreth 15 shkallë.

Banorët tregojnë se kanë diskutuar edhe me menaxherë të projektit, të cilët u kanë thënë se nuk mund të bëhet asgjë pa vendim të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në ministri, këshilltari politik, Argjend Zejna, pajtohet me pakënaqësi e banorëve dhe tregon se po tentohet për uljen e pjerrtësisë.

Ndërsa është duke u punuar edhe për shtrimin e rrugës alternative prej 600 metra, e cila planifikohet të përfundojë në fundvit.

Nëse këto zgjidhje nuk do t’i përmbushë ministria, atëherë banorët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë vazhdimin e punimeve të Bechtel Enkës.