Tomë Gashi fshien reagimin skandaloz pasi shqelmoi paratë e një lypësari

Periskopi.com Lajme

Avokati Tomë Gashi, i cili mbrëmë përuli e shqelmoi paratë e një lypësari në sheshin ‘Nënë Terezë’ në Prishtinë, bëri një reagim skandaloz për veprimin e tij, transmeton Periskopi.

‘’Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza!’’, ishte shkrimi i Gashit në Facebook.

Pa kaluar as dy orë, avokati i Vetëvendosjes shkoi dhe e editoi statusin, duke e shndërruar në:

‘’Tu e kry punen e inspekcionit mas dy vjet britmash te qmendura dit e nat ne sheshin Nënë Tereza ne PRISHTINË !Keta kan shefa me MERCEDESA dhe jan tregu per mbi 2 vite grup me i organizuar se inspekcioni i Prishtines.! Keshtu nuk ka ne sheshin Skenderbeu ne TIRANË !’’.

Ndërsa sot, Tomë Gashi e ka fshier komplet postimin, pasi ai nuk figuron më në profilin e tij në Facebook.

Periskopi përmes një videoje ekskluzive arriti të kapte Gashin derisa e intimidonte dhe në fund derisa ia shqelmonte paratë një lypësari.

 

 

 

Facebook fshin 5.4 miliardë profile të rreme

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook njoftoi sot se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë.

Kompania tha se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar.

“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të krijuar profile të rreme dhe abuzive”, njofton Facebook.

Ata shtuan se miliona profile të rreme po hiqeshin pothuajse çdo ditë duke përdorur sisteme të reja.