Talenti shqiptar nënshkruan kontratë me klubin e Premierligës

Periskopi.com Uncategorized

Adrion Pajaziti ka bërë hapin e madh në karrierë duke nënshkruar kontratë profesionale me klubin e njohur anglez, Fulham.

Mesfushori shqiptar me kontratën e re do të jetë pjesë e Fulhamit deri në vitin 2022, ka bërë me dije faqja zyrtare e klubit.

Pajaziti është paraqitur në tri ndeshje me grupmoshat U23 të Fullhamit, derisa njëherë është paraqitur edhe në Kupën EFL në ndeshjen ndaj Peterborough Unitedit.

17-vjeçari është shprehur tejet i lumtur me kontratën e parë profesionale.

“Jam i lumtur. Kam qenë pjesë e këtij klubi për më shumë se shtatë vite dhe jam i lumtur që e nënshkruaj këtë kontrat. Kjo dëshmon se unë po përparoj si futbollist dhe se klubi ka besim në mua”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, Pajaziti është pjesë e grupmoshës U19 të Shqipërisë.

Arsenali shpartallon Fulhamin dhe e fillon me fitore sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka arritur një fitore komode, 3-0, kundër skuadrës të sapo promovuar në Premier League, Fulhamit.

Ishte një takim i dominuar nga ‘Topcinjtë’, me Alexandre Lacazette që hapi llogarinë e golave në minutën e tetë, duke shënuar pas një reagimi të dobët në mbrojtjen nikoqire.

Për 2-0 shënoi Gabriel në minutën e 49-të, pas një asistimi nga Willian nga këndorja.

Pierre-Emerick Aubameyang trefishoi me një supergol që erdhi pas një superaksioni, teksa Willian dhuroi asistimin e dytë personal në ndeshje.

Me këtë fitore, Arsenali fiton tri pikët e para në Premier League dhe kryeson në tabelë. /Periskopi.com/

VIDEO/ Për pak sa nuk filluan të grushtohen dy yjet e Arsenalit gjatë një fjalosjeje para ndeshjes me Fulhamin

Periskopi.com Sporti

Premier League është rikthyer dhe sezoni i ri filloi me ndeshjen mes Fulhamit dhe Arsenalit.

Fulhami u promovua në Premier League vetëm 39 ditë më parë, por patën një detyrë të vështirë kundër ‘Topxhinjëve’ në javën e parë, transmeton Periskopi.

Arsenali, natyrisht, ishte favoriti absolut, por përgatitjet për ndeshjen nuk shkuan sipas planit.

Gjatë nxemjeve, dy lojtarë u përfshinë në një fjalosje të nxehtë.

Pasi Dani Ceballos ndërhyri pak si ashpër në Eddie Nketiahn, dyshja u përplas me njëri-tjetrin dhe pati një shtyerje të vogël, para se të qetësohej situata.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/

Sot hapet sezoni i ri në Premier League: Fulham-Arsenal, formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Fulham – Arsenal.

Arsenal luan në udhëtim kundër Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21 në Premierligë.

‘Gunners’ synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri, pas disa përforcimeve të bëra.

Ndeshja mes Fulham dhe Arsenal do të luhet me fillim nga ora 13:30.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Fulham:

Image

Arsenal: