S’ka pushim për KQZ-në, rinumërimi i votave vazhdon edhe në fundjavë

Periskopi.com Lajme

Qeveria e re nuk krijohet  pa certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, i cili po vonon, meqenëse ka ende vota që po rinumërohen.

E që gjithë ky proces të përfundoj më shpejt, verifikuesit e KQZ-së nuk po ndalen as gjatë ditëve të vikendit.

Aktualisht janë 530 vendvotime të cilat do të rinumërohen pas vendimit të KQZ-së.I gjithë procesi është duke u monitoruar nga organet e sigurisë, policia e prokuroria pas kërkesës së kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërkaq, pa numëruar kanë mbetur edhe votat me kusht.

Liqeni i Dushkut si destinacion turistik i fundjavës

Periskopi.com Lajme

Liqeni i Dushkut ose siç njihet ndryshe Liqeni i Zambakëve ndodhet në afërsi të fshatit Lenie të Shqipërisë, në lartësinë 1105 metra mbi nivelin e detit.

Ky liqen është nga më interesantët në zonën e Gramshit. Liqeni i Dushkut përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 metra dhe gjerësi 400 metra. Ka botë të gjallë të pasur, në të cilën dallohen sidomos zambakët e mëdhenj të ujit që njihen ndryshe si simboli i jetës, pasionit, dashurisë dhe pastërtisë.

Gjenden edhe lloje të ndryshme peshqish të cilët japin një shfaqje të mrekullueshme teksa shfaqen dhe zhduken përsëri pas zambakëve.

Duket sikur këtë liqen e ruajnë shumë mirë dhe i japin pamje akoma dhe më të bukur pishat të cilat gjenden në një sipërfaqe rreth 12 hektar duke formuar një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike, didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike.

Periudha e Pranverës dhe e Verës janë më të përshtatshme për të vizituar këtë mrekulli natyrore.

Moti gjatë fundjavës – paralajmërohen reshje shiu

Periskopi.com Lajme

Në fundjavë pritet mot i freskët dhe me reshje lokale shiu ditën e shtunë. Java e ardhshme sjell një valë të të nxehtit afrikan, parashikon Prishtina Weather.

“Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, e nga java e ardhshme do të shënojnë rënie të theksuar mbi vlera mesatare”, thekson ky shërbim i meteorologjisë.

“Minimalet do të zbresin nga 18C deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 25C në fundjavë, e javën e ardhshme do të shënojnë rritje deri në33C”, parashikon Prishtina Weather.

“Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të shënojë ngritje”.

Sipas Prishtina Weather, “një front i ftohtë me masa më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit do të kalojë nesër mbi rajonin tonë. Si rrjedhojë gjatë ditës së shtunë priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e në aspektin termik temperaturat do të pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare”.

“Gjatë javës në vijim nga dita e martë, një valë e të nxehtit nga Afrika veriore do të shtrihet mbi rajon që do të favorizojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell”.

Parashikimi për ditët 3-7 gusht:

3.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë ngrohtë. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
4.08 – Kryesisht me diell. Pasdite me vransira lokale, me mundësi për riga lokale shiu.
5.08 – Kryesisht me diell.
6.08-7.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Periskopi.com Lajme

Fushat e presionit të lartë do të kushtëzojnë përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditëve të fundjavës.

Ndërkohë në javën e ardhshme do të kemi mot të ndryshueshëm.

Ditën e martë, një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të kaloj mbi rajon që do ndikoj  të zbresin temperaturat, ndërsa nga Mesdheu fusha të presionit të ulët do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Nga dita e mërkurë fushat e presionit të lartë sërish pritet të fuqizohen që do të favorizojnë kthjellime, e masat e ngrohta do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.

20.04 – Kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët.

21.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

22.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

23.04 – Më freskët dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.

24.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes edhe mbi këto vlera. Minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 15C deri në 20C, mirëpo ditën e martë mund të zbresin deri në 13C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare të shtunën, nga verilindja 4-6m/s, e ditën e diel nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por që mbetet mbi vlera normale.

​Fundjava me mot të vranët dhe ngrica, këto do të jenë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Në fundjavë mjegull e ngrica në mëngjes. Kohë pas kohe reshje të dobëta bore dhe shiu.

Vendi ynë në ditët e fundjavës ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët në Itali dhe atyre të larta në lindje të rajonit. Ndërkohë edhe në aspektin termik, ndodhemi ndërmjet masave të ngrohta nga Mesdheu dhe atyre të ftohta nga verilindja e kontinentit.

Ajri i ftohtë pranë sipërfaqes tokësore do të mbetet i bllokuar nga masat e ngrohta ajrore përmbi, që do të shkaktojnë inversionin termik, e që nën këto kushte do të ketë mjegull në ultësira, por kohë pas kohe fushat e presionit të ulët mbi Itali do të sjellin mundësi për reshje të dobëta të përziera bore dhe shiu, e vende-vende edhe shi të akullt. Në vise malore vetëm reshje bore.

Kushtet meteorologjike për inversion termik dhe mjegull që parashihen në fundjavë, do të mbajnë të bllokuar ndotësit në vise të ulëta, ndaj edhe vlerat e kualitetit të ajrit do të mbesin në të pashëndetshme, e kohë pas kohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të rrezikshme.

19.01 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, e gjatë ditës kryesisht vranësira dhe intervale me diell.

20.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Kohë pas kohe vende-vende priten reshje të dobëta të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt.

21.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira. Paradite vende-vende mundësi për shi të akullt. Në vise malore borë.

22.01-23.01 – Të martën kryesisht vranët. Kohë pas kohe reshje të dobëta shiu dhe bore, e në vise malore mbi 800m reshje bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, kohë pas kohe reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet -2 deri në 0C, e maksimalet nga 3C deri në 5C. Në vise të mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.

Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie të thellë.

Acar edhe në fundjavë – Këto do të jenë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku, që po depërton mbi Europën qendrore dhe lindore, do të formojë edhe një vorbull dytësore mbi Itali, e cila ditëve në vijim do të kaloj edhe nga rajoni ynë.

Masat e lagështa nga Mesdheu që do të sjellë kjo vorbull dhe masat e ftohta ajrore arktike që po depërtojnë nga veriu i kontinentit do të krijojnë kushte për reshje më të qëndrueshme bore ditën e mërkurë dhe të enjte.

Ndërkohë në fundjavë sërish do të depërtojë acar nga verilindja e kontinentit që do të zbres sërish temperaturat nën vlera mesatare.

Në kushtet që parashihet të mbajnë ditëve në vijim, sidomos nga dita e premte, cilësia e ajrit do të pësojë përkeqësim, ndërsa vlerat e indeksit do të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Ditën e enjte kur parashihet të ketë më shumë erëra vlerat do të zbresin edhe në normale.

11.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

12.01-13.01 – Në fundjavë acar. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Të shtunën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Ditën e diel gjatë ditës vranësirat do të shtohen.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të mbeten nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C. Në fundjavë minimalet mund të zbresin edhe deri në -12C. Në viset e mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë edhe më të ulëta.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga jugdlindja dhe verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike, me afrimin e vorbullës ciklonike, do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale.

Në fundjavë ulen temperaturat në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë sot do jetë mot i ngrohtë, kryesisht me diell, ndërsa në fundjavë priten reshje shiu dhe kohë më e ftohtë.

Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Evropian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit. Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.

Mirëpo për sot meteorologët parashikojnë të vazhdojë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

19.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje vonë, vend-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

20.10 – Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

21.10-22.10 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten 5C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13C deri 14C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-8m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale.

Nëse keni bërë plane për fundjavë, kështu do të jetë moti

Periskopi.com Lajme

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

5.10-6.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

7.10 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

8.10 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.

Bëhuni gati, rikthehet moti me shi

Periskopi.com Lajme

Ditëve në vijim moti do të jetë i nxehtë dhe me diell, nga sot orëve të pasdites priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C.

31.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

1.09-2.09 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

3.09 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.

 

Gjatë fundjavës ndodh fenomen i rrallë në qiell, mos harroni ta shihni

Periskopi.com Lajme

Një dush meteorësh Perseid do të trondisë astrologët këtë në mbarë botën këtë fundjavë.

Gjatë natës, 70 yje do të bien në qiellin tonë në çdo një orë.

I njohur si “lotët e zjarrtë të Shën Lorencit”, shfaqja qiellore ndodh kur Toka çan përmes mbeturinave galaktike që mbeten të hedhura poshtë nga kalimi i kometës Swift-Tuttle.

Ngjarja do të fillojë nga qielli i natës nga Perseus dhe do të përhapet në të gjithë qiellin, ndërsa rënia do të jetë më e dukshme në veri dhe në jug të Ekuatorit.

Pavarësisht se janë të dukshme në të gjithë globin, ata në latitudë në mes të veriut do të shihen më mirë.

Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kanadaja do të jenë në gjendje të shohin Perseidët në të mirë të tyre, por pas nuk do të mbetet as Meksika, Amerika Qendrore, Azia apo pjesa më e madhe e Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Ata në jug të ekuatorit do të kapin fundin e bishtit të dushit të meteorit, megjithatë, shumica dërrmuese e ngjarjes do të ndodhë nën horizont, duke pakësuar paksa madhështinë e fenomenit.

Për shembull, ata në veri të Australisë do të jenë në gjendje të shohin mes katër dhe 20 meteorë në orë – ndërsa ata në hemisferën veriore do të shohin një rënie të konsiderueshme nga 70 yje.

Këtë vit, ngjarja do të përputhet me fazën e ciklit të ri hënor, duke krijuar kushte të përsosura në qiell.

Edhe sot tërmet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Duket se tërmetet në Shqipëri nuk kanë të ndalur.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Uji dhe Mjedisit tërmetet kanë vijuar edhe gjatë fundjavës.

I fundit është regjistruar në orën 02:28:28 të ditës së dielë.

Magnitude e tij ka qenë 2.3 ballë e shkallëz rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra nga Gjiri i Lalëzit.

Kujtojmë që ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe tërmetesh.