Zeka se kishte idenë për Zhegrovën: Bac a s’po m’njeh a – Po ku m’ju njoftë, po ju shoh veç cullak n’fushë

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti Milaim Zeka ka folur sonte rreth Kombëtares së Kosovës, ku ndër të tjerash ka treguar disa eksperienca interesante me lojtarë tanë, transmeton Periskopi.

Zeka rrëfen për një takim me Edon Zhegrovën dhe një lojtari tjetër në Bullgari.

‘’Për me tregu sa budall jam në futboll, e takova një futbollist të njohur tonin  në Bullgari.Tha baci Milaim, a ua zbardhëm sonte  fytyrën. I thash ia zbardhët vetes, se na s’kemi fytyrë’’, tha Zeka sonte në ‘Hashtag’.

‘’Ndërsa Edon Zhegrova më tha t’kam simpati. Më tha baci Milaim, a s’po më njeh a. Po unë i thash po ju shoh vec cullak t’u lu, në fushë me brekë atje’’.

‘’Është fyerje për ne mos me i njoft lojtarët, mos me ua ditë emrat’’/PERISKOPI/

 

 

Zbulohet një fushë e madhe nafte dhe gazi në Kinë

Periskopi.com Lajme

National Petroleum Company (CNPC) e Kinës, prodhuesi dhe furnizuesi më i madh i naftës dhe gazit në vend, ka zbuluar një depozitë të re në det të hapur në veri-perëndim të Kinës që përmban rezerva më shumë se një miliard ton.

Një përparim i rëndësishëm erdhi nga një eksplorim i Pellgut Ordos 7, me rezerva të provuara të vlerësuara në 358 milionë ton, ndërsa rezervat e vlerësuara mund të arrinin në 693 milionë ton.

“Kjo do të thotë që një fushë që përmban një miliard ton rezerva është zbuluar në fushën e madhe të naftës Qingeng,” tha kompania në një deklaratë.

“Fusha e naftës do të prodhojë një total prej 640,000 ton naftë këtë vit, me prodhimin vjetor që pritet të arrijë në tre milionë ton në të ardhmen e afërt”, tha Li Luguang, nënkryetar i PetroChina, një filial i CNPC.

Petro China gjithashtu raportoi se rreth 740.9 miliardë metra kub rezerva të provuara të gazit janë gjetur në vendet Changning-Veyuan dhe Tajang në basenin e Sichuan, që do të thotë se rezervat totale të kontrolluara janë 1.061 miliardë metra kub në zonë.

Njihuni me lojtarin e Bundesligës që ka alergji barin e fushës së futbollit

Periskopi.com Sporti

Alergjitë mes njerëzve janë diçka komune, por alergjia nga e cila vuan ky futbollist është mjaft specifike dhe e habitshme njëkohësisht.

Mbrojtësi i Aintrahtit të Frankurtit në Gjermani, Dani da Kosta ka një alergji… nga bari

Në një prononcim për Bild, lojtari i Bundesligës thotë se i duhet të marrë masa kur luan futboll që të mos preket nga kruarjet që i shkakton kontakti me barin në fushë.

Da Kosta tregon: “Sa herë që bie në tok dhe kam kontakt me barin, menjëherë lëkura më irritohet dhe më kruhet. Për të qenë sa më i mbrojtur, vesh gjithmonë një uniformë me mëngë të gjata poshtë fanellës. Në këmbë, kruarjet janë më të durueshme, për fat të mirë, se sa në pjesën e tjera të trupit”.

 

Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbët Granit Xhakës (Foto)

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar përballja bamirëse në mes të skuadrës së Granit Xhakës dhe asaj të Milot Rashicës, e quajtur ndryshe edhe si ‘Loja e Yjeve

Kjo ndeshje ka dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide, hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbët.

 

Tifozja e zhveshur futet në fushë, dyfishohet numri i gabimeve në finale (Foto)

Periskopi.com Sporti

Minutat e parë të finales së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve kanë qenë mjaft interesante. Përveç golit të shënuar qysh në dy minutat e parë, një tifoze hyri në fushë dhe bëri që ndeshja të ndalej për disa momente.

Nuk do mend pse Tottenham gaboi aqs humë në pasime në intervalin e parë.

Në minutën e dytë të ndeshjes, Liverpooli kaloi në epërsi me rezultat 1:0 kundër Tottenhamit në finale të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Wanda Metropolitano.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë që e kapi vëmendjen e mediave gjatë këtyre minutave të parë të zhvilluar.

Në një moment të ndeshjes, një tifozë hyri ilegalisht brenda fushës, e veshur vetëm në rroba banje, duke bërë që ndeshja të ndalet në gjysmë.

Kamerat televizive e ndërruan pamjen nga fusha dhe u fokusuan në pjesë të tjera të stadiumit, pasi që rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s nuk lejojnë që të transmetohen këta persona në mënyrë që të mos promovohen.

Përkundër kësaj, kamerat e tjera në stadium e kanë kapur tifozen në fjalë dhe pamjet janë publikuar nëpër rrjetet sociale.

Tragjike: Vdes gjyqtari gjatë ndeshjes së futbollit (Video)

Periskopi.com Sporti

Një tragjedi e rëndë ka tronditur futbollin bolivian, sepse një gjyqtari ka vdekur gjatë një ndeshjeje të divizionit të parë vendas, mes Always Ready dhe Oriente Petrolero.

Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja gjatë ndeshjes së luajtur në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit.

Hurtado, 31 vjeç, mori ndihmën e shpejtë dhe u transportua në spital, por sapo mbërriti aty pësoi një tjetër atak kardiak, pas atij në fushë, duke humbur jetën.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së arbitrit fatkeq, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi të ketë vrarë 31-vjeçarin.

Rrjeta të shqyera, fushë patatesh e vija të shtremta – edhe këtu luhet futboll në Kosovë (Foto)

Periskopi.com Sporti

Infrastruktura sportive në vend ka filluar të përmirësohet dukshëm, por disa nga pamjet prej terreni nuk janë aspak të mira.

Grupmoshat e reja të Shkollës së Futbollit ‘Kosovari’ nga Bardhi i Madh pothuajse çdo ditë përballen me kushtet e tmerrshme që u ‘servon’ fusha e tyre, raporton Gazetasheshi.com.

Për më shumë, në këtë fushë zhvillohen edhe garat zyrtare të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Fotot flasin vet.

Momenti kur dy tifozë kosovarë hyjnë në fushë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës me rezultat 2-2. Golat për tanët i shënuan, Rrahmani dhe Celina.

Gjatë një ndërprerje në mesfushë disa minuta pa përfunduar ndeshja, dy tifozë tërhoqën vëmendje kur hynë në fushë.

Njëri shkoi ta përqafoi yllin e Danimarkës, Eriksen, ndërsa tjetri shkoi tek portieri i Kosovës, Samir Ujkani.

 

 

Çfarë po i bën Manchester Unitedi fushës para ndeshjes me rivalin e përbetuar?

Periskopi.com Sporti

Kur dy gjigantët e Premier Ligës Manchester United dhe Liverpool luajnë kokë më kokë, spektakli është i garantuar. 

Për fat të mirë, kanë filluar spërkatjet në ‘Old Trafford’ për ta bërë edhe terrenin më të përshtatshëm për lojë, dhe jo për ta vështirësuar lojën e kundërshtarit.

Kjo pasi që në pesë vitet e fundit fusha e United vazhdimisht spërkatet në këtë mënyrë për të mos i humbur rrënjët e barit, kanë zbuluar mediat angleze, përcjell Periskopi.

The Old Trafford ground staff with their lawnmowers after a Manchester United match

Dhe kjo praktikë ka sjellur mjaft produktivitet pasi terreni i ‘Djajve të Kuq’ këto viteve të fundit ka qenë i përkryer.

Manchester United nuk është ekipi i vetëm që zhvillon këtë praktikë, pasi besohet se edhe shumë klube angleze veprojnë njëjtë, ani pse mund të ketë pasoja.

Era e madhe e spërkatjes mund të dëgjohet milje larg nga stadiumi, dhe kjo shkakton telashe te qytetarët. /Periskopi/

United's ground staff have been using the garlic cloves each week for about five years

 

E rrallë: Fusha e futbollit që shtrihet në dy shtete

Periskopi.com Sporti

Shënimet e kufijve mes vendeve fqinje gjithmonë jo rrallë herë kanë sjellë ndarje interesante të vendeve që ndodhën pranë kufijve.

I njëjtë është rasti edhe me një fushë futbolli, që ndodhet mes Bosnjës dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Kjo fushë ndodhet në Kostajnica, qytet që ndodhet 450 kilometra nga Sarajeva.

Image result for Kostajnica field football

Dy e treta e fushës ndodhet në Bosnjë, dhe një e treta e saj në Kroaci.

Gjatë një ndeshje futbolli, lojtarët kanë mundësi që disa herë të kalojnë sa në Bosnjë, sa në Kroaci. /Periskopi/ 

Njihuni me fushën më të bukur të futbollit (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Vizioni i një grupi të rinjsh nga Lh. Kurendhoo, për t’i dhënë ishullit një fushë të madhe futbolli, është kthyer në realitet.

Ideja për të krijuar një fushë futbolli u vulos nga më 17 mars nga nxënësit e shkollës Hulhumale Ghazee. Rreth 30 të rinj morën pjesë në takim, përcjell Periskopi.

Kurendhoo aktualisht ka nëntë skuadra futbolli, çdo ekip ka 23 deri në 25 lojtarë. Shumica e lojtarëve kanë punë të dytë. Dhe ata mezi po presin të luajnë në fushën e re me pamje nga oqeani.

Më poshtë keni foto të tjera të krijimit të fushës. /Periskopi



E rrallë: Fusha e futbollit që shtrihet në dy shtete

Periskopi.com Sporti

Shënimet e kufijve mes vendeve fqinje gjithmonë jo rrallë herë kanë sjellë ndarje interesante të vendeve që ndodhën pranë kufijve.

I njëjtë është rasti edhe me një fushë futbolli, që ndodhet mes Bosnjës dhe Kroacisë, shkruan Periskopi.

Kjo fushë ndodhet në Kostajnica, qytet që ndodhet 450 kilometra nga Sarajeva.

Image result for Kostajnica field football

Dy e treta e fushës ndodhet në Bosnjë, dhe një e treta e saj në Kroaci.

Gjatë një ndeshje futbolli, lojtarët kanë mundësi që disa herë të kalojnë sa në Bosnjë, sa në Kroaci./Periskopi

Harrone Wembley-n, ky është “superstadiumi” i skuadrës shqiptare

Periskopi.com Sporti

Vitet e fundit ka ndodhur shumë rrallë, që bashki të vogla, e për më tepër në zona rurale, të investojnë për të përmirësuar terrenet sportive. Këtë gjë nuk e kanë bërë as bashki, të cilat mund të cilësohen të mëdha në vendin tonë. Surpriza e bukur vjen nga Cërriku, qyteza e vogël në Qarkun e Elbasanit.

Përgjatë kësaj periudhe, në një fshat të largët të kësaj bashkie, Linas, në njësinë administrative Mollas, është duke u kryer një investim nga kjo bashki. As më shumë e as më pak, por në fshatin Linas është duke u rehabilituar fusha e futbollit.

Ndoshta aty nuk do të dalin talente futbolli, por pushteti vendor ka vendosur t`i ofrojë fëmijëve të komunitetit një terren sportiv ku ata të argëtohen. Për të tepër ndiqni videon, e postuar nga vetë bashkia e Cërrikut në faqen zyrtare të saj.

Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Periskopi.com Sporti

Paul Pogba ka deklaruar se fjalët e motivojnë që të punoj më shumë.

Duhej të ishte transferuar te ndonjë ekip tjetër dhe në fakt ka ende kohë për ta bërë këtë gjë, por mesfushori francez Paul Pogba, një javë pas seancës së parë stërvitore me Manchester United ishte titullar në fushë për “djajtë e kuq” ndaj Leicester. Jo vetëm kaq, por trajneri Jose Mourinho i kishte besuar shiritin e kapitenit dhe ai nuk zhgënjeu, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të United ndaj “dhelprave”. Kampioni i botës me Francës një muaj më parë udhëhoqi skuadrën e United drejt një fitoreje të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Premier League.

Pogba nuk festoi pas golit, por shokët e tij e përqafuan, ndërkohë që ai që u gëzua më së shumti ishte Mourinho, që kishte të drejtë kur i besoi mesfushorit francez, pavarësisht zërave të muajve të fundit. “Do të jap gjithnjë maksimumin për tifozët dhe shoket e mi të skuadrës. Nuk më intereson ajo që ndodh përreth meje”, ka qenë komenti i Paul Pogba në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

Ndërsa trajneri portugez tha: “Pogba është i lumtur tek United dhe është i përqendruar në maksimum”. Ndërsa Pogba tha: “Nuk kam fituar asnjëherë në Premier, asnjëherë në Champions apo Europianin, ndaj kam ende shumë për të shijuar”.

 

Zogu digjet nga rryma, flakët përhapen edhe në fushë

Periskopi.com Lajme

Policia gjermane njoftoi sot se një zog që kishte marrë flakë nga përçuesi i rrymës, ka shkaktuar zjarr të madh duke djegur shtatë hektarë në veri të Gjermanisë.

Dëshmitarët thanë se zogu kishte rënë në fushë pasi kishte marrë flakë në një përçues të rrymës për shkak të nxehjes jo shumë larg qytetit Rostock.

Pas kësaj, fusha mori flakë dhe mbi 50 zjarrfikës u dërguan për ta fikur.

Fermerët në verilindje të Gjermanisë ankohen se në dy muajt e fundit ka pasur mungesë të të reshurave.