Nxjerrë në shitje fustanin për t’ia siguruar paratë për shërim rrobaqepëses nga Rahoveci që u diagnostifikua me kancer

Periskopi.com Lajme

Selvete Haxhimustafa nga Rahoveci është diagnostifikuar me kancer.

Opinioni lokal i këtij qyteti ka filluar të marrë masat për t’i ndalë në ndihmë sadopak familjes Haxhimustafa.

Ndërkaq, ka qenë kandidatja e PDK-së për deputete, Erlira Mullabazi, që ka bërë një gjest bamirës.

Fustanin të cilin ia kishte qepur pikërisht e diagnostifikuara me kancer, Mullabazi e ka nxjerr në shitje, vetëm e vetë që t’ia sigurojë paratë asaj.

Më poshtë postimi i plotë i saj, e ku edhe mund ta gjeni numrin e familjes, për ata që janë të gatshëm t’i ndihmojnë kësaj familjeje.

‘Më hoqën fustanin në mes të fushës së misrit’ Rita Lati tregon çfarë i ndodhi ditën e dasmës

Periskopi.com Showbiz

Aktorja e dashur e humorit Rita Lati ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel dhe kujtoi një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse. Mirëpo jo çdo gjë paska shkuar siç duhet.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thonin” kujton Lati.

“Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë” vazhdon rrëfimin e saj aktorja e humorit.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra” pohon Rita duke shpjeguar se gjithçka lidhej me famën që mori asokohe me rolin e Zenepes.

“Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” përfundoi Lati.

Flaka Krelani publikon ripërpunimin e këngës “Fustanin që ta solla mbrëmë” nga Parashqevi Simaku

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Flaka Krelani ka publikuar këngën e saj më të re “Fustanin”.

Kjo është një ripërpunim i këngës “Fustanin që ta solla mbrëmë” nga Parashqevi Simaku, transmeton Koha.net.

Producent i kësaj kënge është XHODB, derisa ajo është incizuar në J2L Records.