Tronditet futbollit kroat, babait të lojtarit të njohur i gjenden 75 kilogramë marihuanë

Periskopi.com Sporti

Policia kufitare kroate dhe doganierët në pikën Backa Palanka kanë konfiskuar 74.4 kilogramë marihuanë. Një person me veturën Fiat është arrestuar pasi që u përpoq me veturën e tij të kalonte në këtë pikë kufitare.

Personi i arrestuar është Rajko Maric, babai i futbollistit kroat, Silvio Maric.

Djali i të arrestuarit ishte bërë futbollisti i parë kroat që kishte luajtur në Premierligën Anglez, si anëtar i Newcastle United.

Maric kishte luajtur edhe për Porton, Dinamo Zagrebin e Panathinaikosin./Periskopi/