Arbër Zeneli shtynë dasmën “sherri” i koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli kishte planifikuar të martohet me të fejuarën e tij Majlinda Hoda.

Dasma ishte paraparë të ndodhte më 17 korrik të këtij viti.

Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, anëtari i ekipit francez Reims është detyruar ta shtyjë datën e martesës deri në një kohë të pacaktuar.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i Arbërit, Avni Zeneli, nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Miq të nderuar ju njoftoj se darsma e planifikuar më 17/7 2020 e kemi anuluar për shkak të pandemisë ( Covid 19). Ju faleminderit për mirëkuptim. Do të ju njoftoj për një datë të re në vitin e ardhshëm”.

Ky vit nuk ka qenë shumë i suksesshëm për Arbërit, ku përveç anulimit të dasmës kishte edhe një lëndim që e mbajti jashtë fushave shumë gjatë.