Pezullohen të gjitha aktivitet e volejbollit

Periskopi.com Sporti

Federata e Volejbollit të Kosovës ka njoftuar se janë anuluar të gjitha aktivitet në hapësira të mbyllura.

Ky vendim erdhi pas rregullave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

 

 

FVK kishte kërkuar që garat të vazhdojnë në Superligën B por është marrë përgjigje negative.

Ky është njoftimi i FVK:

PEZULLOHEN TË GJITHA AKTIVITETET E VOLEJBOLLIT NË HAPËSIRA TË MBYLLURA

Ju informojm se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e aktiviteteve sportive në ambiente të mbyllura, Federata e volejbollit e Kosovës ka bërë kërkesë që të vazhdohen garat e Superligës B, pasi që tashmë janë zhvilluar dy xhiro.

Sot kemi marrë përgjigje negative dhe me këtë rast po ju infomojm se në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës do të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura.

Pezullohen stervitjet, garat për të gjithë anëtarë e FVK-së në ambiente të mbyllura deri në një vendim tjetër.

Federata e Volejbollit ju bënë thirrje të gjithë anëtarëve që të respektojn udhëzimet dhe rekomandimet e MSH dhe IKSHP për mbrojtjen dhe parandalimin e Covid-19.

Urojm që të keni shëndet dhe sa më shpejt të rikthehemi me aktivitetet tjera!